Kam pas shumë reagime plotësuese rreth shkrimit të një dite më pare, rreth asaj se si Sali Berisha ka përçarë çdo parti, çdo organizatë, çdo forum, çdo ngjarje historike, çdo histori raportesh mes shtetesh dhe në fund dhe partinë e vet në dy Kuvende. Dhe ende pa u botuar mirë shkrimi, pashë që po përpiqet të përçajë dhe “Vatrën”, një shoqatë e cila dikur në duart e Nolit e Konicës kishte autoritet si pushteti real i Shqipërisë, e në kohën tonë në tërësi ka qenë një shtojcë e pushtetit të Berishës në Bronx.
Por ndryshe nga ata që i paragjykojnjë, ata që u ka pas mbetur në dorë “Vatra” pas viteve ‘90, unë i kam njohur, dhe drama e tyre është edhe më e madhe se sa duket. Ata më shumë se sa “berishistë”, janë njerëz të manipuluar nga berishizmi dhe disa vegla të tij në SHBA, dhe në shumë raste ata janë kthyer në personazhe qesharake, pa qenë të tillë, falë berishizmit.
Shumë prej tyre janë burra fisnikë, të pasuruar me djersë të tyre, me orë të mbetur tek antikomunizmi i viteve ‘50, kur kanë shkuar drejt SHBA, dhe që besojnë akoma se Shqipërinë e jugut do ta marrë greku, se është Fatos Nano apo Edi Rama orotodoks, apo se Shqipërinë e Veriut dhe Kosovën do ta marrë Serbia, se Edi Rama ka takuar Vuçiqin.
Sali Berisha i përdori ata prej vitit 1996, për të njëjtat arsye që ka përdorur dhe përçarë gjithkënd. Kur në Uashington, edhe më mbështetje të qeverisë së SHBA, u krijua NAAC, një organizatë shqiptaro- amerikane e brezit të ri të shqiptaro-amerikanëve, të cilët përzgjodhën për t’i drejtuar Prof. Doktor Sami Repishtin, Sali Berisha u alarmua nga paranoja e një komploti kundër tij.
Kjo ndodhi, kur Berisha kishte filluar të futej në krizë me SHBA pas zgjedhjeve të 26 majit 1996. Ai filloi të shpërndajë gjithandej akuza ndaj profesor Repishtit, deri për lidhje me Sigurimin e Shtetit, ndërsa Ambasada në Uashington u hodh në sulm ndaj tyre. Në një rast Ambasada refuzoi takimin zyrtar me ta, duke deklaruar se kjo shoqatë drejtohet nga njerëz që i kanë shërbyer komunizmit në Shqipëri.
Pas kësaj, vemendja e Berishës u drejtua nga “Vatra”, e cila pas vdekjes së Arshi Pipës nuk kishte më ndonjë personalitet me ndikim. Atij i duhej një shoqatë e kundërt me NAAC, për t’iu kundërvënë SHBA. Fabula e tij ishte se ai nuk është në luftë me SHBA, por me grekët e SHBA që donin të merrnin jugun e Shqipërisë.
Agim Karagjozi, një gjirokastrit fisnik, që i përkiste emigracionit të hershëm të SHBA, ishte rritur me idenë se grekët ishin rrezik për Shqipërinë dhe e besonte Sali Berishën, se amerikanët e kanë marr inat prej grekëve të SHBA.
Atëhere Sali Berisha e kisht mik Xhorxh Sorosin dhe nuk e sulmonte. Në vend të “Sorosit” të tanishëm, ishin grekët e SHBA, kryesisht Nikolas Gejxh, një gazetar popullor i Nju Jork Times, për shkak të një libri bestseller për historinë e nënës së tij nga Filati dhe peripecitë e saj edhe me shqiptarë gjatë luftës civile. Të tjerët ishin ata që Berisha i quante njerëz të grekëve në administratën amerikane, përfshi dhe atë që më pas u bë shef i CIA, Xhorxh Tened.
Njësoj si tani, që çdo armiqësi me SHBA e shpjegon me Sorosin, atëhere e shpjegonte me grekët e SHBA. Dhe atyre që u mbeti në dorë “Vatra” besonin vërtet se kjo e gjitha bëhej që grekët të merrnin Jugun e Shqipërisë. Ngjarjet e vitit 1997 ua përforcuan këtë psikozë paranojake për shkak të Berishës. Pasi arriti t’i indoktrinojë në një fare shkalle me këtë ide, Berisha pastaj i përdori ata si repart taliban pro tij, deri në atë shkallë sa “Vatra” deklaronte se nuk njeh më qeveritë e shtetit shqiptar dhe filloi ta njohë shtetin shqiptar vetëm kur ishte Berisha në pushtet.
Kjo natyrisht e bëri banale historinë e “Vatrës”, jo të shtetit shqiptar dhe e ktheu atë në një shoqatë të parëndësishme, që nuk përfaqësonte më asgjë, veç hirit të lavdisë së veprës së Nolit e Konciës, i cili nuk kishe fuqi të rriste lavdinë e disa burrave, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, emigrantë antikomunistë, që në fakt as nuk i lexonin dot veprat e tyre, e jo më të ndiqnin rrugën e tyre. Ata ishin thjeshtë disa burra të mirë, patriotë, besimtarë dhe donatorë të një çështje që filluan ta besojnë, se Sali Berishën e luftonin armiqtë e kombit shqiptar, dhe jo SHBA.
Tani kjo histori po përsëritet. “Armiku” i ri i Sali Berishës nuk është me Greqia dhe grekët e SHBA, por një hungarez hebre i quajtur Xhorxh Soros. Indoktrinuesja e tyre tani është një emigrante, e cila lidhjet më të forta politike i ka me lobin pro serb të republikanëve, e martuar me një grek, më familje komuniste, kushërinj të Enver Hoxhës, që pretendon se rreziku është Xhorxh Sorosi dhe Vatra nuk duhet të merret më me Greqinë, Serbinë apo antikomunzimin e vjetër, por me Sorosin. Nuk di a u ka vënë dhe kusht për vaksinimin.
Tani këta pleqtë e Vatrës, deri tek Greqia, Serbia, dhe komunistët durojnë dhe mund të manipulohen. Tek ky Sorosi që banon në të nëjtin qytet me ta, vështirë do ta kenë. Ata mund të ikin dhe në shtëpi të tyre të rrinë me nipat e mbesat e të dëshpëruar me veten që kanë qenë të manipuluar nga Berisha tërë jetën, por kaq budallenj sa i do kjo çupëlina kokboshe, vështirë se mund të bëhen.
Ata besuan herën e parë se Berisha ishte i rrezikuar nga grekët, serbët dhe komunistët. Tani herën e dytë nuk ka se si një emigrante pro serbe, e martuar me grek dhe familje komuniste, kushëririrë e Enver Hoxhës, t’u mbushë mendjen për të kundërtën. Ndaj mos i merrni kot nëpër gojë as si tradhtarë, as si të blerë e as si të shitur. Thejshtë shumë prej tyre e kanë të pamundur për të qenë kaq budallenj sa i doni kundër SHBA. Por budallenj do gjeni dhe mes tyre. Këmbëngulni dhe aty për dy Kuvende.
Si sod dhe si dje Vatra, NAAC dhe shume organizata/ individ te tjer jane te zote me pa bllofinme sy ne qeshtje historike. Disa ngatrohen nje qast apo nje jete por kete shekull ata te mjer nuk pyten. Kush eshte nip i Gjergjit me zemer e ka svid por jo gje e paartishme.
Përgjigju