Akti banditesk i fisit Rrahja ndaj fisit Maja në Fushë Krujë, është qartazi një rast i mungesës së shtetit. Është po ashtu dhe një karshillëk në emër të pushtetit. Kur shikon sa shumë vetë janë arrestuar nga një fis me mbiemrin Rrahja për rrahje, e kupton se ata ndjehen të sigurtë në atë që kanë bërë. Madje e kanë publikuar dhe vet videon e rrahjes, për të treguar se nuk ndjehen të rrezikuar nga ligji.
Motivi i tyre është i qartë. Viktima i ka “bezdisur” në biznesin e tyre të gurores, që duket se është përtej kufijve të ligjit. Policia nuk ka vepruar dhe madje ka spiunuar tek agresorët, viktimën. Dhe kjo justifikon të gjitha masat që Policia e Shtetit po merr ndaj Komisariatit të Kurbinit në këtë rast.
Por për të kuptuar se për banditët ekziston një markato politike, dëgjoni deklaratën e Sali Berishës. I vetmi që tentoi ta devijojë pistën e rrahjes ishte Sali Berisha. Ai tha se rrahja nuk u bë për guroren, por se viktimat janë mbështetës të “Foltores”.
Deklarata e cila duket si ato lajthitjet e verës së Sali Berishës, në fakt tregon thelbin pse mbijetojnë të “fortët” në sistemin tonë politik.
Në momentin kur shteti i godet, ata natyrisht që i largohen pushtetit, por nuk ngelen rrugëve. Pala tjetër që sot i quan banditë, në zgjedhjet e radhës i quan aleatë. Dhe kështu ata riciklohen.
Kemi dhjetëra shembuj në këto 30 vjet, kur fise të tilla “të fortësh” i kanë shëtitur gjithë partitë, nga PD te PS, përfshi dhe të voglat në mes, si seksere.
Vetëm disa muaj më parë në Lezhë ndodhi një vrasje, për motive gjakmarrje, ku 5 anglezë dhe një shqiptar ishin mobilizuar të vrisnin hasmin e shqiptarit.
Sali Berisha doli i pari dhe tha se vrasja nuk është për gjakmarrje, por për faktin se ky “i forti” dikur ka qenë me PS dhe tani kishte shkuar me opozitën. Në fakt ai ishte vrarë për gjakmarrje, por për Berishën ishte më i rëndësishëm konteksti politik, pasi ishte para zgjedhjeve dhe i duheshin votat e fisit te viktimës.
Është e njëjta tipologji reagimi si në rastin e Rrahjes.
Ajo që kërkon Berisha nga kjo ngjarje e shëmtuar është që viktimat të pozicionohen me të. Motivet e tjera nuk kanë rëndësi.
Pra në rastin e Rrahjes duhet bërë shembull çdokush që ka qenë në dijeni dhe e ka lejuar ngjarjen, e jo më ata që kanë marrë pjesë. Por interesi i palës tjetër politike, nuk është kjo fare. Interesi i Berishës në këtë rast është që viktima të bëhet me të, ndërsa agresori të zhgënjehet nga pushteti.
E njëjta gjë dhe në rastin e Lezhës. Edhe pse tanimë është një vrasje e zbardhur për motive gjakmarrje, interesi i Berishës ishte që fisi i tij para zgjedhjeve të merrte sinjal që duhet të ishin me Foltoren, se i kishte vrarë Edi Rama.
Duke ushqyer një lloj tregu politik, si merkato futbollistësh për këta banditë, ata mbijetojnë gjatë në politikën shqiptare, duke ndërruar parti të mëdha, pastaj të vogla, e në fund duke bërë çetat e tyre politike.
Është kjo arsyeja që sot kjo dorëheqja e Rrahman Rrahjes, deputetit që është i vetmi nga fisi që s’paska marrë pjesë në rrahje, ngjan si dorëheqje nga turpi prej fisit, që s’ka qenë dhe ai aty.
Derisa gjithmonë do të dalë dikush që krimit nuk do t’i thotë krim, banditit nuk do t’i thotë bandit, por militant, vrasësve nuk do t’u thonë vrasës por biznesmenë, vrasjeve nuk do t’u thonë vrasje, por “atentat” si në filmat me guerilas, atëherë gjithmonë do ketë një treg politik të hapur për ta.
Dhe nëse doni të kuptoni cili është efekti i dorës së fortë të Policisë së Shtetit sot kundër këtij fisi, prisni dy vite më vonë kur të vijnë zgjedhjet të shikoni kush do t’i mbështesë, e kush do mbaj distancë prej tyre nga partitë e mëdha apo te vogla. Vetëm atëherë mund të sigurohemi se ua kemi prerë rrënjët.
Edhe kur pamjet zor se te lene shteg per spekullim, Meroua prape ke Saliu e gjen fajin. Sa te paimoral.
Përgjigjua ishe ti i pari qe u bere avokat i ketyre e sulmove Emiliano Nuhun. Ik o pleher
PërgjigjuIk ore kèrrmè. Kètu dalin sheshit njèri hajdut pas tjetrit, duke vjedhur, grabitur pasuritè kombètare dhe duke fshirè prapanicat me kushtetutshmèrinè e kèsa republike buçesh,ndèrsa zotrote dèrdèllis E LAGU SE LAGU. FUNDÈRRINÈ !!
Përgjigju