Sali Berisha

Politikë

Mero Baze publikon videon: Kur Berisha sulmonte Ruçin dhe shpjegonte sa e rëndë është për Shqipërinë nëse SHBA i heq vizën një politikani shqiptar

4 Nëntor 2021, 21:40| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 21:43

  • Share

'E rëndë nëse një politikani shqiptar, SHBA i heq vizën', kështu deklaronte dikur ish-kryeministri Sali Berisha i cili vetë është shpallur person 'non grata' nga Amerika. Këtë deklaratë të Berishës, i cili sulmonte Gramoz Ruçin, e ka kujtuar sot gazetari dhe publicisti Mero Baze.

Në Facebook, Baze ka publikuar deklaratën të bërë disa vite më parë nga Berisha në televizionin e familjes së tij, i cili shprehej: "Thuhet se Gramoz Ruçi ka mohim të përjetshëm të vizës private për në SHBA, pra ka një dënim nga qeveria ndaj këtij personi. Nëse kjo është e vërtetë, përbën një gjë shumë të rëndë. Numri dy i shtetit shqiptar është në rreh në kuq për akte kriminale nga qeveria e SHBA".

Mero Baze shkruan se tani që Berishës i kanë hequr të drejtën familjarisht për të qenë përfaqësues të popullit shqiptar, atë që ka thënë dikur për Ruçin, duhet ta shumëzojmë me 10 për të kuptuar se çfarë e ka gjetur ish-kryeministrin.

“Sali Berisha duke shpjeguar sa e rëndë është për Shqipërinë nëse një politikani shqiptar SHBA i heq vizën. E ka shpikur dikur këtë për Gramoz Ruçin. Tani këtij i kanë hequr të drejtën familjarisht për të qenë përfaqësues të popullit shqiptar, si hajdut dhe minues të demokracisë. Shumëzojeni këtë që thotë vet me 10 për ta kuptuar çfarë e ka gjetur”, shkruan Baze.

DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën më 19 maj si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Komento

Komente

  • Rexhep DELIRANT DEBIL KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 05/11/2021 08:20

    O Shku Sali ti e the vet në këtē intervist me qen pekën se sa e rëndë është të mohoi Amerika vizën. Po ti mor Zotni po të ishe burr duhet prej kohësh të ishe larguar nga politika. Po zaten ti shoku salhe nuk ke burrëri.

    Përgjigju
  • Iris: 05/11/2021 03:54

    Nuk eshte fundi i botes per nje politikan shqiptar po iu ndalua hyrja ne Amerike.Te gjithe ekonomikisht jane mire,mund t'ju lendohet imazhi politik.por as kjo nuk ka shume rendesi,sepse edhe pse mendojne se do jene te perjetshem ne karrige,heret a vone menjanohen nga rivalet e kundershtaret.Problem eshte kur amerikanet nuk i japin viza njerezve te thjeshte,per ndonje arsye te ndryshme,sidomos atyre qe provojne fatin me llotarine amerikane.Kjo eshte vertet e rende,se fatkeqet e bejne nga halli per nje jete me te mire.

    Përgjigju
  • Dyli: 05/11/2021 03:00

    Ike plaku mere me gjithe tespije

    Përgjigju
  • FATMIRI: 04/11/2021 22:51

    SALI BEHU GATI SE PO TE AFRON ORA PLEQERINE DO E KALOSH TE 313

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?