Bashkëpunimi i vetëm i “suksesshëm” Berisha - Meta/Metaj, mbetet 6 marsi. Në fakt ishte më shumë meritë e Meta/Metaj, i cili përdori detyrën si president, për të zhvilluar një “referendum’ brenda PD, në garën mes Berishës dhe Bashës.
Dhe vetë Berisha e mbështetësit e tij kaluan në ekstazë pas 6 marsit, duke e quajtur atë një fitore historike, ku mundën Bashën, SHBA, madje dhe Gjykatën e Tiranës.
Të paktën kështu janë deklaratat e tyre publike. Askush nuk donte të dëgjonte se nuk kishin fituar, se Rama i kishte mundur 5 me 1 në zonat më të mira të tyre, se vet Basha nuk ishte aq i dobët sa pretendon Berisha etj, pasi në së paku dy bashki ishin shumë afër.
Refreni i vetëm ishte fjala “fitore” dhe pastaj pyetjet retorike “A e pa SHBA çfarë i bëmë”, “A e pa Basha çfarë i bëmë”?
Dakord, e pamë. Bashkë me Ilir Meta/Metaj e mundët Bashën, e sfiduat SHBA, por nuk e mundët Ramën.
Tani keni para zgjedhjet e radhës dhe befas ka ndryshuar retorika e 6 marsit. Nuk flasin më për fitore, por për bashkim. Dikush flet për bashkim me PD zyrtare, “atë që mundën më 6 mars”, dikush flet për distancim me Metën, por të gjithë duan të shpikin një skemë të një kandidati të përbashkët, që të jetë mbi palët. Madje dhe Meta/Metaj e thotë këtë.
Askush nuk po e zë më në gojë “fitoren historike” të 6 marsit, madje po përpiqen të bëjnë sikur nuk ka ndodhur. Nëse më 6 mars, beteja ishte kundër Lulzim Bashës dhe krenoheshin me përçarjen zyrtare të opozitës, tani beteja është si të vënë në shërbim të përçarësit gjithë faktorët opozitarë.
Pra sipas logjikës së tyre, tani të gjithë duhet të punojnë për Berishën, pa dallime politike, edhe pse më 6 mars bashkëpunuan dhe me socialistët kundër Lulzim Bashës, thuajse hapur në tre bashki.
Por meqë tani u vjen turp nga 6 marsi, le të tërhiqen prej tij. Ta rinisin bashkimin, duke u dorëhequr Berisha si përçarës i 6 marsit dhe të hapet një garë e re në opozitë, fillimisht për kryetarin e saj, pa Berishën në garë. Ajo është e vetmja bazë që bashkon opozitën dhe shmang konfliktin me Perëndimin.
Nëse Berisha thotë se për interesat e veta nuk pyet për PD dhe SHBA, pse PD dhe opozita duhet të pyesë për Berishën dhe hallin e tij!
Opozita nuk mund të ketë lidership të përçarë që urrejnë njëri- tjetrin, por kandidatë të përbashkët që t’i shërbejnë krye përçarësit. Bashkimi nis nga partia, dhe kur gjithë palët pranojnë njëra- tjetrin dhe jo kur një palë pretendon se ka nënshtruar të tjerat dhe tani u kërkon t’i bien në gjunjë. Nëse është kështu, le të provojë me gjunjët e vet.
Betisha dhe meta nuk fiton dote bashkine dhe keshilltare ne te gjithe shqiperine do humbSi bashkine dhe keshilltare partia socialiste do fitoje te gjitha ekelejd alibeje basha dhe dashamire shehi do mari ca basbki ne qoftese mbehehete zgjedhje primare 1 partia socialiste 2 dom doshi 3 donald 4 arjan konomi 5 agron llaka 6 arben froku 7fatos nano 8 114 partite ne shqiperi÷50 partite ne shqipeti 9 shoqata qemal stafa 10 sali berisha 11 vajza ose djali ramis alis 12 froti demokratike 13 frok cupi 14 lega zogu 15 partite perandorise 16 partia memedhene 17 partite komuniste8 nentori partia pioniere 18 partia lidhja prizreni 19 partia mermorimi gerces
Përgjigju