Argita Malltezi

Mero Baze: Përse Argita përpiqet të sqarojë një dosje që po shkon në gjykatë?

24 Shtator, 07:08| Përditesimi: 24 Shtator, 07:09

  • Share

Të mërkurën SPAK komunikoi përfundimin e hetimeve për ish-Klubin Partizani, ku është implikuar familja Berisha dhe të afërm të dhëndrit të tij. Nën akuza janë pesë persona, me në krye Sali Berishën. 

Sot vajza e tij doli përsëri në konferencë për shtyp për të sulmuar dy prokurorët, duke i quajtur mashtrues dhe duke i akuzuar për falsifikim faktesh. 

Për të gjithë ata që njohin procedurat gjyqësore dhe sidomos taktikat e mbrojtjes, kjo që bën vajza e tij duket idiotësi nga ana juridike. 

Ka një javë që del ekran më ekran në televizionet ku punojnë zëdhënëset e babait të vet, dhe sqaron se dosja është e falsifikuar. Pastaj, sikur të mos i mjaftojë darka, çdo paradite del në konferencë shtypi dhe përsërit të njëjtën gjë. 

Kur mendon që pasnesër dosja shkon në gjykatë, duket në pamje të parë që veprimet e saj janë veprime të çoroditura dhe nuk kanë lidhje fare me profesionin e avokates. 

Por në fakt, Argita nuk po shfaqet çdo ditë ose dy herë në ditë në TV për të bindur prokurorët. As t’i frikësojë ata, se e ka parë që nuk u frikësuan. As t’i bindë gjykatësit për dosjen që po u shkon. 

Është përpjekja e fundit e familjes Berisha për të sqaruar paraprakisht demokratët se po dënohen për shkak të tyre, meqë Berisha është udhëheqësi i tyre. 

Janë duke u thënë që ato vilat nuk i kanë blerë, ato mijëra metra katrorë nuk i kanë marrë, ato miliona euro nuk i kanë fituar, se gjithçka është e sajuar. 

Është thjesht përpjekje për të shmangur dëmin politik, për të mos i braktisur para zgjedhjeve si hajdutë. 

E dinë fare mirë çfarë ka dosja, çfarë kanë bërë prokurorët. Çfarë do të bëjë gjykata. Por thjesht duan që këtë të mos e besojnë demokratët dhe t’i votojnë që të kenë së paku ende ca idiotë rreth vetes, që të duken të ndëshkuar për shkak të tyre. 

Në fakt, demokratët po ndëshkohen për shkak të Berishës dhe jo Berisha për shkak të votave të demokratëve. 

Por derisa këtë ta kuptojë dhe demokrati i fundit, do të shikoni fytyrën e Argitës në TV t’ju motivojë për të votuar, për vilën në Hungari, vilën në Bruksel, vilën në Roterdam, vilën në Hamburg, vilën në Stokholm e kështu me radhë. Pa filluar pastaj me vilat e Zenit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajdar Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 25/09/2024 17:40

    Shikoni laraskēn e Sali Bajgēs Argitēn del e na tregon pralla. E thot shpiat e blera nē gjith Europēn i kemi bler nēpēr mjet Bankave. Po çrēndēsi ka qē i ke bler nēpēr Bankave po lekēt ku i gjete ? ? ? Si ka mundēsi qē ti moj Argita laraska pa bisht pēr 30 vjet bēre miljona euro. Me çfar i bēre kto miljona me shkop magjik qelbēsir femėr del dhe bēn presjon karshi SPAKUT. Po nē burg do shkoni dhe pasuria do shkoi te i zoti te populli i varfēr Shqiptar. Pty rac pise maloke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?