Nëse ka një portret që i shkon shumë opozitës së sotme është Fatmir Mediu. Brenda tij përmblidhen gjithë tiparet gjithë hallet dhe gjithë arsyet përse politikanët në Shqipëri nuk ikin kurrë në shtëpi, edhe kur dështojnë si politikan.
Arsyeja kryesore është se në politikë ata përfaqësojnë hallet e tyre. Dhe hallet e tyre zgjidhen duke mos ikur kurrë.
Mediu ka një fjalor me rreth 60 fjalë, të cilat i kombinon me shpejtësi marramendëse me njëra tjetrën, pa qenë i sigurt për kuptimin që kanë, nëse ti e ndërpret dhe i thua “ Të lutem ma përsërit pak çfarë the?
Ka si bosht të fjalimeve të tij gjithnjë një “qëllim të mirë”, fjala vjen bashkimin kombëtar, të cilin mund ta ilustroj me faktin që ka ngrënë drek me Ramushin në Lalëz, unitetin politik që mund ta shpjegoj me faktin që ka qenë në seminar në Uashington me Damianin , dialogun mbarëkombëtar që mund ta ilustroj me faktin që është agjent rajonal për të mbledhur njerëz tek “Mëngjesi i Lutjeve”, kthimin dhe kompensimin e pronave të cilën e shpjegon si peng të Sabri Godos, partneritetin me NATO, BE dhe SHBA etj, të cilën e shpjegon me faktin që ka qenë Ministër i Mbrojtjes, etj.
Vishet gjithnjë shtrenjte dhe është gati të të tregoj dyqanet ku i ka blerë rrobat, kryesisht në SHBA. Madje një butik në Uashington e ka vendosur foton e tij si klient VIP ngaqë e di kryetar të Partisë Republikane në Albany, kryqyetet i shtetit të New Yorkut. Ashtu e ka kuptuar shitësi prezantimin.
Shoqërohet gjithnjë me nga një sponsor nga pas, të cilin e prezanton gjithnjë si “djalë i mirë, biznesmen”. Nga një prej tyre e pat pësuar në Milano më 1999 duke i kushtuar një proces gjyqësor që e dënoi me 4 vite burg si shoqërues trafikantësh.
Ka në pronësi një parti politike dhe një OJQ. Partinë Politike e shet për të marrë mandatin nga PD, kurse OJQ e ka për të siguruar ftesa për seminare e konferenca ndërkombëtare që të shfaq dimensionin ndërkombëtar të budallallëkut të tij.
Prej vitit 2001 kur ka hyrë në parlament, është zgjedhur rregullisht si deputet i Partisë Demokratike dhe ndoshta do të ishte harruar nga politika, sikur më 2008 të mos ishte bërë praktikisht ortaku i Shkëlzen Berishës në biznesin e Gërdecit, tragjedia e të cilit i mundësoi atij të merrte peng familjen Berisha dhe ta mbante ende në politikë për të mos u ndëshkuar.
Se di ç’fat të zi kam, por në dhe këtë të vit të ri mu shfaq në ekran me ato 60 fjalët e tij të kombinuara si ata kubat me fjalëkryqe, në të cilën si “qëllim të mirë” kishte “bashkimin e opozitës”, të cilën këtë herë e donte të bashkuar rreth Berishës, ndryshe ata të tjerët do të konsideroheshin ushtarë të Edi Ramës.
Gjatë vitit që shkoi atij ju rihap procesi i pezulluar i hetimit të tragjedisë së Gërdecit, ku prokuroria ka kërkuar fillimisht për të afërsisht gjashtë vite burg.
Sa herë që e thërrisnin në prokurori, kishte aftësinë të mos i bashkohej “Foltores” dhe të bënte sikur kërkonte unitet në opozitë. Por sa herë që SPAK binte në qetësi, ai bënte thirrje për unitet por i bashkohej Foltores.
Kur Berisha bëri thirrje për mitingun e 6 Dhjetorit kundër Samitit të BE në Tiranë, ai u distancua, pastaj pasi e pa që goditja e Berishës dominoi lajmet i shfaq pro Berishës.
Tani rrija mendoja se në çfarë faze duhet të jetë hetimi i SPAK kur dëgjoj “qëllimet e mira” të Mediut për bashkimin e opozitës rreth Berishës.
Me siguri që duhet të jetë i qetë, pasi ka dal disa foto në Uashington në seminare dhe u ka çuar fjalë atyre se e kamë mirë me SHBA. Nga ana tjetër, ka siguruar Berishën se ata do ta mbyllin çështjen që i kanë hapur për shkak të të birit, se ka fol me disa amerikanë, por për këët duhet unitet që të dalim mirë në zgjedhje se ndryshe na e rihapin prap.
Këto janë arsyet që mbajnë në këmbë lidershipin opozitar.
Janë pak a shumë arsyet perse Berisha nuk ikën në shtëpi, por qëndron për tia lënë partinë djalit të tij Shkëlzenit, përse ilir Meta këmbehet me Monikën në krye të partisë dhe përse Fatmir Mediu që nuk ka asnjë votë në këtë vend, qëndron në politikë vetëm se ka bërë një krim, duke varrosur 26 vet të gjallë me djalin e Berishës, dhe financohet nga kriminelë. Dhe ne presim që SPAK në fund të thotë se kësaj çështjes Gërdecit i ka kaluar koha. Mediut dhe Berishës jo.
I nderuar Mero! Keshille: Ke shkruar per nje personazh pa shtylle kurrizore, por te sugjeroj, me shume respekt per kohen tende qe shpenzon. Nuk ja vlen kjo humbje kohe, sepse populli i njeh shume mire vlerat dhe antivlerat.
PërgjigjuKe harruar te thuash qe eshte kunati i Celibashit dhe vellai i asaj qe u rrezua bashke me Olldashin kur humbi jeten. Celibashi dha doreheqjen nga ky skandal qe e fshehu policia, prokuroria dhe e gjithe media. Si shperblim te kesaj heshtje nuk e ndau gruan, motren e Mediut dhe vajzen e fatorinos se fierit. Ke harruar pa i permendur ortakun Fatmir Kajolli te denuar me 40 vite per trafik droge ne itali, por qe Celibashet dhe Mediu nuk lejuan ekstradimim, madje i hoqen dhe sekuestron e pronave te krimit. Ke harruar dhe ortakerine me Lazen e durresit o Mero. Ky eshte figura me zeze e post komunizmit. SPAKU eshte deshtim se ka 1 vit qe nuk merret me kete vemje edhe perse gjykata e larte dhe kushtetuese ja lejuan.
PërgjigjuBukur bukur. Vit per vit nje refren ama ca cargje ende inke manget! Qe monstra Medi eshte ne lidhje te forte me mafien e Fierit! Apo qe spikat lidhja e tij familjare me Celibashin, dhe te dy shoke per koke me Ramen! Vecanerisht per gjemen Gerdeci, ku roli i Rames qe haptazi ne ndihme te Mediut, per ta shpetuar nga terbimi i Saliut! Eh mor Mero qe gjithmone skllav mbete.
Përgjigju