Fatmir Mediu

Politikë

Mero Baze: Si u zu Fatmir Mediu me gazetarin amerikan duke i sekuestruar kasetën: Gënjeshtra, të njoh mirë kush je ti dhe yt atë

6 Maj 2021, 20:18| Përditesimi: 6 Maj 2021, 20:30

  • Share

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu do të përballet sërish me drejtësinë për atë që ka ndodhur në Gërdec, pasi i shpëtoi herën e parë burgut, falë imunitetit të deputetit.

Gazetari Mero Baze ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga investigimi, e gazetarëve të New York Times që bënë në lidhje me këtë çështje.

Sipas pjesës së shkëputur nga libri, ata morën në pyetje edhe Fatmir Mediun, që ishte ministër i Mbrojtes. Pasi u pyet nga gazetari amerikan për aferën në Gërdec, Mediu shpërtheu duke ulëritur “gënjeshtra, gënjeshtra”.

Më pas, pasi i sekuestroi kasetën gazetarit amerikan, kërcënoi edhe kamaremanin shqiptar, duke i thënë se e njihte atë dhe të atin.

'Ja si është konfliktuar Mediu me gazetarin e Neë York Times duke i sekuestruar kaseten, pasi ai e pyeti per aferen e fishekve kinez'- shkruan Baze.

Pjesë nga libri

Kur kanë kaluar 13 vite nga një prej tragjedive më të mëdha të ndodhura në Shqipëri, ajo e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë, një lajm shumë i rëndësishëm vjen për të gjithë ata që kanë kërkuar drejtësi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar sot se i ka kërkuar Gjykatës së Lartë rihapjen e çështjes kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut. Sipas SPAK, pas depozitimit të kërkesës së familjes Durdaj, të cilët humbën djalin 7-vjeçar, me objekt ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor nga Gjykata e Lartë për Mediun. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Engjell: 08/05/2021 23:42

    Braktisja parlamentit ishte zgjidhja me idiote e mundeshme e opozites. Ku eshte pare apo degjuar kjo. Kjo do te thote ti thuash pozites, bej si te te doje qefi. Dhe nga ana tjeter eshte perdhosje e besimit te popullit, qe i dha opozites. Populli Ju dha voten per ta perfaqesuar ate ne parlament dhe jo te merrni rrogen dhe rrini neper shtepija. Kjo eshte, qe te paguhesh pa punuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?