Kreu i PD Lulzim Basha

Opinion

Mero Baze: Rivalët e “duan” Bashën, edhe spiun të SHBA, edhe armik të SHBA

30 Maj 2021, 19:51| Përditesimi: 30 Maj 2021, 19:56

  • Share

Një nga kandidatet për kryetare të Partisë Demokratike, e mbështetur nga Berisha, Edit Harxhi, ka akuzuar Lulzim Bashën se prej tre vitesh i është refuzuar viza për në SHBA.

Refuzimi i vizës për në SHBA, i figurave publike në politikë apo në pushtet, është një praktikë në heshtjeje e qeverisë së SHBA, e cila bëhet kryesisht për zyrtarë në pushtet, të cilëve u refuzohen vizat për qëllime turistike, ose për figura politike që kanë probleme me të qenit luajal me politikën e SHBA në vend.

Lista e të tillëve në Shqipëri është e gjatë, por jo publike. Në këtë listë ka qenë dhe Berisha e familja e tij prej dy vitesh. Por kjo listë nuk bëhet publike dhe është një ndëshkim si të thuash paralajmërues i shkallës së parë.

Ndaj në këtë pikë zonja Harxhi mund të ketë informacion të saktw, por nuk ka të drejtë.

Ajo çfarë e bën qesharak këtë denoncim të zonjës Harxhi, është fakti, se ajo është një kandidate që po mbështetet nga Sali Berisha në këtë garë.

Enturazhi që e shoqëron atë, përfshi Bujar Nishanin, kanë shprehur keqardhje për shpalljen “non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA, që është ndëshkimi i shkallës sipërore, dhe i pandryshueshëm përjetësisht për të.

Ata “kanë shprehur besimin” se Berisha do ta fitojë këtë betejë me SHBA, e broçkulla të tjera dhe pastaj duan të na surprizojnë se Lulzim Bashës i paksan refuzuar vizën për në SHBA.

Kur je dakord me atë të parën, për Berishën, që është një gjëmë, kjo e dyta është një thashethem mediokër, që kërkon t’i ulë rëndësinë  ndëshkimit të Beirshës, duke thënë që dhe Basha nuk shkon dot në SHBA.

Ndëshkimi i Berishës nuk ka lidhje me vizën, por është thellësisht i motivuar nga arsye të rënda, si minues i demokracisë, si i korruptuar dhe si shantazhues i drejtësisë.

Kush është në anën e Berishës pas këtij ndëshkimi, minimumi duhet të heshtë dhe të mos merret më me “ndëshkime” të tjera për refuzim vizash edhe sikur të jenë të vërteta.

Refuzime vizash kanë dhjetra zyrtarë socialistë, disa politikanë të opozitës e qeverisë, disa pronarë mediash dhe figura publike dhe arsyet janë që nga ato konsullore, deri tek ligjore apo politike.

Por kjo nuk ka të bëjë dhe as të krahasohet me atë që i ka ndodhur Sali Berishës. Ata që nuk guxojnë të marrin qëndrim ndaj asaj që i ka ndodhur Berishës, bëhen qesharakë, kur tentojnë të krahasojnë refuzimet e vizave me dënimin publik që i është bërë atij.

Më e thjeshta do të ishte të heshtnin.

Më e sinqerta është ajo që thotë Nishani me keqardhje që këtë gjëmë Berishës ja ka bërë Basha.

Më idiote është ajo që thotë Berisha, i cili këmbëngul se këtë ndëshkim e ka “peshqesh”  prej  vitit 2019 kur ishte Donald Lu. Pra i bie që ta ketë marrë nga Presidenti Trump, ndërkohë që akuzon armikun e tij Xhorxh Soros.

Por sidoqë të jetë, të përpiqesh për një alibi për Berishën, duke gjetur si argument refuzimin e vizave për Lulin, është banalitet.

Sidomos kur gjithë akuzat ndaj Lulit janë se ka shitur Berishën tek amerikanët. Tani ose është njeriu që e ka spiunuar tek amerikanët, ose është armik i amerikanëve. Të dyja bashkë nuk rrinë. Zgjidhni një!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?