Sali Berisha duke dalë nga mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve

Mero Baze: Si Kuvendi i Përbashkët ‘zboi’ Sali Berishën nga salla

27 Nëntor 2022, 20:10| Përditesimi: 27 Nëntor 2022, 20:16

  • Share

Sali Berisha u largua nga mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe pse ai është një takim thjesht simbolik, i cili vlen më shumë për të njohur njeri tjetrin se sa për ndonjë konvencion patriotizmi, ai nuk e përballoi dot të qëndruarit në një sallë ku duhet të dëgjonte dhe të duartrokiste. Ky është një detaj i rëndësishëm për të shpjeguar historinë e tij me Kosovën. 

Në gjithë historinë e tij politike Kosova ka qenë një element i rëndësishëm që ka diktuar shpeshherë fatin e tij politik. Nuk ka ndonjë histori tjetër më të fort se sa problemi i Kosovës që ai është përpjekur ta përdor për pushtetin e tij në Shqipëri, për të qëndruar në pushtet e pastaj për të justifikuar ikjen nga pushteti. Nga ana tjetër nuk ka ndonjë histori më të dokumentuar se sa mënyra se si ai në momentet kyçe të historisë së Kosovës këto tridhjet vite ka qenë në barrikadën kundër saj.

Diplomatët shqiptarë që ndihmuan me çfarë mundën Kosovën në fillim të viteve 90, ruajnë të gjithë stresin e britmave të Sali Berishës dhe paqartësinë e tij rreth planit të veprimit për Kosovën që lëkundej brenda 24 orëve sipas orekseve të tij politike. Pjesëtarët e delegacionit në Konferencën e Londrës më 1992, kujtojnë ultimatumet që u dërgonte çdo ditë ndryshe për të mos krijuar probleme në Konferencë . Më tej pas vitit 1993, me fillimin e kontrabandës së naftës për ushtrinë serbe, e cila zhvillohej zyrtarisht nga kompania “Shqiponja” pronë e Partisë Demokratike, ai u përpoq tia faturonte kontrabandën e naftës lidershipit politik të Kosovës sikur ajo të ishte kërkesë e tyre. D.m.th. sipas tij Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi i kishin kërkuar këtij ti jepte naftë Malit të Zi se kështu ata do merrnin naftë për të punuar tokat në Kosovë, ndërkohë që në Kosovë zot i vendit ishte Slobodan Milsohevici dhe jo ata.

Në vitin 1995, ndërsa do takohej me Presidentin Clinton në Shtëpinë e Bardhë, Sali Berisha kishte një sër problemesh në Shqipëri. Ai kishte burgosur liderin e opozitës Fatos Nano, kishte probleme me arrestimin e pes aktivistëve të pakicës greke në Jug, kishte nisur konfliktin me Kryetarin e Gjykatës së Lartë në Shqipëri dhe kishte dhënë shenjat e para të fillimit të manipulimit të zgjedhjeve të ardhëshme, duke projektuar ligje që përjashtonin gjithë lidershipin e opozitës nga parlamenti.

Sekretari i Shtetit Woren Christofer, i ka parashtruar presidentit Clinton gjithë këtë situatë dhe i sugjeron se Berisha për shkak të këtyre problemeve do të tregohet i moderuar në qëndrimet e tij për Kosovën.

Dhe kur e lexon pastaj të transkriptuar bisedën e tij me Presidentin Clinton, ti kupton se Sali Berisha i lutej presidentit të SHBA të mos u jepte më shumë se autonomi shqiptarëve të Kosovës, pasi çdo gjë tjetër do të thoshte luftë. Është e zbardhur e zeza mbi të bardhë në transkriptin e bisedës me Presidentin Clinton. 

Dhe të gjithë këtë e bënte pikërisht që ata ti falnin probleme te demokracisë brenda Shqipërisë, duke i shkëmbyer me shitjen e Kosovëa. Problemi është se SHAB ishte më shumë me Kosovën, se sa me Sali Berishën ndaj dhe nuk ka reaguar fare ndaj propozimit të tij.

Në vitin 1997, ai u largua nga pushteti pas një revolte popullore që pasoi rënien e firmave piramidale dhe deformimet e demokracisë në Shqipëri, por ai në përpjekje për të justifikuar poshtërimin që i bën shqiptarët filloi të përhap tezën se larguan nga pushteti antishqiptarët që nuk duan Kosovën. SHBA të cilët qëndruan në krye të përpjekjeve për largimin e tij nga pushteti, në fakt ishin bërë kujdestarë të Kosovues dhe i kërkuan përfaqësuesve politik të Kosovës të qëndronin larg tij. Ibrahim Rugova praktikisht ndërpreu komunikimin me të prej Shattorit të vitit 1997, periudhë që pasoi një luftë të ftohtë të tij kundër Rugovës për ta rrëzuar nga pushteti. 

Në mbledhjen informuese për situatën në mëngjesin e 17 marsit 1997, në Departamentin e Shtetit, drejtuar nga ndihmëssekretari Jon Colbrum, udhëzohen ambasadorët e SHBA në rajon që ndaj Berishës të adresohen i njëjti presion që komuniteti ndërkombëtar ka aplikuar ndaj Milošević edhe pse e quajnë një lider më të përmirësuar se të mëparshmit. 

Rifkind tha se "Berisha ...duhet nënshtruar në të njëjtin presion që komuniteti ndërkombëtar ushtroi mbi Milosević”

Në vitin 1999, ndërsa në Rambuje mbahej Konferenca ndërkombëtare që vendosi për të ardhmen e Kosovës, Sali Berisha i izoluar dhe vetmuar në Tiranë nga komuniteti ndërkombëtar dhe vet Kosova, u përpoq të ndizte një valë populiste kundër nënshkrimit të Marrëveshjes. Prej datës 18 Shkurt deri në datën 23 shkurt, ai doli përditë me deklarata që kërkonin mos nënshkrimin e Marrëveshjes se Rambujes.

Gjëja më e rënd ishte se Berisha “bënte si patriot” dhe kërkonte që në Rambuje të nënshkruhej pavarësia e Kosovës, ndërkohë që Konferenca e Rambujes ishte e bazuar mbi parimet e Grupit të Kontaktit të 29 janarit në Londër, të cilat kishin përcaktuar kornizën e bisedimeve që ishte ndërhyrja ndërkombëtare përmes NATO, një status i përkohshëm dhe prezencë ndërkombëtare në Kosovë. Pra Berisha kërkonte të hidhte në erë dhe objektivin për të cilin ishte mbledhur Konferenca. 

Ndryshe nga hezitimet e Hashim Thaçit për të firmosur që buronin nga probleme të brendshme të delegacionit dhe presionit popullor, refuzimet e Berishës buronin nga përpjekja e tij për t'iu kundërvënë parimeve për të cilat ishte mbledhur Konferenca e Rambujes.

Për fat nuk kishte asnjë ndikim dhe ajo çëhstje u harrua. Vetëm se nuk e harruan kurrë ata që bën Konferencën dhe atij ju refuzua hyrja në Kosovë në vitin 2000, nga autoritetet ndërkombëtare. Kosova është praktikisht vendi i parë që ka shpallur “non grata” Sali Berishën.

Njësoj si atëherë, edhe sot ai u përpoq të prishte solemnitetin e një mbledhje duke u larguar, e cila ka thjesht karakter simbolik. Dhe kjo në fakt ishte gjëja më e mirë që bëri. 

Ikja e tij nga salla, ishte si ikja e një hijeje që nuk shqetësoi askënd. Bashkë me ata që e ndoqën pas. Ishte ikja e një njeriu që shikonte me sytë e tij se si një kauzë që ai u përpoq gjithë jetën ta përdorte në favor të tij, nuk kishte më lidhje me të dhe nuk e përfillte praninë e tij në sallë. Ai iku sikur të mos kishte qenë kurrë pjesë e asaj historie. Ishte gjëja më e vërtet që ndodhi në atë sallë. Kur shqiptarët bashkohen, përçarësit natyrisht nuk kanë vend mes tyre.  

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kosi: 28/11/2022 05:45

    Dhe nga viti 2000 hidhet ne 2022! Hajde kazetar hajde. Tipik sipas vijes se sjelljes ramistane. Te cmenin keta per zotin, me idiokracine qe i karakterizon.

    Përgjigju
  • Iris: 28/11/2022 02:22

    Berisha me mire te mos kishte ardhur fare aty.Me vjen keq vetem per delet qe e ndoqen pas ne kete turp kombetar.Edhe nje here te vetme,qofte dhe simbolike,nuk ishin te afte t'i linin pas dasite mes tyre dhe te dukeshin te bashkuar!

    Përgjigju
  • Kosovari i pavarur: 27/11/2022 20:50

    Berisha kish fike se do humbte pavaresia e kososves e 1999...tot pas cerek shekulli kosova akoma nuk eshte ne OKB dhe asgjekundi me pavaesi te cunguar. me nje veri qe nuk fut dot forca kontrolli, dhe eshte ende nje shtet qe ska ushtri se ja ndalojne me ligj. kish apo skish te drejte Berisha?

    Përgjigju
    • leka: 28/11/2022 07:22

      Mero Gelbaza do ta gjeje gjithmone nje fyçke si grate e Rames per shemmbull!! Doktori braktisi Ramen dhe asgje tjeter!! Ramen Tradhetarin e Shqiptareve qe po ikin çdo dite nga vendi i tyre!!Renegatin neokomunist qe per pare shet dhe gruan!!

    • Tata: 27/11/2022 23:24

      Shtetet i ngrene,i persosin dhe forcojne vete popujt. Asgje nuk vjen nga qielli. Kosova e ka te hapur rrugen per tu persosur por kjo eshte ne dore te vete kosovareve. Asnje shtet nuk ndertohet me nje vizatim,por me kulture e perkushtim,me dashuri ne radhe te pare. Mendoj se as shqiptaret dhe as kosovaret akoma nuk kane kuptuar qe askush ste do me shume se sa vetvehtja,pra punoni me vetvehten te beheni te barabarte me boten

    • Lala: 27/11/2022 22:34

      Berisha skish te drejt.kosova njihet NGA shumica e shteteve she me e rendesishmja NGA te gjitha shtete e fuqishme perjashto rusine.perfaqesohet ne sport.ka zerin e saj ne okb (shqiperine) etj etj etj.esht shum her me mir se cishte Kur Sala I cote naft sllobos QE to shtype shqiptaret e kosoves

  • Shba ka rezua Berishen ne 1997: 27/11/2022 20:48

    Jan cmend robt kur thone qe SHBA të cilët qëndruan në krye të përpjekjeve për largimin e tij nga pushteti...U kan zen syte te vertetat dhe shkruan cmendurira

    Përgjigju
  • Teati i mjerimit: 27/11/2022 20:44

    Mero thote: Edhe pse ai është një takim thjesht simbolik, i cili vlen më shumë për të njohur njeri tjetrin se sa për ndonjë konvencion patriotizmi, .....perse duhet e behet dhe te ish ne ate shfaqe atehere??

    Përgjigju
    • shpata: 28/11/2022 07:23

      Mero Gelbaza do ta gjeje gjithmone nje fyçke si grate e Rames per shemmbull!! Doktori braktisi Ramen dhe asgje tjeter!! Ramen Tradhetarin e Shqiptareve qe po ikin çdo dite nga vendi i tyre!!Renegatin neokomunist qe per pare shet dhe gruan!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?