Ish-kryeministri Sali Berisha

Mero Baze: Pse opozita i ka hequr të drejtën vetes të gëzohet për çeljen e negociatave?

18 Korrik 2022, 20:31| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 20:35

  • Share

Çelja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e cila pritet të ndodhë të martën paradite në Bruksel, po injorohet nga opozita në Shqipëri, e cila me sa duket nuk di si të sillet me këtë ngjarje.

Përpjekja për ta injoruar këtë zhvillim historik për Shqipërinë, vjen nga fakti se opozita ka mbajtur qëndrim joserioz për shkaqet që kanë shtyrë çeljen e negociatave, duke tejkaluar me këtë rast dhe të drejtën për të kritikuar qeverinë për vonesat në këtë proces.

Partia Demokratike ka meritat e saj në historinë politike të vendit për nisjen e procesit të anëtarësimit dhe hedhjen e dy hapave, atë të nënshkrimit të Marrëveshjes së stabilizim asocimit më 2006 dhe dorëzimin me kosto të lartë të kërkesës për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtar, të cilin e morëm më pas gjatë qeverisë “Rama”.

Për shkak të shtyrjeve të përvitshme prej vitit 2018, ku u desh të vuanim bashkërisht me Maqedoninë embargon e dy vendeve të tjera ballkanike, çelja e negociatave ka qenë temë spekulimi nga ana e opozitës.

Edhe pse arsyet e bllokimit ishin të qarta dhe thuheshin me zë të lartë, opozita vazhdonte të recitonte këngën e Sali Berishës, që shkaku i bllokimit të negociatave është Edi Rama, qeveria e tij etj.

Paradoksi u bë dhe më i thellë pas ndarjes së fortë brenda opozitës nga maji i vitit të kaluar, me shpalljen e Sali Berishës “non grata” familjarisht për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, nga SHBA.

Të kompleksuar nga Berisha për aleancë me Edi Ramën, forcat e vërteta pro-evropiane të opozitës sërish nuk patën një qasje serioze ndaj procesit të çeljes së negociatave.

Qeveria shqiptare ka pasur një sërë detyrimesh formale për t’i realizuar për çeljen e negociatave, ku kryesorja ishte Reforma në Drejtësi dhe ngritja e SPAK. Në vitin 2018 këto detyra u realizuan.

Opozita bëri betejë dhe me tymuese në Parlament kundër procesit të ngritjes së SPAK apo zëvendësimit të përkohshëm të prokurorit të Përgjithshëm, çka ishte një pikë kyçe në çeljen e negociatave. Pra ajo kontribuoi kundër plotësimit të kushteve, edhe pse nuk ja doli dot.

Kur kushtet u plotësuan dhe çelja e negociatave u kthye në një proces torturues të çmilitarizimit të Ballkanit nga nacionalizmi dhe rivalitetet e fqinjëve me Maqedoninë, arsyeja ishte e qartë. Por të vetmit në rajon dhe deri në Bruksel që nuk e kanë pranuar që negociatat po bllokoheshin prej kushtëzimeve të Maqedonisë, ishin opozitarët tanë. Kjo jo vetëm që nuk do t’ua ulte vlerën sikur ta pranonin si realitet, por do bënte të besueshme kritikat e tyre ndaj qeverisë në rrugën e plotësimit të detyrimeve. 

Duke thënë deri në minutën e fundit që nuk ishte Maqedonia, por Edi Rama, nuk bënë asgjë tjetër përveçse i ulën besueshmërinë vetes për të kritikuar realisht qeverinë në këtë histori.

Tani, 2 ditë pasi u zgjidh ngërçi i Maqedonisë së Veriut, negociatat po çelen. Dhe të gjithë bëjnë sikur nuk e kanë mendjen se çfarë kanë thënë deri dy ditë më parë. Të paktën të bëjnë sikur gëzohen!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 19/07/2022 10:52

    Po tani cfar thote opozita tropojane e bandes politike "FALLTORJA" e Salukut?????? Dihet gje per Salukun? Degjova se do bej harakiri tek 15 kateshi(ma ka thane nje mik i imi i mire e i besushem),por nuk e besoj.Ai nuk eshte nga ato burra.Ora biologjike e tij eshte ne fund,bile tashma para vdekjes politike

    Përgjigju
  • anxhelo: 18/07/2022 20:55

    Opozitavazhdimisht ka qene ajo qe ka nzire faqen keti vendi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?