Nënë Liza në Kuvend

Mero Baze: Përse ne nuk e njohim pronarin e tokës që ka zaptuar 'Nënë Liza'?

12 Shkurt 2022, 21:40| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 21:42

  • Share

Për gati një muaj në ekranet tona është shfaqur një personazh, që në fakt nuk është personazhi simbolik i protestave, siç duan ta portretizojnë, pro personazhi simbol i tranzicionit shqiptar dhe pafytyrësisë së politikës shqiptare.

E quajnë “Nënë Liza”. Veshja, gjuha dhe biografia e shpjeguar e saj, na tregojnë një malësore që tranzicioni e ka përplasur në Tiranë, bashkë me fisin e saj. Kanë ndërtuar disa shtëpi në një cep të Tiranës ku ka qenë dikur fermë dhe tani duan të trajtohen jo vetëm si pronarë të shtëpisë që kanë ndërtuar, por dhe të tokës.

Nënë Lizës i hapin rrugë të gjithë. Policët bëjnë sikur e zbojnë nga rrënojat e shtëpisë, por në fakt e lënë aty. Deputetët e PD, këta që përherë betohen se një ditë prona do t’i kthehet pronarit, e marrin në krahë dhe e sjellin në Kuvend. Ata të “Foltores” së Sali Berishës, që në fakt është prodhuesi i “Njeriut të ri” të quajtur “Nënë Liza”, ka gjetur dhe mënyrën se si ta mbajë gjallë zemërimin e nënë Lizës, duke i thënë se asaj do t’ia prishin shtëpinë se do ndërtojnë kulla Rama me Bashën.

Vet nënë Liza ngjan një komuniste e thekur në formimin e saj. I akuzon policët se po sillen “si xhandarët e Zogut”, një krahasim që tregon indoktrinimin e periudhës komuniste, kur krahasimet negative bëheshin me Zogun dhe më pas thotë jo pa simpati, se “Enver Hoxha nuk të linte të flije jashtë, ta jepte një shtëpi”.

Pas kësaj i ka kapur të gjithë një dashuri e pashpjegueshme për nënë Lizën. Deputetë të majtë e të djathtë i rrinë në krah, i japin të drejtë, i shpjegojnë shifrat etj. Edi Rama zbret nga makina e thërret në zyrë, i shpjegon kontratën që ajo merr metër për metër shtëpi të ligjshme, aq sa metra ka të paligjshme.

Shtypi e shpall heroinë. Dhe minimumi tani të gjithë janë të bindur se nënë Lizës nuk i duhet ngrënë haku. I duhen dhënë metër për metër gjithë çka ndërtuar në mënyrë të paligjshme mbi tokë të botës. Por nënë Liza dhe soji i protestuesve duan dhe më shumë. Duan të trajtohen si zot të asaj toke dhe të negociojnë të ardhmen e zhvillimit të saj.

Ajo tani është një “heroinë” që i duhet vënë nderi në vend, falë një politike hipokrite që kërkon të bëjë personazhe të tilla, simbol të kauzave të gabuara të tyre, këto tridhjetë vjet.

Në gjithë këtë debat, ne e njohëm nënë Lizën, të afërmit e saj, ca djem të rinj që kanë qindra mijëra euro makina luksoze, por që luftojnë bashkë me nënë Lizën, të mos i dorëzojnë ato që kanë zaptuar etj.

Vetëm një njeri nuk e njeh askush dhe nuk flet askush për të. Pronarin e tokës që ka zaptuar nënë Liza, nipat, mbesat e fisi i saj. Ai nuk ndihet, nuk flet, nuk ka zë, nuk e adhuron njeri, nuk bën njeri betejë për të.

Dhe mirë me kaq. Se të pakën është i harruar. Se nëse ndodh dhe ja mësojnë emrin, mund të jetë i sulmuar dhe i përbuzur.

Kjo është Shqipëria e vitit 2022.

Nëse shkon tek fshati i nënë Lizës dhe kalon pa dashje në një livadh pa gardh, mund të dalë prapë nënë Liza tjetër aty e të thotë “se po shkel mbi livadhet e fisit tim e jemi në gjak”. Nëse nënë Liza vjen në Tiranë, zapton tokë dhe pastaj kërkon të drejtat e saj, bëhet heroinë e Shqipërisë.

Dhe kjo ndodh se “njeriu i ri” i këtyre tridhjetë viteve është nënë Liza, kurse i humburi është pronari legjitim. E djathta shqiptare që gjoja do mbronte pronat është me nënë Lizën. E kanë shpallur ikonë të tyre. Madje dhe politikanë të pavarur të së djathtës që kanë një fije personaliteti sa i përket pronarëve dhe pronave, kanë zgjedhur “Nënë Lizat” tek Unaza e re, pasi ashtu siguronin mandate deputeti.

Nuk po flasim më për PD e Berishën pasi ata janë prodhuesit e njeriut të ri të quajtur “Nënë Liza”. Kjo është arsyeja që ne nuk e njohim pronarin e tokës që ka zaptuar nënë Liza. Po të luftonim dhe për atë, si për nënë Lizën, sot nuk do t’i kishim këto probleme.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • RROFTE SHQIPERIA: 14/02/2022 10:03

    BRAVO !!! kY ESHTE PERSHKRIM JO VETEM I DREJTE, POR EDHE I LIGJSHEM !!!

    Përgjigju
  • Tosi: 13/02/2022 18:59

    Merua e ka qare po me kuje ama. I dhemb shpirti per pronarin/et. Kur behet fjale per propoganden pro rampalliste, leshon lot korkodili per pronaret e kesaj ane te 5 Maji. Kurse kur propoganda rrampalliste fryn ndryshe, e leshon me ngasherim te qaret per ish klubin partizani apo token qe pronaret rivendikojne tek garda. Ne syte e merro qarramanit, pronar i del Rama ose Veliaj. Nese u pret barku per pronaret, te shfuqizojne 7501, kthejne pronat te pronaret, kompesojne me pronat shteterore dhe jo ti ndajne sa per Zamir Manen sa per Llucen. Meqe po qan Merrua, a e di emrin e pronarit te vertet mor aman???

    Përgjigju
  • zamiri: 13/02/2022 17:01

    E ke qare Mero analizen. Une po te isha ne vendin e Edi Rames nuk do ju jepja asnje meter katror ne se ata nuk do shlyenin token e zaptuar. Nene Liza ben tamam si komsomolase, fiks komuniste e vitit 46. Analiza me brilante nuk ka. Do paguajme ne taksa per keta qe zaptuan e ndertuan pa leje.

    Përgjigju
  • Une: 13/02/2022 13:05

    Pronaret e ligjshem ja dhane voten 30 vjet Saliut dhe ende sot vene pas tij. Kjo eshte e verteta. Xhaxhi Enver shtetezoi pronat nuk i vodhi dhe as nuk i shiti. Tapite nuk jua dogji por i mbrojti ne arkivin e shtetit... Ndersa Saliu sapo erdhi gjene e pare qe beri dogji tapite dhe vodhi pronat. Pronaret ende rrine ne apratamentet qe ju beni xhaxhi. Me zi jua befte Nona Liza, pse jo kur gjen idioter te tille.

    Përgjigju
  • Artur: 13/02/2022 10:48

    Usucapione, që shqip lexohet "uzukapione" është një e drejtë që autori e njeh...pra e drejta për -usucapione- ngatërron keq punët në Tiranë e ne Shqipëri. Prona ka qenë e do ngelet një nga problemet me kryesore. Duket sikur një dorë e zezë i ngatërroi që mbas vitit 1944 e akoma sot sikur vazhdohet të përdhoset e drejta. Zgjedhja më e mirë është diçka, zgjidhja më e drejtë është diçka tjetër...në shqiptarët i biem në qafë shumë shpesh TË DREJTËS

    Përgjigju
  • Gripi: 13/02/2022 07:31

    Je shume i sakte ne kete qe ke shkruar Mero!! Nuk i heqim asnje presje. Nen Liza eshte simbol i Zaptimit.

    Përgjigju
  • Lezja: 13/02/2022 07:15

    Shkrim i spikatur si gjithnje i Meros bravo!

    Përgjigju
  • Merditori: 13/02/2022 06:34

    Faji nuk esht i Lizes,por i Sali kriminelit qe e shkatrroi shqiperine, i Ilir hajdutit,i Edi karrieristit,qe nuk zbatohen ligjet njesoj per te gjithe.Merre o Ed e punsoje ne kryministri "nen dhizen" vetem kjo u ka mbet.Shqiperia e cudirave.

    Përgjigju
  • Beni: 13/02/2022 02:46

    Ajo nuk eshte me nena Liza,por Mona Liza

    Përgjigju
  • Lokok: 12/02/2022 23:53

    Shumë e saktë, e vërtetë, ulëritëse...

    Përgjigju
  • Stela: 12/02/2022 23:29

    Te mos i linin te ndertonin. Te mos premtonin ne 2013 qe do benin legalizime e japin tapi sa here ka zgjedhje. Tani u kujtuat per pronaret. Nene Liza me djemte kane hedhur gjithe mundin e djersen e tyre e kane ndertuar shtepi. Tani u kujtua shteti, pasi i beri te ligjshem, tani per interesat e tyre, per pangopesine e tyre, duan tjua shkaterrojne e te ndertojne kullat e tyre.Qeveri me e pangopur se kjo, me e korruptuar, me hajdute nuk ka per te patur Shqiperia

    Përgjigju
  • ACMilan1899: 12/02/2022 22:14

    Shyqyr qe u be nje artikull per pronaret e ligjshem. Ti japesh hapesire aq te madhe njerezve qe kan zaptuar cfare u ka dashur qefi eshte tmerr dhe e padegjuar ne vende perendimore, aty ku pretendohet te shkohet.

    Përgjigju
  • genci: 12/02/2022 22:02

    Bravo per shkrimin. I vetmi qe ngren nje ceshtje thelbesore ne kete vend ku gelon mizerja dhe maskarralleku. Si ka mundesi qe dhjetra televizione dhe analiste nuk bejne pyetjen e thjeshte: Keto persona qe po u prishen shtepite jane ne pronen e tyre, te blere apo te trasheguar, apo kane pushtuar token e tjetrit?

    Përgjigju
    • Bureto: 13/02/2022 12:43

      Na zuri mallkimi i Saleh Berishes e co., që lirine e enderruar nga shqiptaret, ua shiti atyre si ligj xhungle, pra anarki. Po të guxosh të shtysh vetem nje meter gardhin e Lizes apo të te ngjajshmeve, aty ne fshatin e tyre, ata qe prapa gradhit t’i ngrene patkojte nga qielli, ndersa kur ua zaptojne të tjereve duan qiqra në hell. Mu ashtu sic populli e ironizon kete kategori; “Edhe borxh më ke, më kerkon dhe kusur!”. Por nuk kane faj. Eshte shteti i dhier që ua la ate mundesi “karkalecave” që kur kane vete uri nuk duan t’ia dine se lene njerezit pa ushqim, por si re mbulojne arat e u zene diellin atyre. Keshtu ndodhi dhe me ata qe u “çliruan” nga Salehu e te tjere që vetem per shtetin nuk menduan, por vec per pushetin dhe pasurimin e tyre, pa me pas “aprez moi.le deluge!”, pra pas meje u befte kiameti! (shprehje kjo e Sales se vitit te zi 1997). Po le ta kthejme ndryshe: Po sikur pronaret e ligjshem, qe kane 30 vjet qe kerkojne te drejten e tyre te mohuar dhe qe ua jep Kushtetuta (neni 42 dhe 181) i saj, të ndjekin te njejten rruge qe ndjekin kjo kategori e zaptuesve te pronave te tyre, çdo te ndodhte?? Pa dyshim vellavrasje! Po ja, që të mos ndodhin keto, historikisht eshte krijuar shteti si nje e keqe e domosdoshme dhe qe mbetet pergjegjesi e tij, që sipas ligjeve t’u jape secilit hakun. Po ja qe per kete vetem ‘lizat” nuk jane n’dakord?! Nderkohe shteti i ka perkedhelur edhe kur nuk kane te drejte.

  • Shkodra: 12/02/2022 22:00

    Analizë e sakte . Bravo Mero

    Përgjigju
  • Askushi: 12/02/2022 21:56

    Artikull shume i godit.i shkon titulli Liza ne boten e cudirave.nje rrace pa pike morali dinjiteti ndergjegje qe zoti besoj do i laj haqet.mos cuditemi kur ta shikojm Lizen si personazh vip tek Big brather.shembelltyra e kohes qe po kalojm dhe qe na sjell neveri me Lizat dhe sojin e saj.injoranca dhe e keqja triumfon ne ket vend sepse kto njerez e kan fatin e ktij vendi ne dore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?