Ish-kryeministri Sali Berisha

Mero Baze: Përse Berisha sulmon çdo perëndimor që ka lidhje me Shqipërinë

17 Nëntor 2022, 22:02| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 22:08

  • Share

Sali Berisha po harxhon gjithë energjitë e tij politike në një pikë: Të maskojë izolimin e tij nga Perëndimi, duke sulmuar i pari çdo perëndimor, për të justifikuar izolimin e tij para demokratëve.

Fillimisht për të justifikuar izolimin nga SHBA dhe vendimin drastik për të mos pasur punë kurrë me të dhe partinë e tij, ai ka vënë në qendër të sulmeve ambasadoren e SHBA Yuri Kim, të cilën përpiqet ta fajësojë si autore e shpalljes së tij “non grata” familjarisht nga SHBA.

Ndërkohë që ndëshkimin e tij e quan të padrejtë dhe të parëndësishëm, argumentin kryesor kundër qeverisë për Portin e Durrësit e zinte shpikja e tij se aty do të investojnë “vëllezërit Kariç” nga Serbia, që janë sanksionuar po ashtu si persona “non grata”.

Pra për të, ata që sanksionohen nga SHBA janë kriminelë, por jo ai. Ai në fakt është sanksionuar familjarisht për korrupsion madhor, për minim të demokracisë dhe shantazh të sistemit të drejtësisë.

Duke qenë se e shikon si të humbur betejën që të normalizojë raportet me ambasadoren e SHBA në Tiranë si institucion, ai përpiqet ta denigrojë me fjalor rruge ambasadorin, me qëllim që trushpëlarët e vet të mendojnë se raportet nuk normalizohen, se nuk do Berisha dhe jo se nuk do ambasadorja.

Të njëjtën gjë po bën dhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, e cila po ashtu e ka shpallur person “non grata”. Edhe atë po e shpall të korruptuar dhe madje shantazhon se do nxjerrë fakte, vetëm që mbështetësit e tij të mos bëjnë atë pyetjen fatale, nëse Doktori që udhëheq partinë e tyre do pijë ndonjëherë kafe me të.

Por përveç SHBA dhe Britanisë së Madhe, ai është po aq i papërfillur dhe izoluar nga Bashkimin Evropian. Ata do të vijnë në Tiranë në fillim të dhjetorit dhe ai do të përballet me izolimin e tyre.

Për ta shmangur këtë ngjarje dhe për të mos prodhuar lajm nga mospërfillja e Perëndimit ndaj tij, ai ka lajmëruar protestë para dyerve ku do bëhet Samiti i BE në Tiranë, me qëllim që trushpëlarët e vet të thonë “nuk e takuan se u mërzitën nga demonstrata”.

Për kaq e ka gjithë këtë agresivitet. Kërkon të fshehë izolimin dhe të sajojë rrethana lokale për izolimin nga SHBA, Britania e Madhe dhe BE.

Është një skenar i dëshpëruar dhe i lodhshëm për të, por është e vetmja mënyrë që budallenjtë t’i qetësojë, duke u thënë nuk më takuan se u prisha mbledhjen.

Është e vetmja arsye përse ai bën si i çmendur në Parlament, perse i hakërrehet Lulzim Bashës dhe kundërshtareve të vet dhe mbi të gjitha, përse sulmon çdo perëndimor që ka lidhje me Shqipërinë. 

Kërkon të fshehë fatin e tij dhe të partisë së tij, që do të jenë përjetësisht të izoluar nga Perëndimi, sa të kenë atë në krye.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marjeta: 18/11/2022 01:20

    Sepse Berisha eshte komunist i rrezikshem. Perendimoret, qe e instaluan ne 90en, e kuptuan qe qe komunist me prejardhje fshatare, pamvarsisht Prof. DR. Ndaj e flaken. Sapo pane yllin Rama, mediokerr nga formimi por ama me brek-ground biroje, e korriguan punen dhe sot shyqyr qe e yshten si partner besnik. Na fal o shoku Enver se te kemi share kohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?