Erion Veliaj dhe Sali Berisha

Mero Baze: Si ia ka arritur Veliaj të tërheqë Berishën si rival

5 Maj 2023, 19:22| Përditesimi: 5 Maj 2023, 22:04

  • Share

Nuk e di pse Sali berisha ka hyrë në garë me Erion Veliaj në këtë fushatë. Ky i fundit ka kaq kohë që po përpiqet ta tërheq dhe mua më dukej përpjekje e kot, por në fat rezultoi e suksesshme . Në gjithë daljet e tij publike Berisha ka objekt sulmo Veliaj, një taktikë që kam frikë se vet Erion Veliaj mund të paguante shumë që ta tërhiqte Berishën në këtë kurth.

Edhe dje në emisionin “Opinion” kishte “investiguar” rreth Veliaj që ka qenë në Iran i maskuar . Dhe nuk mjaftoi kjo por e kërcënoi se ka dhe fakte të tjera më të thella për këtë gjë.

Në fakt Veliaj ka disa javë që vet ka zgjedhur Berishën për kundërshtar, me arsyetimin se ai “i shkoi tek dera e bashkisë” dhe prej atëherë merret vetëm me Berishën, duke e lënë në hije Belindin, të numëroj rrugët me gropa dhe të premtoj çdo gjë falas që i shkon në mendje në Tiranë.

Të gjithë ata që duan të rrisin profilin e Belindit në fushat, natyrisht janë të shqetësuar nga ky protagonizëm i tij, pasi jo vetëm që njehson Belindin me një “non grata”, por i vret atij çdo shans për shtresën gri të kryeqytetit.

Por me sa duket Berisha është iu vendosur. AI vazhdon të sillet si si kandidat për Bashkinë e Tiranës siç e ka nisur këtë fushatë.

Meqë gjasat janë që do humbas, nuk di a do ta marrë vet përgjegjësinë apo do tia lërë Këlliçit, por e sigurt është që ai po sillet siç do Veliaj. Madje dhe thotë pikërisht ato që i dikton Veliaj. 

Nëse e ka nga mospërfillja e Ramës e ka një justifikim pasi Lali Eri është gati të dal në debat me të në vend të Ramës. Por kam frikë mos e ka ngaqë Belindit po i mbushet mendja që është ai kandidat. Dhe do ti tregoj se atë ose do ta pranojnë bashkë me Berishën, ose do vdes bashkë me të. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kopliku: 06/05/2023 00:05

    NUk me besohet qe nongrata ka aq shume budallenje qe e ndjekin akoma.POr akoma me e pabesueshme eshte qendrimi i medias qe i lejon kaq shume hapesire nongrates.Kaq idiote te jene te hedhin poshte ameriken per nongraten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?