Sali Berisha ka bërë gjithçka që protesta të jetë një betejë finale kundër Lulzim Bashës dhe grupit që e refuzon në opozitë. Nëse shikon dhe parullat e tyre, ato më agresivet janë kundër Lulzim Bashës. Një parullë shkruan “7x7 bëjnë 49 dhe jo 42”, duke shtuar se kjo nuk është opozitë false.
Të gjithë propagandën para fushatës po ashtu po e bëjnë në emër të një opozite që nuk i ngjan asaj të Lulzim Bashës.
Edhe stili i protestës është bërë kujdes të jetë më i dhunshëm, më paralajmërues për dhunë, dhe më agresiv ndaj SHBA, sidomos me paralajmërimet për protestë para Ambasadës.
Edi Rama po ashtu ka bërë kujdes t’i ndjellë drejt dhunës. Fjala vjen, ka hequr nga oborri kërpudhën që e kanë fiksim “demokratët që këpusin zinxhirë”, me qëllim që t’ua kujtojë se diçka tjetër duhet të thyejnë.
Por a është kjo vërtet betejë kundër një opozite false, apo është kjo opozita false?
Nga pikëpamja sasiore, nëse do të krahasojmë protestat e Bashës të vitit 2019 me ato të Berishës, natyrisht Berisha nuk e arrin dot. Duke qenë se aty ishte opozita e bashkuar dhe PD e bashkuar, ato ishin më masive, më agresive dhe natyrisht më të dobishme për opozitën.
Protesta e Berishës, duke qenë protestë për të marrë pushtetin e opozitës, është një protestë që sanksionon përçarjen dhe krijon një humnerë që nuk do mbyllet më në frontin opozitar.
Prej nesër berishizmi do të jetë në luftë me opozitarizmin që nuk e pranon atë dhe zyrtarisht, dhe kjo e bën protestën e Berishës më të vogël dhe më të pafuqishme, se ato të Lulzim Bashës.
Nga pikëpamja politike Berisha ka arritur të kompleksojë figura opozitare, por jo të fitoj mbështetjen e tyre. Kjo është ndoshta e vetmja protestë opozitare ku shumë nga ata që shkojnë nuk janë dakord me liderin që i udhëheq dhe i thërret ato.
Shumë nga deputetët që po i bashkohen asaj nga kompleksi se u thonë “jeni me Edi Ramën”, tanimë janë vet-kompleksuar nga perceptimi se janë bërë ushtarë të Berishës dhe gjëja e parë që thonë, është se nuk kemi punë me Sali Berishën.
Kjo nuk ndodh askund në jetën politike në botë, ku ti të shkosh në një protestë, ku nuk je dakord me organizatorin. Vetëm Berisha mund të krijojë skena të tilla përdhunimi politik.
Nga pikëpamja e kauzës që ka për jetën publike, protesta i përngjan lëvizjes ilegale të Berishës kundër SHBA, që fshihet pas luftës kundër Lulzim Bashës. Protesta është vazhdim i betejës kundër SHBA, tani për t’i treguar se opozita është në duart e Sali Berishës dhe ata duhet të flasin me atë.
Thellë thellë kjo është ëndrra e fundit që ka në jetë Sali Berisha. Ai nuk do më as pushtet, as para, se i ka me miliarda, madje as të amnistohet nga drejtësia. Ai do vetëm të amnistohet nga SHBA, pasi po del nga historia si një familje hajdutësh, familje vrasësish të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.
Ëndrra e tij është që një ditë dikush t’i trokasë në derë e t’i thotë “tani që more pushtetin në opozitë t’i kemi falur minimin e demokracisë, vjedhjet familjarisht, me babë, bir, vajzë e grua, dhe shantazhimin që i keni bërë drejtësisë”.
Por kjo është kauzë e tij dhe jo e shoqërisë shqiptare. Dhe në këtë pikë është përsëri larg kauzës së protestave që opozita bënte kur drejtohej nga Basha.
I vetmi transformim opozitar që ka ndodhur nga Basha tek Berisha, është që para se të kthehej Berisha, opozita luftonte për kauza, për pushtet dhe ishte e bashkuar, kurse tani është e ndarë, lufton për pushtetin e opozitës dhe hallin e Berishëve.
Është vërtet betejë mes opozitës false dhe asaj të vërtetë. Por fals është kjo opozita që ka marrë peng Berisha.
Turp turp me dy standarde! A kane ftyre kjo trup gjykues e perbere nga komunisti sokol como, nje nje njeri pa integritet dhe i korruptuar, ku rrethi shoqerore e njeh mire kete njeri te flliqur qe godit drejtesine e se ardhmes. Znj. Ina rama qe shkarkuat njerezit e drejtesise me te lartw dhe profesionist me urdher te engjell agaci, si ndjehi nga turperimi qe u beri vezhguesi nderkometare..turp. Ju shkarkuat profesionista te drejtesise, si Hajdarmataj qe goditi krimij e organizuar, si znj.sevdari nje prokurore me intigritet te larte dhe profesioniste, si z.Selita! Nje gjyqetar i shkelqyer i sistemit drejtesise! Ja pra njolla qe po i vendosni sistemit drejtesise. Sot para publikut shqiptare ju konfirmuat njollen dhe korrupsionin qe do linin ne ne emer reformes. Znj.Mulaj ti si njeriu me flamur kunder kurrupsionit a mund te thoni komentuesve pse vendosni njollen ketij sistemi duke larguar profesionista,
Përgjigju,,,paçamur proteste,,,
PërgjigjuSala me lleshat e tij is BACK,Ecna gjeti me keta ne as 2 muaj vere ste lejne me bo pushime e me shijuar.....jo protesta protesta se do vi sala ne pushtet...pfff lossers
Përgjigju