Sali Berisha

Mero Baze: Pafuqia e Berishës, përballë berishizimit

10 Qershor 2022, 18:53| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 18:54

  • Share

Degradimi i zgjedhjeve të fundit në organet drejtuese të “Foltores” së Sali Berishës, tregojnë se Sali Berisha tani është i pafuqishëm të ndalë degradimin që berishizmi po i bën asaj pjese të mbetur nga Partia Demokratike.

Edhe pse palët lavdërohen ndaj njëra- tjetrës se kanë lobuar për vota dhe kanë eleminuar kundërshtarë personalë, në fakt e vetmja gjë që ka shkatërruar Sali Berishën në këto zgjedhje të dëshpëruara të tij, është berishizmi si frymë, si praktikë dhe si frymëzim për mbështetësit e tij.

Natyrisht që Sali Berisha nuk besoj se ka dashur të zgjedhë në krye të Gjykatës së partisë, një socialiste të mërzitur nga Edi Rama, që pastaj është zhgënjyer dhe nga Ben Blushi, që pastaj ka zhgënjyer dhe Aleancën me Tetarin duke u përfshirë në akuza për vjedhje fondesh dhe seks nëper motele, e që në fund të përfundojë në krye të Gjykatës së PD.

Është qesharake ta mendosh se Berisha e kishte atë në mendje për atë post. Përkundrazi, ai e vuri atë për t’ia lehtësuar fitoren kandidaturës tjetër, asaj të Endira Bushatit, të cilën e ka pasur besnike të tij.

Por fakti që gjithë frymëzimi i fushatës së Foltores, bazohej mbi tipa të dëshpëruar si kjo që i bashkëngjitet çdokujt që del në rrugë, përfundoi aty ku është tani, duke i dëshpëruar të gjithë.

Po ashtu Berisha nuk beson vërtet tek Tritan Shehu, se e ka pësuar disa herë prej tij, por ai e kandidoi për sekretar për Diasporën, me shpresë që aty nuk i prishte punë dhe i vuri përballë një emër që nuk merret seriozisht nga askush.

Por në fakt fryma që ka krijuar brenda grupimit të tij dhe lufta e bërrylave të pjesës së heshtur, bëri që Tritanit, të cilit nuk i ka shkuar  kurrë dëm servilizmi, për herë të parë të mos marrë frytet e tij.

Kështu ka ndodhur thuajse me gjithë listën e të preferuarve të tij. Fitues kanë rezultuar ata që Berisha i ka të vetët, por nuk do t’i ketë si përfaqësues në publik. Janë ata që ai i do vetëm për t’i përdorur. Në këtë rast atë e përdorin berishizmin më mirë se Berisha dhe tani i ka aty si peshqesh prej hipokrizisë së tij.

Mburrjet e Kokalarit se ka eliminuar Këlliçin, apo mburrjet e atyre që kanë fituar ndaj atyre që kanë humbur, në fakt janë false.

Aty vendimet i ka marrë fryma që ka krijuar Sali Berisha dhe Foltorja e tij, e cila duke qenë në hall për njerëz dhe e izoluar, ju drejtua llumit të rrugës për t’u rikthyer.

Dhe llumi u shpërblye.

Sali Berisha natyrisht që nuk e ka qejf tani këtë që i ka ndodhur dhe po përpiqet të qetësojë gjakrat duke thënë që “Këlliçi është i çmuar”, “Kokalari është edhe më e çmuar”, dhe vazhdon të qetësojë ata që ka flakur në rrugë dhe më të cilët shpresonte se do gënjente në imazh.

Por berishizmi është më i vërtetë se Sali Berisha. Ai e ka ndëshkuar dhe e ka nxjerrë ashtu siç është para shqiptarëve, me gjithë njerëzit e mundshëm qesharak që ekzistojnë në këtë vend, të cilët jo vetëm nuk frymëzojnë dot ndonjë shqiptar, por dëshpërojnë dhe vet Sali Berishën. Edhe ai është sot, një i mundur nga berishizmi.   

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KPano: 11/06/2022 00:22

    Mundohem ndonjehere se si eshte e mundur qe ka akoma Berishiste? Cfare njerezish jane,cfare mentaliteti kane,cfare mendime kane per jeten,familjen,femijet etj etj? Dhe nuk mundem ta spiegoj dot por vetem me qenijen shqiptar? Vetem qellimi per t'u bere i pasur me anen e Saliut! Mjere ata qe i shkojne prapa ketij sadisti!

    Përgjigju
    • PKano: 11/06/2022 21:15

      E temerrshme eshte. Se si ka mundesi nuk e di! Mbase njesoi sic kishte zogistr, enveriste. Ose nanoisteM, metiste. Ose... sic ka mjerane amembane sot dhe dhe qe me mburrje jane ramiste. Te gjithe jane njesoj: funderrina te shoqerise sone pa karakter, etike dhe qytetari. Por vetem te babzitur per korrupsion dhe pasuri. E di ca eshte me keq? Fakti qe nuk gjen dot njerez te lire sepse ose jane qlebesisht ne njeren ose tjetren ane.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?