Sali Berisha

Mero Baze: Si e shfryu Escobar tullumbacen antiamerikane të Berishës?

14 Prill 2023, 20:21| Përditesimi: 14 Prill 2023, 20:26

  • Share

I dërguari special i SHBA për Ballkanin Gabriel Escobar, çmontoi propagandën amerikane të Berishës përmes tre qëndrimeve të qarta në intervistën e tij në Top Channel. Së pari ai rrëzoi legjendën që ka ngritur Berisha brenda demokratëve, sipas te cilës, nëse ata votojnë Berishën, SHBA do gjunjëzohet dhe të rishikoj qëndrimin ndaj sanksionimit të Berishës si “person non grata”, për minim të demokracisë për përfshirje në korrupsion madhor të tij dhe familjes së tij dhe për shantazhim ndaj sistemit të drejtësisë. 

Deklarata e zotit Escobar pikërisht shfryu këtë tullumbace, duke deklaruar se nuk ka asnjë  rast që SHBA të ndryshoj qëndrim për personat e sanksionuar si “non grata” për shkak rezultateve elektorale.  Dhe është normale. Shumë liderë në botë, të sanksionuar nga SHBA bëhen popullor në vendet e tyre si antiamerikan. Dodiku në Bosnjë është fuqizuar dhe më shumë tani që është sanksionuar nga SHBA. Të tjerë në Rusi apo ish republikat sovjetike po ashtu janë bërë heronjtë antiamerikanë të vendit. 

Problemi I Berishës është se gjendet në një vend proamerikan se po të ishte në Rusi apo Kinë hero kombëtar do ishte. Këtu njerëzit nuk janë të lumtur të kenë udhëheqësin e tyre kundër SHBA, dhe Berisha e di këtë ndaj I gënjen duke thënë se nëse marrim vota, SHBA  ndryshon qëndrim. Deklarata e Escobarit I preu shpresat në këtë drejtim.

Së dyti Escobar deklaroi qartë për tu dal borxhit mbështetësve të tij se Sali Berisha i përket të shkuarës së Shqipërisë.  Kjo është një përsëritje e qëndrimit të SHBA për Berishën me të cilin nuk duan të kenë më punë. Dhe kur thonë nuk duan të kenë punë me të, kanë parasysh se ai nuk do të vij kurrë në pushtet. Por si opsion antikombëtar mund të ekzistoj në pakicë. Ka dhe rryma të tjera antikombëtare në Shqipëri por që janë në pakicë. Nuk është problem se shtohet dhe një parti antiamerikane. Puna është që Berisha po përpiqet ti mashtroj njerëzit, duke shpikur që çështja ndaj tij është çështje inatesh personale të disa zyrtarëve të SHBA. Nuk guxon të dal hapur si antiamerikan ashtu sic është në të vërtet. Kjo tregon që mes të tjerash është dhe burracak.

Teza e tretë e Escobar-it e cila lidhet me akuzat e Berishës se SHBA po mbështet Edi Ramën ishte dhe më e qartë. Escobar tha se SHBA ka aleancë  me shqiptarët jo me politikanët. Është një deklaratë standard amerikane prej vitit 1990 kur janë rikthyer në Shqipëri. Ata gjithmonë këmbngulin që nuk mbështesin individë në Shqipëri por institucione. Ndaj dhe kanë qëndrime kritike të përvitshme në Raportin e Departamentit të Shtetit.

Në kontekstin e sotëm kjo deklaratë është një përgjigje për ata që akuzojnë SHBA se po mbështet Edi Ramën personalisht.  Nuk po e mbështet personalisht. Mbështet institucionet Shqipërinë dhe sic e theksoi vet Escobar ka një aleancë me shqiptaret, dhe aktualisht marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin e tyre më të lart në të gjitha kohërat. Dhe për të kuptuar se çfarë i kishte bërë Berishës intervista e Escobarit, mjafton të shikoje sot konferencën e tij për shtyp, ku vazhdoi me egërsi sulmet ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë dhe përpiqej të tallej me intervistën e të dërguarit special të SHBA duke ja nxjerrë fjalitë nga konteksti dhe duke e interpretuar intervistën, si frikë të SHBA se Sali Berisha do fitoj zgjedhjet. Kështu është kur shikon ëndrra në diell në pleqëri. Të kujtohet rinia e të duket vetja djalë i ri.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Se fi: 16/04/2023 13:39

    O Baze mos të pëlqen edhe ty ndonjë gjë si pluhur me ngjyrë të bardhë, të paktën Berisha atë veti nuk e ka.

    Përgjigju
  • Haha: 14/04/2023 23:20

    Berishes i duket vetja i ri, ai eshte pjerdhur lag pantallonat kur ben shurren.

    Përgjigju
  • Balo Bënça: 14/04/2023 20:54

    Mero, argumenti i tretë bie ndesh me argumentin tënd të parë! Nëse amerikanët janë me institucionet i bie që nëse nesër Berisha fiton zgjedhjet dhe bëhet institucion atëhere amerikanët janë edhe" me të zgjedhurin e popullit shqiptar", apo jo???? Flet kot ti,dhe helbete të mbeti Berisha në gojë....

    Përgjigju
    • Fado: 15/04/2023 08:26

      Komenti par e rezon te 3 se nuk lejon SHBA, Sali rumpallen te vij ne pushtet kjo gje ka mar fund njeher e pergjithmon

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?