Sali Berisha

Mero Baze: Përpjekja për t'i injoruar mesazhet e SHBA për Shqipërinë

13 Prill 2023, 20:56| Përditesimi: 13 Prill 2023, 21:06

  • Share

Një ditë pas vizitës së të dërguarit special të SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka një lloj përpjekje për tu tallur me mesazhet e SHBA nga dyshja Berisha Meta. Meqë Meta e priti në takim të dërguarin special të SHBA dhe nuk e ka lirinë të bëjë deklarata fyese për të, përveç mimikës së nxirë pas takimit që nuk e ndryshonte dot, Berisha e ka këtë liri, pasi bën si i “informuar” nga Meta dhe injoron gjithë axhendën e tij. 

Sot në takime me gazetarë Berisha përpiqej të bënte “të kënaqurin” nga vizita e Escobar, edhe pse Berisha ishte një nga problem kryesore të axhendës.  

Financimi i paligjshëm nga grupe kriminale i partisë së tij, vazhdimi i sulmeve poshtëruese mbi ambasadoren e SHBA në Tiranë, me akuza sa qesharake aq dhe fyese për dinjitetin e shtetit amerikan dhe mbi të gjitha të bazuarit e fushatës elektorale tek sfida ndaj SHBA, për shkak të vendimit ndaj tij, janë çështje bazike në viziten e të dërguarit special të SHBA në Tiranë. 

SHBA nuk është se ndikohet nga sulmet poshtëruese mbi ambasadoren apo nga retorika e dhunshme e Berishës, por kur kjo bëhet për të forcuar një politikë antiamerikane në Shqipëri, natyrisht që kanë punë me protagonistët e kësaj politike. Mbi të gjitha SHBA nuk ndikohet nga aksioni politik kundër saj, për të ndryshuar mendje për sanksionet ndaj Sali Berishës. Gjunjëzimi i SHBA përmes betejave elektorale, është një atavizëm marksist i Berishës.

Kundër SHBA votojnë miliona njerëz në vende islamike apo komuniste, por kjo nuk ndryshon mendimin e SHBA për udhëheqësit e tyre. 

Berisha i di të gjitha këto. Meta, pak më shumë, se ai, pasi i ka dëgjuar dhe sy më sy qëndrimet e SHBA për këtë çështje. 

Por fakti që edhe pse e dinë, përpiqen ta relativizojnë vizitën dhe mesazhet e përfaqësuesit zyrtar të SHBA dhe akoma më keq të devijojnë mesazhet e tij, tregon një lloj përpjekje për tu tallur dhe për të injoruar mesazhet e SHBA për politikën e Tiranës. 

Dhe më qartë se kudo, kjo shfaqej tek këmbëngulja e Berishës për të mos deklaruar fushatën e tij prej milioneri kundër SHBA. I pyetur se ku i gjen paret për fushatë, Berisha dha pak a shumë të njëjtën përgjigje që jepnin dhe talibanët kur pyeteshin për financimet e luftës së tyre. Ata thoshin “me ndihmën e Allahut, i kemi gjetur armët”, ndërsa Berisha tha me frymën e zotit, PD po e financon fryma e fitores.

Një lloj fryme e shenjtë “alla Berisha”. Puna është kur të rezultojë që nuk ka pasur frymë fitore por frymë humbje, çfarë do themi për financuesin? Vetëm po të thotë Meta që kam shkrirë floririn e fundit që kam pasur për këtë fushatë. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 14/04/2023 01:25

    Zoti Mero. Per Meten apo Berishen nuk ka ndonje akuze ne hetim ne Shqiperi apo SHBA. Per Ramen ka. Nje minister i brendshem dhe "cerr" i rritur prej tij (Tahiri), nje tjeter minister mafioz i regjur ne krahet e korrupsionit (Koka), nje "lupen" i vertete i perzgjedhur si minister i financave dhe zv.kryeminister jane ne burg ose gati per te shkuar. Dhe ne SHBA nje zyrtar i FBI qe pret te gjykohet per korrupsion te RENDE me ruse, kineze dhe ...EDI RAMEN!!! Minimumi, rekordi kriminal i Rames eshte i atij niveli qe zor nje gazetar normal mund ta injoroje. Si ti ose te ngkashmit e tu. Patjeter qe merruni me Salen e te tijet por jeni bere kaq qesharake me qimet ne syte te tjereve sa ska.

    Përgjigju
    • Italia si moter: 14/04/2023 11:39

      Ore ti Edi si nuk ka per ilirin dhe salen mor te placin dy kokerdhoket e syrit ,po pse e ka non graten per krimet qe ka bere .Sajmir Tahiri u denua nga prokuroret e saliut se nuk i vertetuan gje .por ti je je antishqiptar qe nuk ke shokun qe mbron salen dhe ilirin dy njerezit me te urryer ne shqiperi .

    • Dakord: 14/04/2023 11:20

      Ti mban mend vetem lajmet e syrit edhe pse lexoke kete gazete qe i ka publikuar te gjitha çeshtjet penale ne Spak kunder dyshes salimetaj. Ke klubin partizani nen hetim, ke çeshtjen cez-dia, ke gerdecin, ke vjedhjen e floritit te krrabes, ke lobimin e monikes nen hetim e ca te tjera. Ti qenke i vetmi shqiptar qe nuk i ditke keto akuza. Sa per Ramen na ilumino edhe neve cilen çeshtje ka nen hetim drejtesia? Cilin minister ka mbrojtur Rama? Dhe po, me saliun do merremi derisa drejtesia te vihet ne vend.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?