Sali Berisha bëri dje në mbrëmje një përpjekje tinzare për t’iu dhënë shpresë mbështetësve të vet, duke sulmuar ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, e cila ka thënë në mënyrë të përsëritur se ka “Zero” anulime për personat “non grata” nga lista e Departamentit të Shtetit.
Një prej gazetarëve në studio ju kundërvu gënjeshtrës së tij, duke ja saktësuar se Berisha është i ndëshkuar sipas dekretit 7031(c), me të cilin janë ndëshkuar rreth 200 zyrtarë dhe nuk ka asnjë anulim.
Por Berisha e vazhdoi gënjeshtrën duke theksuar se nuk është e vërtetë që nuk ka anulime dhe se ambasadorja kërkon të dekurajojë mbështetësit e tij.
E vërteta është publike dhe zyrtare. Asnjë prej 202 zyrtarëve të ndëshkuar sipas dekretit 7031(c) për korrupsion domethënës dhe minim të demokracisë, si Sali Berisha, nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë anulim. Kurse për biznesmenë të sanksionuar nga Departamenti i Thesarit, ka pas raste rishikimi, pasi ata i përkasin tjetër procedure, që ka të bëjë me verifikime dhe fakte financiare.
Ndëshkimi i Sali Berishës dhe familjes së tij është i përjetshëm, i parishikueshëm, i paamnistueshëm dhe mbi të gjitha, i pashpresë për integrim politik, siç përpiqet Sali Berisha të gënjejë trushpëlarët e vet.
Në këto kushte ai po përpiqet të hedhë në treg një tezë të re, atë të cënimit të sigurisë kombëtare, e cila mund të detyrojë amerikanët të flasin me të.
Ai ende nuk është tek lista e politikanëve që janë ndëshkuar për cenim të politikave të sigurisë rajonale apo kombëtare, siç po përpiqet ta trajtojë veten si të tillë. Dy shembujt me të cilët ai përpiqet të ilustrojë shpresën e vet, janë Dodiku në Bosnjë dhe talebanët në Afganistan.
Të dy janë kundërshtarë dhe armiq të SHBA. Dodik, përfaqëson një republikë serbe brenda Bosnjës, të cilën ai po e përdor për të prishur integritetin territorial të Bosnjës. Për këtë është sanksionuar nga SHBA, por duke qenë pjesëtar i Presidencës së Bosnjës, ai është i detyruar të ulet në tryezë me të dërguarit e SHBA.
Ky është rasti i parë që ka lakmi Sali Berisha. Në fakt, Dodiku ngjan më shumë me rastin e Ilir Metës, të cilit presidenti i SHBA i dërgon mesazh urimi për festën e 28 nëntorit për shkak të detyrës, por pastaj nuk e përfill njeri.
Që Berisha të bëhet si Dodiku, Berisha duhet të krijojë një enklavë berishiste në Shqipëri, dhe ta fusë në luftë me shtetin shqiptar. Edhe pas kësaj nuk është e sigurtë që do të duhet SHBA për ndërmjetëse, pasi Berishën e kanë vënë para 200 vlonjatë më ’97-n, nuk ka nevojë për flotën e gjashtë.
Por në mendjen e tij të sëmurë ai ëndërron këtë skenë lufte.
Akoma më tej ai adhuron atë skenën e talibanëve në Afganistan, me të cilët SHBA u detyrua të bëjë marrëveshje dhe t’u lejë vendin në kontroll.
Nuk i ka të këqija si ëndrra, se ai njeri në hall është. Por është e çuditshme se si mbështetësit e tij më të zjarrtë, janë gati të kenë një udhëheqës si talibanët, ose Dodikun, vetëm që të ëndërrojnë se SHBA një ditë do trokasë në derën e tij. Por për të ndodhur kjo, ne të tjerët duhet të jemi, ose serbë nacionalistë, ose talibanë afganë.
Në fakt, jemi shqiptarë dhe nuk na duhet ndihma e SHBA për të mposhtur Berishën. Nuk jemi në hall me fuqinë e tij, pasi ai është një i vdekur i pakallur. E kemi mundur dhe presim ta gjykojmë dhe dënojmë. Për këtë na duhet SHBA dhe reforma në drejtësi. Nuk presim t’i lutemi për asgjë, përveçse fjalës së fundit që mund të ketë para gjyqit.
Ishalla ne burg fekalja se na qelbi
Përgjigju