Gjergj Luca dhe Luçiano Boçi

Mero Baze: Përballja Luca – Boçi, është linçim politik, jo fizik 

19 Mars 2021, 17:30| Përditesimi: 19 Mars 2021, 17:33

  • Share

Gjergj Luca nuk është një ëngjëll dhe as i lehtë për ta pasur mik apo armik. Eshtë një nga biznesmenët më të vjetër të këtyre tridhjetë viteve, dhe më i madhi i industrisë së peshkut në vend. Nuk merret as me tendera nga fondet publike, as me ndërtime, as me trafiqe, por me prodhim ushqimi. është themelues i “Rozafës” dhe ka flotën më të madhe të peshkimit në vend. Tashmë është duke ndërtuar fabrikën e tretë të përpunimit të peshkut në Gramsh pas asaj të Labinotit dhe Librazhdit.

Ai ka huqet e veta, ka stilin e vet të të bërit biznes shpesh të rëmujshëm, por plot ide dhe energji.

Historia e linçimit disa vjeçare politik të tij, në biznesin më të rëndësishëm të këtyre viteve të fundit në Labinot , ku mori një grumbull gërmadhash dhe krijoi mbi njëmijë vende pune, është një nga shëmtitë e mëdha të Partisë Demokratike, një përpjekje për ta gjobitur dhe për ta poshtëruar, duke përdorur metoda nga më të ulëta, vetëm pse ka hapur 2 mijë vende pune dhe ata e konmsiderojnë këtë si një vepër kundër opozitës në Qarkun e Elbasanit. Ajo parti që i la ato gërmadha atje mes ferrave e gjarprinjëve, sapo një biznesmen investon mbi 5 milionë euro, dhe krijon një qytet peshku mes maleve, i nxjerr çdo ditë 20 protestues tek dera, duke i kërkuar pronat, a thua se investitori është hipoteka e qytetit. Ajo parti që ka bërë ligjin për mbrojtjen e investimeve të mëdha, dhe stimulimin e tyre duke ofruar pasuri publike të falimentuara, është e njëjta që ka tre vjetë që ja nxin jetën duke përdorur Luçiano Boçin, duke dëshmuar se çmund të të bëj kjo parti në pushtet, nëse nuk të ka klient të saj.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, dje ka ndodhur një ngjarje edhe më e shëmtuar. Deputeti Luçiano Boçi, me katër badigard ka shkuar ta provokoj në lokalin ku biznesmeni drekonte. Dje u përpoq të hiqej si viktimë, por sot kur pamjet filmike tregojnë skenën e shëmtuar që badigardët mbanin Gjergj Lucën dhe ky e qëllonte, e kupton qart që kemi të bëjmë me një skenar të pastër provokimi, për të prodhuar një ngjarje të rënd, e cila për fat nuk ndodhi.

Qershi mbi tortë është në fund marrja e telefonit të biznesmenit me shpresë se aty do zbulonin “Kutinë e Pandorës”, të cilin me sa di, nuk e ka kthyer akoma tek i zoti. Sa më shumë e vonon, aq më shumë e bën të rënd fajin e tij.

Një parti që pretendon të vij në pushtet dhe sidomos një deputet lokal që kërkon të bëhet deputetë, nuk mund të demonstrojë një sjellje banditi, mbi një biznesmenë që ka të punësuar rreth 2 mijë vet në zonën e tij, si askush tjetër. Dymijë vet janë dy mijë familje, dhe mesazhi që atyre u jep Partia Demokratike dhe Luçiano Boçi është që “nëse vijmë në pushtet ju do jeni të papunë” dhe këtë biznesmenë do ta shkatërrojmë.

Por mesazhi nuk shkon vetëm tek ato 2 mijë familje. Shkon dhe tek biznesmenë të tjerë, jo të afërt me PD, që e shikojnë këtë fushatë linçuese të këtij deputeti mbi këtë biznes, si një strategji për të poshtëruar dhe nënshtruar biznesin përmes pushtetit politik. Përfytro tia bënte Partia Socialiste këtë gjë kumbarit të Lulit nga Elbasani që i ka fal veturën, se çfarë mesazhi do jepte. Përkundrazi atij i ka dhënë disa kontrata publike. Të fundit tek Unaza e re, dhe jo për të blerë Lulin, por për tu treguar që nuk ka preferenca politike me biznesin.

Në një qytet të varëfr dhe plot halle siç është Elbasani, partia që është ortake me një bandë vrasësish në qytet, dhe shkon e bën objekt sulmi, të vetmin biznesmen prodhues të Qarkut dhe të gjithë Shqipërisë, jep mesazhin më të gabuar për çdo biznes, për çdo të punësuar dhe për çdo qytetar.

Gjergj Luca nuk ka ndonjë rrezik fizik nga Luçiano Boçi edhe pse u ndesh me paburrërinë e tij. As Luçiano Boçin nuk e gjen gjë fizikisht prej Gjergj Lucës pamvarsisht kacafytjeve të tilla. Politika dhe biznesi nuk rrezikojnë njëri tjetrin, kur rrihen me grushta, por kur përodorin secili pushtetin e vet, për të linçuar tjetrin. Dhe në këtë rast Partia Demokratike po përdor një deputet për të linçuar biznesin.  Për deputetin Luçiano Boçi, ky është një akt vetvrasës, ndërsa për biznesmenin Gjergj Luca ky është një linçim politik, i mbështetur dhe nga kryelinçuesi i Shqipërisë Sali Berisha. Nuk është hera e parë që i ndodh. Në kohën kur PD ishte në pushtet pas 2005, këtij biznesmeni ja mbylliu gjithë biznesin dhe e detyri ta zhvendoste në Selanik në Greqi. Dhe bëhet fjalë për një djalin e Gjergj Lucës dhe Mimika Lucës, dhe një stërnip të Sami Frashërit prej gjakut nënës.

Eshtë rasti që Partia Demokratike të kërkoj ndjesë të thellë dhe të distancohet nga ky akt linçues ndaj biznesmenit. Por akoma më urgjente është që prokuroria të nis çështje penale ndaj këtij kandidati për deputet dhe ai të pezullohet nga gara sipas ligjit të dekriminalizimit.

Shqipëria nuk ka nevojë për një deputetë që të rrahi biznesmenët rrugëve, biznesmenë nga ata që prodhojnë dhe mbajnë mijëra familje me bukë. Politika duhet tu përulet biznesmenëve të tillë dhe jo ti linçoj. Ajo që ndodhi dje me Lucën ka vite që ka nisur. Me aq sa ka hequr, i ka të forta nervat dhe fal zotit nuk e kanë  lëshuar këtu e tre vjet, duke u marrë përdit me problemet që një parti në opozitë, i hap atij vetëm pse ai ka punësuar njerëz dhe ata i janë mirënjohës.

Dje thjeshtë ka dal në sipërfaqe mllefi që ka grumbulluar kjo fushatë linçuese ndaj tij. Sa më shpejt që PD të reagoj dhe të kërkoj ndjesë për këtë fushatë linçuese, aq më pak pasoja politike do të ketë deri më 25 Prill. Se për pasojat fizike, u pa që Don Luçiano është i fort.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hani: 21/03/2021 01:17

    PAVARSISHT QE DIHET QE PD BASHKE ME LSI ESHTE PARTIA ME IDIOTE,,ME HAJDUTE-KRIMINELE , ME HAJVANE,, DHE ME KUNDRA--BIZNES,,MENDOJ QE BIZNESI I PESHKUT DUHET BERE PRANE DETIT,PSH NE SHENGJIN OSE DIVJAKE,,QE KOMPANIA NE KETE RAST E LUCES TE MOS KETE KOSTO TRANSPORTI DHE TE MOS DEMTOJE RRUGET QE MEZI I BEJME....ESHTE NJE KOMPANI TJETER E NGJASHME ME TE TE LUCES.PRODHOJNE AGUCE PER EKSPORT ESHTE NE DURRES 10 M LARG DETIT.QUHET KRISTAL....

    Përgjigju
  • LORA: 19/03/2021 21:49

    S'mund te kete ndjese ne PD,zoti Baze,,, sepse l.boci ka zbatu pike-per-pike taktiken dhe strategjine e asaj bande ,,,qe fatkeqesisht i thuhet ende parti politike. Por, kam bindjen qe ky akt lincimi politik kunder fisnikut Gj.Luca do t'u kthehet ne rritje rrefuzimi ne verdiktin e 25 prillit. Deri atehere do te kemi te tjera akte dhune nga babalet e vet-djegun,sepse kjo ka qene dhe eshte alternativa e tyre e vetme konkuruese.Jane shterpe nga mendja dhe nga zemra.

    Përgjigju
  • Tedi: 19/03/2021 20:35

    Lluca eshte pellumb djale. Biznesmen dhe shok i Rames. Nje nga te peste e familjeve te krimit te organizuar ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Tami: 19/03/2021 18:37

    Don Luciano Bocka njeri i urryer infantil, rakitik, ligesine qe ka brenda i ka dale ne fytyre. Mund ti thuash ketij bastardi politikan, kandidat per deputet? Eshte turp dhe frike gjithashtu te drejtojne vendin neser. Kur shikoja videon dhe doren e Don Lucianos qe binte mbi zotin Luka, nje revolte te brendeshme , si ka mundesi ne 2021 deputet tiger. PD duhet ta denoje aktin, PS me force ta denoncoje, prokuroria te veproje shpejt. Do te kthehemi prap ne kohen e dhunes, kur shikon presidentin te cakerdisur, deputetin qe godet qytetaret. Njerez mendohuni mire tek kutia e votimit, keta duan te sjellin prap diktaturen.

    Përgjigju
    • Valdete Fatusha: 19/03/2021 21:44

      Lluca e PDse nuk mund ta ndote kurre Lucen e punes dhe zhvillimit te jetes e te gjese!

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?