Ilir Meta dhe Sali Berisha

Mero Baze: Poshtërimi i Berishës në raport me Ilir Metën/aj

25 Shkurt 2023, 19:38| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 19:41

  • Share

Ka disa gjëra për të cilat Berisha tani ka zili dhe Ilir Metën/aj. Ja për shembull sikleti që ka në përvjetorin e agresionit rus ndaj Ukrainës. Sali Berisha ka bërë një dedikim të gjatë një faqe duke folur aq sa dhe vet nuk e beson kundër agresionit dhe pro Ukrainës, duke lavdëruar SHBA që mbështet Ukrainën dhe duke e këshilluar të bëj dhe më shumë. 

Ilir Meta i ka rënë më shkurt. Ka botuar një foto me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, dhe shpreh mbështetjen e tij ndaj qëndresës së Ukrainës në këtë luftë. Tani do thoni ju ku është diferenca? 
Të dy u përpoqën të ngrenë një front antiperëndimor në Tiranë.  

Të dy zunë të flirtojnë hapur me interesat ruse në rajon dhe Shqipëri. Të dy tentuan të krijojnë një kuadër të ri aleancës për Shqipërinë drejt autokracive lindore. Por i pari, Berisha u sanksionua familjarisht nga SHBA dhe Britani e Madhe si i korruptuar, si shantazhues i drejtësisë dhe minues i demokracisë.  

I dyti ju bë mburojë duke kundërshtuar këto sanksione dhe duke pritur që SHBA ta ekzekutonte në Malin me Gropa. Pas kësaj Ilir Meta ka shpëtuar nga sanksionet, dhe ka të drejt të dal në foto me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë. Sali Berisha as me atë nuk del dot. Dhe kjo është drama reale e tij. 

Për të kuptuar izolimin e thellë të tij dhe direktivën perëndimore për tu izoluar politikisht do të mjaftonte dhe ky fakt. D.m.th. atij i shkojnë kot dhe “mallkimet” për Putinin. Nuk e rehabuilitojnë dot.  
Është klasifikuar si një udhëheqës antiperëndimor dhe praktikisht është “non grata” dhe nga çdo vend perëndimor në Tiranë. Madje dhe nga një vend në hall, i cili shpresën e vetme për të mundur Rusinë ka Perëndimin. As atyre nuk u duhet. 

Komento

Komente

  • tani: 25/02/2023 23:37

    KETA te dy iliri dhe saliu jane njerez te rrezikshem ,,,,dhe si te tille nuk mund te votohen....

    Përgjigju
    • Dakord: 26/02/2023 08:21

      O Tani jane te rrezikshem dhe si te tille duhet te jene ne burg.

  • Bobo: 25/02/2023 23:16

    Thame se shpetuam nga superservili Fahri Balliu qe me injorancen dhe mediokrritetin e tij la nam. Ja qe e paska nje sozi madje me rende per nga mediokrriteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?