Ish-kryeministri Sali Berisha

Mero Baze: Përse Berisha po i bie në gjunjë Ramës, për të mundur Bashën?

26 Dhjetor 2021, 20:28| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 20:31

  • Share

Sali Berisha po përpiqet të çojë mesazhe publike në adresë të kryeministrit Edi Rama për ta konsideruar atë, aleat në betejën kundër Lulzim Bashës. Në dy daljet e fundit publike të Sali Berishës, ai ka “argumentuar” se “Ramës i duhem unë si kundërshtar” dhe këtë e ka thënë në kontekstin e debatit gjyqësor që ka me Lulzim Bashën dhe në sherrin për pushtimin e selisë.

Pra Sali Berisha po i kërkon ndihmë publike Edi Ramës të mos trembë me veting gjyqtarin që ka çështjen, dhe për këtë po nxjerr në plan të parë Petrit Comon një gjyqtar kamikaz i tij, që drejton gjykatën e Tiranës.

Duke qenë se Çomo është i konsumuar si kamikaz i Berishës dhe është në prag të pensionit si gjyqtar, po përdoret për të krijuar një konspiracion rreth bashkëpunimit Berisha-Rama kundër Bashës në këtë çështje gjyqësore.

Edhe pse Rama është tërësisht larg kësaj historie, dhe në fakt po zbavitet duke parë kacafytjen mes tyre, Berisha është në atë pikë halli, sa po përpiqet të kapet me thonj dhe pas potureve të Ramës, për t’u dhënë zemër gjyqtarëve të japin vendim në favor të tij.

Rasti i dytë kur Berisha e përdor këtë “klimën e aleancës me Edi Ramës” është pushtimi me dhunë i Selisë. Më 18 Dhjetor ai u pa qartë i shqetësuar pas Kuvendit të Bashës dhe nuk duroi dot, por u nis drejt selisë për ta marrë që atë natë. Për habinë e të gjithëve ai hyri i prerë në oborr, dhe nuk guxoi të futej në një godinë që ishte me dyer të hapura.

Më pas shpiku se aty kishte grupe militare nga rajoni, duke aluduar se Basha kishte marrë shqiptarë të armatosur nga Maqedonia dhe Kosova brenda selisë, kundër tij. Edhe pse është tërësisht konspiracion i tij, është dhe diskretitues për reputacionin e tij, pasi ai po gënjen çdo shqiptar, që SHBA e ka ndëshkuar se është “patriot” në rajon,  ndërsa shqiptarët nga rajoni ardhkan të armatosur kundër tij.

Por ajo që kishte rëndësi edhe këtu, ishte thirrja që i bëri Edi Ramës të mos përzihet në sherrin në seli se ai do ta zgjidhë në datën 8 janar, pas ultimatumit që ka dhënë për datën 5 Janar. Zakonisht ultimatumet jepen për 24 orë maksimumi, por Berisha e bëri për 72 orë, për t’i treguar Ramës se nëse t’i nuk më ndihmon të hyj në seli në datë 5 unë do të bëj protesta kundër teje në datë 8 dhe do hyj në kryeministri.

E vetmja gjë që vlen në gjithë këto skemat që dëshmojnë pafuqinë e Berishës, është se ai nuk zbon dot Lulzim Bashën as me gjykatë dhe as me forcë dhe po kërkon aleancë me Edi Ramën.

Edi Rama, në fakt vdes të ketë kundërshtar Berishën në këtë histori, por nuk është në dorë të tij. Sa herë që në këtë vend, dikush të kujtohet që duhet protestuar kundër Edi Ramës, ky i fundit e ka një njeri që e kthen të drejtën nga Edi Rama. Dhe ky është Sali Berisha mes protestuesve.

Çfarë nuk do jepte Edi Rama që Berisha të ishte në ballë të çdo proteste kundër tij. Por këtë radhë më duket e ka falas.

Komento

Komente

  • karadakliu: 27/12/2021 11:56

    Rasti i fundit sic e mendon Berisha, per ta sheptuar by..en e tija dhe per tu hakmar ndaj Bashes,nenbishtit qe vete e solli dhe vete e polli,Vrane e vodhen bashke me Bashen dhe Meten,tash te durojme edhe pak kohe,keta vete shpallin shoqi-shojin hajdut nga derivaten qe i dhane Serbise,milionat e Kalimashit e deri te lazarati kryeqytetei evropjan i droges i droges e vrastar nga biznismeni Hoxha, Gerdec e 21 janar e deri te Olldashi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?