Sali Berisha

Opinion

Mero Baze: Revolta e padrejtë e socialistëve ndaj Berishës

22 Shtator 2022, 20:09| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 20:15

  • Share

Sali Berishës sot, ndoshta për një arsye njerëzore, për shkak të moshës, nuk i mbajtën gjunjët dhe u ul në një karrige deputetësh të socialistëve. Mund të mos kishte bërë përshtypje kjo sjellje, sikur ai të mos e kishte shpjeguar vetë. Në përpjekje për të bërë humor, zanat i cili do minimumi inteligjencë dhe finesë, ai tha se ‘jam ulur aty si avokat i socialistëve, pasi unë i mbroj më mirë interesat e tyre se drejtuesit e tyre.’ Nuk di pse u nxehën pas kësaj, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali.

Për herë të parë Berisha ka thënë një të vërtetë të dhimbshme të jetës së tij politike. Përveçse ka plotësuar një ëndërr të vjetër të tij, të ishte pjesë e partisë së tij natyrale, ai realisht ka thënë të vërtetën kur tha se është avokat i socialistëve.

E vërteta e hidhur është se për vite të tëra, ai është engjëll mbrojtës i socialistëve në pushtet. Sa herë socialistët përballen me krizat e tyre të brendshme, sa herë përleshen me njëri- tjetrin për pushtet dhe rrezikojnë shumicën, shfaqet Berisha dhe ata qetësohen, rikthehen në vendet e tyre dhe vazhdojnë të qeverisin.

Sa herë socialistët përballen me ndonjë skandal të rëndë korrupsioni dhe papërgjegjësi në qeverisje, natyrisht që zgjojnë dhe zemërim qytetar. Sapo njerëzit vendosin të protestojnë dhe të përballen me socialistët, shfaqet Sali Berisha dhe qytetarët kthehen në shtëpi të dëshpëruar, pasi u duket se i pret një e ardhme më e zezë.

Sa herë socialistët dështojnë me reforma dhe ngjallin pakënaqësi popullore, shfaqet Sali Berisha si alternativë dhe njerëzit kafshojnë gjuhën. Sa herë socialistët e tepërojnë në qeverisje dhe zyrtarët e tyre tejkalojnë të drejtat, duke ushtruar dhunë apo vrasje aksidentale, shfaqet Sali Berisha dhe ata shpëtojnë paq.

Sa herë socialistët bëjnë ndonjë pisllëk elektoral, për të kapur një apo dy mandate më shumë, njerëzit natyrisht zemërohen, pastaj shfaqet Sali Berisha që ka bërë gjëma elektorale dhe njerëzit pranojnë. Ka dhjetëra raste të tilla, kur Sali Berisha është bërë realisht avokati i socialistëve në pushtet. Ai i ka mbrojtur ata si një engjëll mbrojtës i dërguar nga Zoti, sa herë kanë qenë buzë katastrofës në pushtet.

Ndaj ata nuk kanë pse mërziten me të sot, pse tha të vërtetën. E vërteta dhemb, por më shumë duhet t’u dhembë demokratëve që e mbajnë avokatin e socialistëve në krye të tyre. Socialistëve u takonte ta respektonin që më në fund pranoi të vetëdeklarojë punën që bën prej vitesh, pa shpërblim. Të paktën një mirënjohje mund t’ia kishin dhënë.

Komento

Komente

  • David: 23/09/2022 12:52

    Kur vendi lengon nga kthetrat e mafies se kuqe, eshte luks idiot te merresh me te vdekurin. Dhe eshte fatkeqesi qe edhe media eshte tashme njesh me neokomunistet.

    Përgjigju
  • laku: 23/09/2022 07:00

    bravo mero e ke qendisur.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?