Fatmir Mediu e gjeti një mënyrë se sit ë shtyj edhe një herë gjyqin ndaj tij, duke hequr dorë ng gjykimi I shkurtuar dhe duke kërkuar seancë normale ku ka thirrur gjysmën e botës, të cilët ndoshta nuk janë më as gjallë.
E ka bërë qartazi për të fituar kohë dhe për të përcjellë para tij, të tjerë që mund të kenë radhën në këtë fushatën e arrestimeve.
E ka bërë natyrisht për të shpëtuar dhe Shkëlzen Berishën, por për fat prokuroria ka hapur çështjen 279/1 për personat e lidhur me këtë çështje dhe ata hetohen pavarësisht kësaj estradës së gjyqit ndaj Fatmir Mediut. E them estradë, pasi një nga pikat më joserioze të gjykatës, është kur pranon për dëshmitarë listën e avokatëve të Mediut e cila nuk është listë dëshmitarësh, por nomenklatura e shtetit shqiptar në atë vit, shumica e të cilëve nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.
Ata që kanë lidhje vërtet nuk I ka thirrur. Fjala vjen Sali Berishën nuk e ka kërkuar dëshmitar. As Ilir Rusmalin që ka kundërshtuar projektin. As Bamir Topin që ishte President dhe ka bërë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku ka pasur debate të ashpra mes Berishës, Luan Hoxhës dhe Mediut, dhe ku Luan Hoxha ka pranuar se njerëzit e Mediut e kanë kërcënuar. Madje dhe mua si gazetar mund të më kishin thirrur ku e dija që "Shkezeni po merrej me një punë në Vorë". E kam thënë në Tv në Nentor 2007, pes muaj para se të shpërthente.
Por përtej këtij absurdi të gjykatës, çështja e hetimit të Gërdecit, nuk mund të jetë një çështje memorie njerëzish pas 15 vitesh. Ka plot njerëz të kthjellet por ka dhe të tjerë që ose kanë vdekur ose nuk kanë detyrim të vijnë në këtë tragjiokomedi të Mediut me drejtësinë shqiptare.
Gjykata duhet të hetoj dokumentet zyrtare, dhe gjurmët e Shkëlzen Berishës që ka gjetur vet prokuroria kur ka mbledhur dokumente.
Kjo parada e Shkëlzen Berishës që hyn e del në SPAK dhe thotë më treguan një faks false duhet të marrë fund. Nëse Faksi është fals, prokuroria e di ku e ka gjetur faksin dhe arreston atë që e ka falsifikuar. Nëse nuk është fals, ai zotëria që hyn e del si në shtëpi të vet, është mirë të mbahet aty brenda.
Po ashtu duhet të merren si bazë mbledhjet e qeverisë dhe procesverbali I mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar drejtuar nga Presidenti Bamir Tipi. Aty debatet ishin të freskëta dhe deklaratat janë aty. Aty është debatuar pse është vendosur që të demontimi të bëhet në Gërdec nga Berisha dhe Mediu edhe pse Shefi I Shtabit Luan Hoxha ishte kundër.
Aty ka debate reale mes tyre, të protokolluara dhe jo llogje pleqsh çfarë mbajnë mend para 15 vitesh.
Vet Altin Dumani ka qenë një nga prokurorët e çështjes dhe e njeh dosjen më mirë se kushdo. Kjo tallja e Shkëlzen Berishës që hyn e del sikur po e bezdisin me një histori, që ai nuk ka lidhje fare, ani pse ka vrarë dhe burrin e tezes për ato pare korrupsioni, duhet të marr fund.
Nëse duhet të shpëtohet Fatmir Mediu, meqë na duhet për seminare, ka procedurë. Le të bëhet I penduar të deklaroj gjithçka dhe çështja mbyllet si për çdo çështje të sigurisë kombëtare.
Por edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjet, sikur nuk shkon më!
Është fyerje për 26 jetë të ikura dhe ata që janë gjallë me plagë në zemër, të shikojnë këtë teatër kokoroçësh, njëri që ka vrarë se kishte babin kryeministër, e si hynte gjemb në këmb, e tjetri që është përdorur si kamikazë për të vjedhur djali I babit dhe që tani do të dal edhe “djali I besës” mos të tradhtoj familjen mafioze , edhe I pastër meqë duhet tue vazhdoj të shkoj në Mëngjesin e Lutjeve. Ku vetëm për të vrarët e Gërdecit nuk është lutur kurrë!
Tellalli Bollonisto-Ramist vetem sot numeron shtate aetikuj kryesore ndaj Berisheve ndersa ne SHBA e gjetke prestigjozet e medias profesionale dritesojne mbi fajsine e te korruptuarit McGonigal nga korruptuesi kryeminister Edi Rama. Cfare hipokrizie mjerane.
Përgjigju