Një nga tendencat më të dukshme të partisë që po grupohet rreth Sali Berishës është aftësia thithëse që ajo ka për njerëz të inkriminuar. Çdo kush që ka problem me ligjin, çdo kush që ka një të shkuar kriminale, çdo kush me probleme që pret të përballet me drejtësinë, qofshin për arsye kriminale, korruptive apo lidhje me grupe kriminale, shikon tek Sali Berisha një zgjidhje për të ardhmen e tij në politikë.
Është kjo arsyeja e parë dhe më e rëndësishme përse LSI ndjehet me Sali Berishën si në shtëpinë e vet. Kjo, jo vetëm për shkak të Ilir Metës që ka të njëjtin profil si Sali Berisha, por dhe për shkak të garancisë që ata kanë se ajo parti do të jetë partia që do t'i rezistojë drejtësisë dhe ndëshkimit në këtë vend.
Argument për këtë kanë rezistencën e Sali Berishës kundër ndëshkimit të përjetshëm që i ka bërë SHBA. Edhe pse ai është ndëshkuar përjetësisht, edhe pse po i përsëritet çdo ditë nga SHBA se ai duhet të paguajë pasi është një person që ka minuar demokracinë dhe është përfshirë në korrupsion domethënës familjarisht, rezistenca e Sali Berishës dhe inkurajimi i gjithë të ngjashmëve të vet, është mbresëlënës për këtë kategori.
Në së paku tre bashki këta elementë ishin të gjithë në këmbë, përfshi dhe njerëz që u mobilizuan nga burgjet për të. Dhe të mendosh që gjithë këtë mobilizim e kishin jo për të fituar pushtetin, por për të kapur opozitën.
Zgjedhjet që po zhvillohen në mënyrë të njëanshme dhe duke bërë kujdes të mos ketë as garë as rregulla brenda partisë, e forcojnë më tej këtë bindje. Në çdo rreth zgjidhet ose dikush që ka një problem me ligjin, ose dikush prej tyre përdoret si krah force për të zhdukur rivalin e atyre që ata duan të mbështesin.
Kjo po e kthen “Foltoren” e Sali Berishës si poli më i inkriminuar i politikës shqiptare, pasi është i vetmi pol shprese për çdo të inkriminuar në këtë vend për të rezistuar ndaj drejtësisë. Frymëzimi që Sali Berisha u jep si “qëndrestar” kundër SHBA, është për ta një ideologji e re dhe një siguri më shumë se ata ose do rezistojnë të gjithë bashkë ose do ta humbasin këtë betejë.
Kjo e bën ndarjen e PD prej tij një domosdoshmëri. Dhe nëse nuk ja del të ndahet një fatalitet, që do ta varrosë përgjithmonë.
Shume po deshmohet krimi, duke u renditur rreth embrionit kriminal Salihut dhe familjes se tij.
PërgjigjuA thua te firoje gjysma e deputeteve te Rames meqe e kane plot qesen e inkriminimit? Coc di ky shejtan Bazja.
PërgjigjuO Andi shpellari besoj qe gruaja e Meros nuk te ka faj pur gjuhen qe ti perdore ndaj saj!kjo gjuh qe ti perdor edhte gjuha e portis PDse me mesuesin tuaj non grata.
PërgjigjuMero je shum i sakte dhe i papare!bravo qe godet nje njeri qe Amerika nuk e pranon brenda per bemat qe i ka bo Shqiptarve bravo e madhe Meto.
PërgjigjuMbase shkon edhe gruaja jote atje tek partia e Berishes
PërgjigjuMullah saliu nuk ja thotë për gra, o andi, ti e kupto, se ta ka sqaru gruaja jote, çdo me gruan e tjetrit!