Fatmir Mediu

Opinion

Mero Baze: Procesverbali që provon si Mediu dhe Shkëlzeni donin të poshtëronin Qeverinë

3 Nëntor 2021, 19:30| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 19:35

  • Share

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është përpjekur sot të shmangë përgjegjësinë kryesore ligjore që ka lidhur me kontratën e Gërdecit, duke tentuar të krijojë distancë me pronarët e kompanisë së interesuar për këtë çështje. Ai ka deklaruar para gazetarëve se “janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec.”

Në fakt, deklarata e Mediut ka një farë sinqeriteti. Ai nuk i ka pasur kontaktet direkt me kompaninë e demontimit, por vetëm me Shkëlzen Berishën. Por nga ana tjetër, ai ka lënë gjurmë që jo vetëm kishte kontakte me kompaninë, por i ka bërë presion Qeverisë zyrtarisht që ajo të nënshkruajë kontratë me Qeverinë.

Më poshtë po botoj një nga faqet e procesverbalit të mbledhjes së Qeverisë, ku Mediu i bën presion Qeverisë, që ajo të lidhë kontratë direkte me kompaninë për demontimin e municioneve. Në mbledhje ka kundërshtuar Ilir Rusmali dhe Ridvan Bode.

Rrugëzgjidhja që i kanë dhënë është ligjore. I kanë thënë ose bë tender, ose një vendim për prokurim të drejtpërdrejtë.

Po të lexosh gjithë procesverbalin, të cilin po ia bashkëngjis këtij shkrimi, e kupton se Fatmir Mediu gjatë gjithë mbledhjes ka bërë presion mbi Qeverinë që të nënshkruajë kontratën, duke qenë i shqetësuar se “po sorollatim” një kompani që ka një muaj që kërkon të bëjë këtë punë.

Kjo është prova që Fatmir Mediu është sjellë në mbledhje të Qeverisë si përfaqësues i kompanisë, dhe jo si përfaqësues i shtetit shqiptar.

Implikimi i dytë i rëndë, është se pavarësisht se Rusmali dhe Bode kane shpëtuar nderin e Qeverisë dhe Berishës, ata nuk ia prishën dot planet kompanisë dhe sekserëve të saj. Atë që Mediu nuk e bëri në mbledhje qeverie, e bëri me vendimin 550 të Ministrisë së Mbrojtjes, duke lidhur kontratë me atë kompani.

Pra e thënë thjesht, kemi një kompani që ka vendosur të marrë një koncesion nga Qeveria. Ka gjetur sekser djalin e kryeministrit. I ka shkuar 42 herë në zyrë ministrit të Mbrojtjes. Pastaj gjithë Qeveria e ka marr vesh që është djali i kryeministrit sekser dhe i raportonin atij për këtë çështje.

Ministri i Mbrojtjes i ka bërë presion Qeverisë ta miratojë kontratën direkt në favor të kompanisë. Qeveria ka hezituar për shkak të rezistencës së dy anëtarëve të Qeverisë, shumë të rëndësishëm nga ana ligjore për këtë akt, dhe ia kanë kaluar kompetencë ministrit të Mbrojtjes. Ky ia ka dhënë sërish me vendim kësaj kompanie.

Skema  e ndikimit të paligjshëm dhe favorizues për një kompani, është mëse e qartë. Gjithçka që ishte vendosur të bëhej, u bë. Nëse Mediu kishte lidhje me Delijorgjin apo i mbante lidhjet me Shkëlzen Berishën, kjo mund të hetohet në gjyq, por ka pak rëndësi. Rëndësi ka që Mediu është sjellë në mbledhje të Qeverisë si administrator i kompanisë dhe jo administrator i shtetit. Dhe e ka realizuar objektivin që i ka kërkuar Qeverisë, duke firmosur vetë një kontratë.

Gjithçka tjetër ka pak rëndësi. Gjykatës do t’i mjaftonte ky procesverbal të kuptojë pse ministri i Mbrojtjes është sjellë si administrator i kompanisë dhe pse u bënte presion ministrave të tjerë. Arsyeja ishte se pas tij qëndronte djali i Sali Berishës. Tani ai ka vetëm një mënyrë të lehtësohet nga faji, duke dëshmuar të vërtetën.

Përpjekja e tij për t’u dukur si viktimë në këtë histori është një gjest I pështirë, pasi viktimat e vërteta të kësaj historie janë nën dhe. Madje po të jetë për viktimë, më shumë është dëmtuar vet Berisha si kjo kontratë I ka vdekur baxhanakun, se sa Mediu. Mediu maksimumi nuk ka marrë aq pare sa ka pritur.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • liku: 04/11/2021 14:40

    Cfardo te thone vetem gjyqi i pa anshem nxjerr te verteten se te vriten 26 persona dhe te plagosen qindra te tjere nuk mund te mbyllet ky akt kriminal pa gjyq

    Përgjigju
  • Tosi: 04/11/2021 02:53

    Po mire, nese ka bere presion, nga del Saliu me problem? Po te kunatin, Celibashi, di gje, ca thote "procesverbali"? Po shokun Rama qe iu gjend te nesermen e shperthimit, ca thote? Servil gazetar mbete, shterpe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?