Lëvizja Socialiste për Integrim, një nga partitë më të anatemuara në Shqipëri si “gjobëvënse” ndaj dy partive të mëdha PD e PS, mbijetoi dhe më pas u shutua bazuar në lider të fuqishëm lokal. Duke qenë parti atipike, jo ideologjike, por bazuar mbi pragmatizmin ndaj pushtetit, ajo u fuqizua në pirutetat e saj të kalimit nga aleate e PD tek PS, duke rritur dhe forcuar faktorët e saj lokalë.
Fal këtyre piruetave këta liderë lokal u bën të rëndësishëm për të dy palët, duke shmangur kostumin idelogjik dhe duke u bazuar vetëm tek mundësia për punësime dhe përfshirje në pushtet. Kështu LSI u bë e famshme nga Saranda në Shkodër, jo për shkak të Ilir Metës apo Monikës por faktorëve lokal.
Në Sarandë LSI u mbështet tek një grup i fuqishëm biznesi, Balilaj, pesha dhe autoriteti i të cilëve në zonë, ka qenë i rëndësishëm. Përpara se LSI të lidhej me Balilaj, kishte 150 vota në Delvinë dhe Sarandë dhe pas lidhjes me ta ajo u bë partia e dytë në zonën Sarandë Delvinë. Pavarësisht amplifikimit që ju bë Balilajve si grup i lidhur me drogën për shkak të historisë së një prej pjestareve të familjes, pasuria e tyre dhe fuqia lokale nuk ka pasur bazë trafikun e drogës, por bizneset e sigurisë dhe investimet në shërbime turistike. Pas goditjes politike që pësuan nga burgosja e një pjesëtari të familjes dhe demonizimit të tyre prej Berishës ata u shkëputën prej LSI duke mbajtur me të lidhje thjesht nejrëzore. Suksesi i Berishës për ti ndarë nga Meta buronte nga historiku i mëparshëm i tyre si ish mbështetës të PD, që ua kishte marrë LSI.
LSI po ashtu u bë e rëndësishme në Gjirokastër me Vangjel Tavon, një socialist rrace, i cili për shkak të konflikteve lokale me ish kryetarin e Bashkisë Gjirokastër pas vitit 2009, e pa më me leverdi futjen në LSI dhe përfshirjen në qeveri, duke u bërë Ministër i Shëndetësisë. Fal fuqisë së tij në biznes, dhe fuqizimit që pati si faktor politik duke qenë i shtrirë në gjithë qarkun, ai arriti të ruante peshën e një elektorati të mjaftueshëm për më shumë se një deputetë deri më 2017.
Ai kishte një rrjet kapilar votuesish në gjithë qarkun dhe kishte krijuar mitin e një deputeti shembullor, i cili gati i kishte votat personale. Pas bojkotit të parlamentit, ku Tavo ishte dukshëm kundër ai u ftoh me LSI dhe së fundmi duket se refuzoi ti bashkëngjitet Partisë së Lirisë së Ilir Metës.
Një tjetër faktor i fuqishëm elektral i LSI ishte Berati, me dy figura politike Gledon Rehovica dhe Nasip Naco. Të dy këta personazhe u larguan nga LSI pak nga pak pas bojkotit të vitit 2019 dhe më 2021 Naço kandidoi për Partinë Socialiste ndërsa Rehovica duket se qe një mbështetës në hije i saj.
Në Durrës po ashtu LSI ishte e mbështetur tek familja Koka, duke pasur aktorë kryesor Lefter Kokën dhe vëllain e tij si dhe rrjetin e tyre elektoral në qarkun e Durrësit. Për shkak të konflikteve të vazhdueshme në kohën që Koka ishte ministër i Mjedisit, për shkak ndoshta dhe të presioneve për favore financiare në adresë të partisë, Koka dhe Meta u ftohën dhe ai nuk ju bashkua bojkotit të LSI më 2019.
Pas kësaj ai u bë deputet i PS në zgjedhje e vitit 2021 çka u pasua me denoncim nga LSI për aferën e inceneratorëve duke përfunduar në burg. Kjo ka shkatërruar tërësisht bazën elektorale të PD në Durrës dhe ka ngjizur një armiqësi dhe familjare mes Metës dhe Kokës çka disa ditë më parë në Lalëz, Meta për pak përfundoi në rrahje fizike prej vëllait të tij.
Goditja më e fundit fatale e LSI ishte në Shkodër javën që shkoi me largimin e Agron Çelës. Çela është nga politikanët lokal, me vota të fiksuara për gati afërsisht dy mandate prej vitit 2009, duke e ruajtur dhe përmirësuar rezultatin pavarësisht pirueteve të LSI. Në disa nga lëvizjet e LSI kundër Ramës ai ka qenë i distancuar por ka qenë luajalë më LSI. Lëvizja e fundit e LSI drejt Partisë së Lirisë duket që as atë nuk e ka ngrohur duke u larguar prej tyre dhe duke ju bashkuar PS.
Gjeografia e defaktorizmit të LSI nga Saranda në Shkodër në të vërtet është gjeografia e vdekjes së LSI e cila nuk arriti dot të shkrihej tek parti e re e Ilir Metës. Tani në vend të këtyre faktorëve, të cilet i sillnin LSI 80 per qind të votave, tani votat pritet ti mbledhin aktorue si Agim Neshua, Petraq Milua, Tedi Blushi dhe Brahimallari. Të katër bashkë duke llogaritur dhe Metën, nuk kanë vota sa një prej këtyre që i ka ikur.
Prona familjare ndahet kur ndahen familjaret>Keshtu Meta nga copzat e LSI rifomuloi pronesine politike ne PL. dhe asnjeri nuk mbeti duar thate.
PërgjigjuEpo kshu eshte kur ja "ble" vjedhurazi Rama pjeset nje e nga nje Likes.
Përgjigju