Ish-kryeminsitri Sali Berisha

Mero Baze: Pse opozitarët shpresojnë që Berisha i mbron nga drejtësia?

3 Korrik 2022, 21:14| Përditesimi: 3 Korrik 2022, 21:16

  • Share

Nuk e shkoj si problem shumë te rënd pse brenda opozitës po krijohen dy standarde për sjelljen ndaj drejtësisë së re, pasi kjo është traditë e vjetër e tyre. Gjithmonë për ta  drejtësia përshëndetet kur dënon zyrtarë të lart të qeverisë përfshi ministra dhe deputetë siç ka bërë deri tani, dhe një standard tjetër që po bie shumë në sy në rastin e akuzave ndaj deputetit Salianji, ku drejtësia paragjykohet se “mos dënon Salianjin” se kjo pastaj quhet krim.

Por më e dëmshme se kjo është vet sjellja e deputetit të akuzuar. Ai mes PD zyrtare, e cila përmes Alibej ka bërë një deklaratë të gabuar pro tij, duke kërkuar të shkojnë dpeuetët në sallë në shenjë presioni ndaj gjykatësve, dhe Berishës, që në fakt e ka injoruar fare hallin e tij, ai po përpiqet të josh Berishën, me veprime konsomolasi, me shpresë se presioni i Berishës mbi gjykatat, funksionon.

Nëse vë re deklaratat e deputetit të akuzar, ai sillet si njeriu i mirë Lej Fen, që para se të ketë mendjen tek gjyqi i tij, e ka mendjen tek protesta e 7 Korrikut e Berishës, për ti treguar atij, se nëse e kërkon nevoja, ai është gati të shkoj në burg për Berishën, duke e injoruar fare gjyqin dhe duke u marr me hallin e Berishës.

Ky mentlaitet që e bën më qesharak se sa duket në të vërtet gjithë kjo fabulë, buron nga fakti se deputetët e PD, përfshi edhe ata që nuk e duan Berishën, besojnë se ai e tremb drejtësinë, mjafton të bëhesh me të. 

Rasti i Salianjit është tipik. Ai nuk e do Berishën, natyrisht as palën tjetër dhe po eksperimenton të mbijetoj duke bërë pazare me dy palët, por meqë tani ndodhte para një vendimi gjyqi që mund ta burgos, ai bëhet pa kushte me Berishën, madje me një përkushtim të neveritshëm ndaj hallit të Berishës në datën 7 korrik.

Vet Alibej, formalisht ka bërë më shumë se Berisha për të, madje dhe më keq se Berisha, pasi ka premtuar të rikthej skenat e gjyqeve të 21 janarit, kur gardistët mbushnin sallën e gjyqit dhe familjet e viktimave rrinin jashtë, derisa të shpallej i pafajshëm vrasësi.

Por ideja që Berisha është ai që tremb gjykatat dhe jo Alibej, e ka bindur Salianjin që nderin t'ia kërkoj Berishës, duke ju betuar se është gati të bëj çdo gjë për datën 7, kur ka hallin Berisha. 

Të presim tani çfarë hakërrime do të lëshoj Berisha mbi gjykatësin, dhe çfarë dënimi do ti caktoj gjykatësit më 7 korrik, nga populli i 7 korrikut, nëse e dënon deputetin në fjalë. Salianji atje i ka sytë, si çdo njeri i rrezikuar nga drejtësia. Dhe Berisha patjetër do të bëj diçka. Por Zoti mos ë vëntë në provë që të dënoj Slaianjin, se pastaj do kuptohet që nuk ka çfarë ti bëj gjyqtarit.  

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?