Kreu i 'Rithemelimit', Sali Berisha

Mero Baze: Presioni i Sali Berishës mbi drejtësinë po funksionon

17 Tetor 2022, 19:34| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 19:36

  • Share

Nëse doni të shikoni kurajën e drejtësisë së re përballë politikës, mund të shikoni gjyqin ndaj deputetit Ervin Salianji. Deputeti në fjalë është akuzuar se është i përfshirë në një proces të fabrikimit të një ngjarje që inkriminonte vëllain e deputetit Fatmir Xhafaj, me një personazh të stisur me nofkën “Babale”. Vepra penale ka të bëjë me shpifje të qëllimshme për arsye politike dhe Prokuroria ka dhënë një pretencë bazuar mbi Kodin Penal.

Nuk jam i prirur ta shpall automatikisht fajtor deputetin, edhe pse duket haptazi që është përfshirë në atë skenar politikisht. Kjo është detyrë e Gjykatës. Gjykata për të paktën katër herë radhazi ka shtyrë aktin e dhënies së vendimit për të, pasi Sali Berisha në kulmin e ndarjes brenda partisë, kërcënoi gjykatën se do të përballej me protestën e demokratëve, nëse ndëshkohej deputeti në fjalë.

Ky hakërrim i Berishës vinte pas përpjekjeve të tij për të joshur deputetin në fjalë, të cilin gjashtë muaj më pare, në kulmin e luftës me të, e kishte akuzuar po vet për aferën “Babalja”. Nëse Salianji do kishte qëndruar besnik me Bashën, tani gjyqi do kishte mbaruar dhe ai do ishte dënuar. Fakti që ai shkoi nga Berisha, për të marrë mbështetjen e tij funksionoi dhe ne jemi dëshmitarë të një drejtësie karikaturë, përballë presionit të Sali Berishës.

Mjaftoi kaq dhe drejtësia nuk hedh më asnjë hap në marrjen e një vendimi. Njësoj si në gjyqin e 21 janarit, salla mbushet plot për plot me deputetë, siç mbushej dikur me gardistë, dhe gjyqtarët nuk guxojnë të hyjnë as në sallë.

Ky është një bilanc i turpshëm i drejtësisë së re. Është e njëjta situatë dhe me gjyqin rreth legjitimitetit të Partisë Demokratike, të cilin gjykata e shtyn pa fund, sikur do shpikë ndonjë ligj të ri dhe jo sikur do lexojë ligjin dhe aktet e uzurpimit të partisë.

Mjafton presioni politik mbi të dhe ata nuk guxojnë të shkojnë as në sallë. Në këtë mënyrë drejtësia po bëhet palë dhe për deformimin e demokracisë në Shqipëri.

Do të mjaftonin këta dy shembuj, që shpresat e shqiptarëve për drejtësinë e re të shuhen, sidomos kur thuhet se Meta/Metaj ka 5 dosje në SPAK apo Berisha ka dosjen e djalit e vajzës. Ky është një bilanc i turpshëm, dhe është haptazi bazuar mbi presionin politik mbi drejtësinë.

Të vetmet ndëshkime politike deri më sot janë dhënë mbi ministra dhe deputetë socialistë, për shkak të kulturës politike të shumicës për të mos bërë presion publik mbi drejtësinë. Nëse Edi Rama do të vepronte njësoj si Sali Berisha, të jeni të sigurtë që as shoferët e ministrave nuk do të dënoheshin dhe jo më ministrat dhe deputetët e tij.

Të vetmit që bien në duart e drejtësisë tani janë ose pjesëtarë të shumicës, ose ndonjë personazh i pambështetur nga askush, për të cilin gjyqtarët sigurohen se nuk do të ketë reaksion.

Këtu ka luajtur rol të keq dhe presioni ndërkombëtar, i cili shpesh i kompleksuar po nga Berisha, bën sikur kërkon fajtorë nga të dy anët në drejtësi, a thua se drejtësia duhet të ndjekë palët politike dhe jo veprat penale.

Drejtësia duhet të merret me atë që bën krime, nuk ka rëndësi nëse është i pushtetit apo opozitës. Nëse ka 10 kriminelë në një anë, të dënohen të dhjetë ata, nuk duhen pritur të gjenden dhe dhjetë të tjerë në anën tjetër që të balancohet. Balanca e vetme e drejtësisë është ndëshkimi, jo përfaqësimi politik i krimit.

Në këto kushte fiton banditizmi i asaj pjese të politikës që mbijeton duke i bërë presion drejtësisë dhe ja del.

Shikoni si sillen me gjyqin ndaj Salianjit dhe gjyqin ndaj legjitimitetit të PD, duke i shtyrë në pafundësi, për të kuptuar se si funksionin presioni i Sali Berishës mbi drejtësinë shqiptare. Dhe prisni pastaj që ata të merren e Sali Berishën dhe Ilir Metën, kur nuk merren dot as me sekretarët e tyre.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • prokurori i SPAKUT Krajisto-Metist: 18/10/2022 10:32

    Reagimi i gazetarit trim dhe objektiv Mero Baze eshte 100% i perligjur dhe njekohesisht ai shpreh dhe indinjaten e mbi 90% te shqiptareve te cilet mbeshtesin reformen ne drejtesi,mbeshteten themelimin e ASPAKUT te "debilit te kapur" Kraja,i cili eshte bere pale dhe eshte shnderruar prej 6 vjetesh ne nepunes i paguar apo jo i spiunit MEta-j dhe i padronit te te dyve,Spin Doctor-it vicidolas.Kjo eshte vertetuar katerciperisht tashme dhe duket qarte nga fakti se SPAKU kapet me cironjka dhe nuk guxon te hape asnje dosje te ketyre dinosaureve te krimit ne kete vend dhe ben sikur heton pafundesisht per te shtyre kohen e afatet.Deshtim i plote. Dhe gjyqtaret e tjere te te gjitha niveleve stepen dhe kercenohen e shantazhohen lehte nga qelbesirat e quajtura Meta-j,Berisha,Monika,Salianji e Co. Kjo eshte alarmante dhe shume bukur e thote Mero Baze,politika e ambasades amerikane dhe e ambasadave te tjera te BE qe mendon se ne kemi ate nivel drejtesie qe te godase objektivisht nga te dy krahet e politikes eshte e deshtuar,sepse funksionon vetem kunder krahut te majte dhe mire ben,kur ka krim e korrupsion,por kur behet fjale per krahun e Sali Kermes dhe te edepsezit politik ,spiunit Metaj,ata mblidhen me kuc e me mac dhe bejne presoion non stop,24 oresh ne dite qe te bllokojne funksionimin e te gjitha organeve te drejtesise,duke filluar nga GJK e Tushes me lameshet e ciftit kriminal Berisha-Meta protagoniste (shiko Xhaferllarin,Bejten,vete Tushen e te tjere si ato me vendimin gjysmagjel qe nxorri spionin Meta-j " te pafajshem"),duke vazhduar me "zagarin e spiunitt Meta-j" ne krye te SPAKUT e duke vijuar me tipa si Lazer Sallaku e te tjere qe ose jane te betuar per besnikeri deri ne vdekje ndaj gangsterit politik Salih Berisha ose shantazhohen prej ketyre banditeve te quajtur politikane dhe qe nuk e kane problem te harxhojne miliona per te frenuar qe te jepen vendime te drejta e te funksionoje vete sistemi gjyqesor.Ka ardhur koha qe ambasada amerikane ta kuptoje kete dhe te kete parasysh se qendrimin e saj neutral po e perdor cifti Meta-j -Berisha per interesin e tyre,per minimin e sistemit te drejtesise dhe te vete demokrqcise ne kete vend.Berisha ka qemtuar gjithe te dhenat kompromentuese te kuadrove te te gjitha niveleve nepermjet SHIKUT e te tjera metodave te tij mafioze dhe ka arritur te kete ne dispozicion te tij te gjitha dosjet e tyre dhe i perdor sa here eshte e nevojeshme per tu shternguar kapistren atyre qe i dalin nga istikami atij dhe njerezve te tij.Duhet kuptuar se ne rastin e ciftit Berisha-Meta nuk kemi te bejme me njerez qe mendojne e veprojne ne menyre demokratike e qe mund te krahasohen me Edi Ramen,me gjithe te metat e gabimet qe dhe ai mund te kete.Spiuni Ilir Meta-j dhe e shoqja sic kemi arritur te kuptojme nga zhvillimi i ngjarjeve ,nen shembullin e padronit te tij Berisha ka ngritur nje strukture te tere per te mbledhur material per kundershtaret me qellim qe t'i shantazhoje ne momentin e duhur ose t'i bleje me para.Ndaj sistemi i drejtesise eshte i mpire dhe nuk guxojne gjyqtaret e prokuroret,duke perfshire dhe SPAKUN Krajisto-Metist te hapin dosjet e tyre e te merren seriozisht me ta,sepse tremben ose blihen nga ky ciift vdekjeprures per kete vend.Dy rruge ka: Ose te lihen te lire e te bejne cfare te duan sic kane bere keto 30 vjete qe nga korrupsioni galopant e deri tek helmimet e vrasjet e kundershtareve, ose ambasada ammerikane te marre situaten,por seriozisht ama,ne dore.Koha per te shpallur dhe spionin Meta-j non grata ka kaluar dhe rrezikshmeria e tij eshte shumefishuar.Parate e mbeshtetja ,pse jo edhe ruse per keta te dy eshte pa kursim e po ashtu dhe parate ne kanale te ndryshme te zeza.Mjere populli dhe shteti shqiptar qe kercenohet HAPUR E NE MES TE DITES nga nje spiun i deklaruar dhe nga nje varrmihes i demokracise Non Grata edhe sot!

    Përgjigju
    • @prokurori i spakut: 18/10/2022 14:08

      Si the mo? Gazetari trim dhe objektiv Ymer Baze? Nèse na thua qè je i biri i Ymer Bazes, nuk ta marr pèr tè keq fare, tek e fundit familjarèt nuk i zgjedh dot. Ndaj, edhe kur tè duket babai si Gjergj Kastrioti, èshtè shenjè qè je bèrè ca pèr psikiatèr por shoqèrisè nuk i bèn dèm. Objektivitet dhe trimèri? Jo jo. Vrima e vetme e fyellit qè i bie Ymeri, èshtè tè rrojè ai qè ka pushtetin sot. Atij, i vete pas zotèria dhe e bèn qullè me jargat e tij. Sa ishte Saliu,,,,tè rrojè Saliu. Sot èshtè Edi,,,,tè rrojè Edi. Degjenerimi total i medias shqiptare,,,ka shumè emra por ai i Ymerit,,èshtè nga mè tè spikaturit. Bjeri vetes mbrapa, djalè,,,,,hè tè kam rixha.!!!

  • rezi: 17/10/2022 23:01

    Dhe kjo është poshtërsia e drejtësisë, ose më mirë të themi e padrejtësisë. Turp për ata gjyqtarë që nuk kanë fare dinjitet, janë majmur aq shumë, mbajnë ison e kriminelëve në atë farë feje sa nuk e shkulin dot korrupsionin, nuk jetojnë do pa të. Do ju zënë mallkimet e popullit, Sali Berisha e do pushtetin për të mbrojtur poshtërsitë që ka bërë. E patë ku kish përfunduar? Te Roza Lati hahahaha, për të qeshur e për të qarë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?