Mero Baze: Pse gjithë të çmendurit në tribunë?

7 Korrik 2022, 22:02| Përditesimi: 7 Korrik 2022, 22:03

  • Share

Sa herë Berisha ka synuar rikthimin, ka bërë përpjekje të tejkalojë vetveten. Më 1992 u përpoq të bëhej i pranueshëm me parullën “bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”, duke tërhequr shtresën gri të shoqërisë në anën e ndryshimit.

Më 2005 u përpoq të gëlltiste gjithë fyerjet që u kishte bërë kundërshtareve, duke ju marrë dorën dhe duke i nxjerrë në tribuna.

Sot, në përpjekjen e tij të tretë, ka bërë krejt të kundërtën. Të gjithë fytyrat e reja që nxorri në tribune, pa asnjë mëdyshje janë njerëz me devijime të forta psikike, mitomanë, delirantë, fëmijë sigurimsash, ose thjesht të çmendur, që nuk i pranon as shtëpia, as shkalla, as lagjia, e jo më shoqëria.

Përkundër tyre, njerëzit që ishin në rrugë, ata tre- katër mijë vetë që kishin mbushur bulevardin, ardhur nga Konispoli në Shkodër, nuk mund të them që janë të tillë. Ata janë njerëz normal, të dëshpëruar, që duan një shpresë.

Po pse Sali Berisha vret shpresën e tyre, duke u thënë që ju meritoni të udhëhiqeni nga njerëz anormalë?

Kjo është pyetja kyç, që bën çdokush që i njeh ata. Dhe ka një përgjigje. Sali Berisha i izoluar, i dërrmuar dhe i pashprese për të udhëhequr sërish Shqipërinë, kërkon të hakmerret ndaj gjithkujt për izolimin e tij, për burgosjen për së gjalli të tij dhe familjes së tij, si familje hajdutësh dhe minues të demokracisë.

Ai kërkon t’u thotë shqiptarëve se ju meritoni këta të çmendur, derisa më latë mua vetëm. Njëri pas tjetrit, njëri duke sulmuar Sorosin, tjetra ambasadoren e SHBA, një tjetër duke folur në emër të delireve të veta dhe gra histerike që shkumojnë urrejtje, të krijohet ideja se dikush ka hapur derën e klinikës nr. 5 dhe i ka nxjerrë pacientët në tribunë.

Ai vetë i dëgjonte duke qeshur në rrugë.

Ai vetë është i qartë kush janë ata. Ai e di mirë që ata nuk ja voton as shtëpia e tyre. Dhe për t’i vënë vulën vetë kësaj hakmarrje me fjalimin e tij plot urrejtje, ai mendon se duke u treguar shqiptarëve se ka një pakicë të çmendur që mund të mbajë peng opozitën, kërkon t’i gjunjëzojë ata për të marrë hak për izolimin e tij, për vetminë e tij, dhe mbi të gjitha për fundin e tij pa lavdi, si hajdut i parave të shqiptarëve, si minues i demokracisë dhe shantazhues i drejtësisë në këtë vend.

Është hakmarrje e një njeriu që e di që nuk e prek dot fitoren. Po ta ndjente atë sadopak, do shikonit fytyra të tjera në tribunë. Por ata as nuk i shkojnë, as nuk i fton dot.

Opozita normale do ta gjejë rrugën e vet. Nderi që ky u ka bërë sot, është se i ka thithur si rrufepritës gjithë të çmendurit. Dhe mendon se po përpiqet t’i poshtërojë duke u thënë “këta meritoni!”  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni Deutsche: 08/07/2022 09:57

    Mero Baze, je gjigand. Kjo eshte e verteta, por populli yne i harron shume shpejt momentet negative qe kemi kaluar me Salen ne krye. Turp per ata njerez dje.

    Përgjigju
  • Orem Ezab: 08/07/2022 09:06

    po ky loqja gjall akoma

    Përgjigju
  • Cepi: 08/07/2022 01:29

    Mero je gjigand. Je një intelektual i përkryer që gjithë jetën ja ke kushtuar Sali Berishës. Në fshat kemi pasur një intelektual si ti, ishte inxhinier pyjesh. Njëzet e ca vjet, në çdo sebep te njejten barcalet tregonte. Edhe ti o Mero të njëjtën trashëgimni intelektuale do na lësh. Po të komentoj në këtë orë të natës sepse thonë që komentet natën nuk bllokohen nga çensura.

    Përgjigju
  • Aksi: 08/07/2022 01:15

    Mek mek mek boll se na hape barkun.

    Përgjigju
  • dajti: 07/07/2022 23:57

    Dakord me ty Mero Sala eshte ai qe eshte.Ai i tille ishte edhe ne 2005 ai vinte nga skandalet dhe krimet qe kishte kryer si vjedhjen e zgjedhjeve te e1996, skemat piramidale dhe 97, por ja qe u gjet nje Lefter Xhuvel qe me tre deputetet e partise agrare e solli ne pushtet per 8 vjet te tjera.Per fat te keq te shqiperise kam frike ka per tu gjetur perseri nje Xhuvel tjeter ne zgjedhjet e ardhshme. Sala po perballon non-graten e amerikes, gjyqetaret shqiptare i ka paralizuar komplet duke i frikesuar, edhe vjedhjen e votes mund ta beje perseri.

    Përgjigju
  • Gjergj: 07/07/2022 23:32

    Kjo nuk èshtè gazetari, o Ymer Gèllbaza. Pa i njohur njerèzit fare, tè bèsh specialistin nga larg dhe tè shpèrndash "kartela tè çmendurish dixhitale" èshtè palaçollèk. Problemi juaj o Ymer, èshtè ai bulevardi plot. Shkrime paçavure si ky, nga ata qè i kanè shèrbyer Saliut mè parè, dhe Edit sot,,vetèm se tregojnè moralin e kalbur dhe skizofreninè nè tè cilèn jetoni vetè.

    Përgjigju
  • Halil: 07/07/2022 22:26

    Bravo Mero je i madh

    Përgjigju
  • fitim: 07/07/2022 22:19

    shkrim perle...bravo mero...non gratat dhe te cmendurit ne proteste...

    Përgjigju
    • Cubel breca: 08/07/2022 09:59

      Ore cuditemi si ka hajvan samari akoma e shkojn pas nje te marri,nje kerme politike qe ka ber te gjitha te keqijat e mundeshme nga 30 vjet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?