Mero Baze: Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

14 Prill, 21:24| Përditesimi: 14 Prill, 21:25

  • Share

Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke mbështetur partinë nacionaliste të Nikolla Gurevskit, VMRO-DPMNE. Në postimin e tij zyrtar, Ilir Meta u bën thirrje shqiptarëve të votojnë partinë që udhëheq frymën antiperëndimore në Maqedoninë e Veriut dhe që disa aleatë të saj janë dhe për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Ndryshe nga Albin Kurti, i cili në fakt e ka betejën me Ali Ahmetin, si ish-komandant UÇK, pasi nuk duron dot njerëz të UÇK në politikë, ngaqë i bëjnë hije, Ilir Meta, ka tjetër simbolikë mbështetje. 

Ilir Meta ka qenë njeriu më i shqetësuar për arrestimin e Gruevskit në Shqipëri dhe ka ndihmuar arratisjen e tij përmes Shqipërisë në Mal të Zi, duke kaluar më parë nga Lalzi.  

Më shumë se sa një raport personal me Gruevskin, atë e lidhi në mënyrë instiktive, fati i ngjashëm që mund të pësonin politikanët shqiptarë nga drejtësia këtu dhe vazhdimisht e komentonte dënimin e tij si politik dhe të motivuar nga Perëndimi. 

Për këtë arsye ai po mbështet hapur partinë e tij, pasi një fitore e mundshme e saj, që në fakt ka plot gjasa, ai e shikon si një rreze shprese për anulimin e dënimit të Gruevskit dhe si një leksion për vende si Shqipëria që po eksperimentojnë përndjekjen e politikaneve në pushtet këto tridhjet vite. 

Nga ana tjetër, i sigurt se partia e Gruevskit do të fitojë, Meta synon ta përdorë këtë si një mundësi që dhe në Shqipëri mund të fitojnë personat “non grata” dhe mund ta tejkalojnë betejën me perëndimin, me votë popullore. 
Pra ai po përpiqet të përdor shembulin e Shkupit, kur një parti e ish-kryeministrit “non grata” dhe arratisur në Hungari, arrin të fitojë, çka është një analogji e mirë për partinë e Berishës dhe pse jo dhe partinë e tij, si kandidat për drejtësinë e re apo “non grata’. 

Por mbi të gjitha mbështetja për partinë antiperëndimore të Gruevskit, Meta e bazon dhe mbi faktin që qeveria shqiptare edhe nën ndikimin e Perëndimit, ka luajtur në zgjedhjet e kaluara rol vendimtar për mosmarrjen e pushtetit nga partia e Gruveskit, duke unifikuar faktorin shqiptar dhe duke ja çuar votat koalicionit properëndimor.  

Tani situata nuk është më njësoj. Faktori shqiptar është përçarë nga Albin Kurti dhe Meta thjesht po mbështet përçarjen e tij.  

Me këtë rast kanë shanse të hakmerren ndaj Edi Ramës, të cilin nuk e mundin dot në Shqipëri, por së paku gëzohen që e mundin në Mal të ZI dhe Maqedoninë e Veriut. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bureto: 15/04/2024 13:30

    Bureto 15 Prill 2024, 12:05 Në këtë rast, paralelet që hiqen midis realiteteve politike në Shqipëri dhe RMV, janë irreale. Metaj mund të dojë t'i ngjajë Gruevskit, mbase dhe e ka ndihmuar për t'u arratisur, por harron se pas Gruevskit qëndron një parti e madhe, më e madhja në RMV, që merr votat e elektoratit nacionalist maqedon, që jo domosdoshmërisht është antiperëndimor. Atjeka vërtet një partiçkë si puna e partiçkës së Metes, që është proruse, pra antiperëndimore, por ajo thjesht është në koalicion me VRMO-n e Gruevskit. Në të kundërt në Shqipëri, as ka patur dhe as ka parti nacionaliste. Partia e Metës nuk ka qenë ndonjëherë parti qeverisëse dhe s'ka për të qenë kurrë. Nëpërmjet konjukturave ka mbijetuar vetëm duke iu bashkëngjitur PD në 2009 dhe PS në 2013. Kaq ka qenë roli i saj si partiçkë, sa i takon qeverisjes dhe nuk do të ndodhë më. Në të kundërt partia e Gruevskit ka qenë dhe ka gjasa të jetë parti qeverisëse, sepse brenda elektoratit maqedone ajo, përkundër LSDM në numra është e para. LSDM, kur ka qeverisur, ka ndodhur pikërisht nga aleanca parazgjedhore me shqiptarët. Këta kanë qeverisur dge me VMRO, por vartësish numrave në parlament, kanë qenë në koalicion paszgjedhor me ta, që nuk është e njëjta gjë, por që mund të ndodhë përsëri mbas zgjedhjeve të ardhshme. Pra shkurt realiteti politik maqedon është i kushtëzuar nga roli shtetformues dhe determinant i shqiptarëve aty, realitet që në Shqipëri nuk ekziston ndaj dhe paralelja midis Metës me Gruevskin bie. E fundit, Meta bashkë me Saliun, mund t'i ëndërrojnë ato që Mero paramendon, por që realisht në Shqipëri, as që mund të inagjinohen. E para se heqjen e damkës "non grata", si për Gruevskin, ashtu dhe për Sa-lehun, (më pas atë fat ka gjasa ta 'gëzojë' dhe Meta), nuk e bën qeveria e partisë fituese në zgjedhje, siç mund të ndodhë me VRMO në Maqedoni në maj 2024, apo "Rithemelimi" në Shqipëri në prill 2025, paçka se kjo mundësia e dytë është pothuajse zero.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?