Ilir Meta

Mero Baze: Skandali CEZ-DIA që ka dërrmuar Ilir Metën për një dekadë

22 Shkurt 2023, 19:31| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 20:50

  • Share

Ilir Meta është paraqitur sot në dyert e SPAK për tu marrë në pyetje rreth një historie të rënd korrupsioni që lidhet me një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, i përfshirë në një skemë mashtrimi për mbledhjen e borxheve të ish kompanisë CEZ në Shqipëri, realizuar fal mbështetjes politike nga Ilir Meta në kohën që qeveriste në koalicion me Sali Berishën. 

Kjo histori është e dyta herë që hapet publikisht. Herën e parë u hap më 2015, kur Meta ishte aleat me Ramën . Debati u hap pas disa raporteve gazetareske të agjencisë BIRN, rreth përfshirjes së Ilir Metës në lobimin e një kontrate mashtruese kundrejt shpërblimit nga kompania. Në atë kohë Partia Demokratike u përpoq të godas Metën, ndërsa sot është në anën e tij. Kjo histori në vetvete është një nga ngjarjet që ka diktuar më së shumti kursin politik të Ilir Metës dhe pse jo dhe shëndetin mendor të tij për tetë vite. 

Çfarë është skandali CEZ-DIA

Pasi CEZ bleu OSHE në vitin 2009, dhe gjeti aty një borxh të pambledhur nga klientët, nënshkroi një marrëveshje me Kastriot Ismailaj, njeri i afërt i Ilir Metës për mbledhjen e këtij borxhi, që përfundoi me marrjen e miliona eurove nga DIA, pa kryer asnjë punë reale, nën lobimin politik të Ilir Metës dhe mbështetësve në qeveri të Kastriot Ismailaj. Favorizimi që ju bë Kastriot Ismailaj ishte se ai përdori dokumente false për të nënshkruar një kontratë të besueshme, ndërkohë që kompania e tij ishin vetëm disa copa letre të regjistruar nën emrin “Debt International Advisory”, DIA, në Ishujt Virgjin Britanikë në 7 korrik 2010, disa kohë pasi ai kishte filluar negociatat për kontratën. 

Ish Ministri i ekonomisë  i ndjeri  Dritan Prifti, duke denoncuar këtë skandal deklaroi në atë kohë gjatë një interviste në Top Channel se Ilir Meta udhëtoi në Çeki për të negociuar kontratën.  Kontrata u nënshkrua në Shtator 2010 dhe DIA duhet tu mblidhte borxhet mbi 90 ditore çdo institucioni apo personi fizik që nuk kishte paguar faturat.  Më vonë hetimet zbuluan se kompania DIA ishte fiktive, edhe pse prezantonte se kishte të punësuar në Tiranë dhe kishte departamente në disa rrethe.   Sipas një aneksi të kontratës që e bëri publike rrjeti i gazetarëve BIRN në Tiranë, CEZ duhet ti paguante DIA 512 mijë euro në muaj si tarifë fikse dh enjë tarifë tjetër bazuar tek suksesi i mbledhjes së borxhit. 

Sipas marrëveshjes CEZ i kaloi DIA 210 punëtorë të saj për ti përdorur në terren dhe ata që nuk pranuan u pushuan nga puna.  Ndërkohë që më  25 nëntor 2010, bordi mbikëqyrës i kompanisë, refuzoi ta votojë kontratën po atë ditë DIA i faturoi CEZ 1 milionë euro në një faturë dhe  500 mijë euro, në një tjetër, të cilat u paguan ate ditë.  Justifikimi ishte se këto pagesa ju bën si fatura për identifikimin e broxhit, edhe pse nuk ishte e vërtet. 

Por në fakt siç u zbulua më vonë këto pagesa ishin bërë pasi Kastriot Ismailaj, kishte premtuar se do të lobonte pranë qeverisë shqiptare përmes Ilir Metës për  një vendim të dyshimtë të Entit Rregullator të Energjisë, e cila do të ulte çmimin e shitjes së energjisë nga KESH tek CEZ , nga 2.03 lek në 1.48 lek.  Në këtë skandal është i përfshirë dhe djali ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Ish drejtori i CEZ në Shqipëri Hasek lajmëron eprorët e tij në Pragë përmes një emali ku thotë se ata dot ë takohen në Tiranë me Kryeministrin Berisha dhe më pas dhe me djalin e tij, çka linte të kuptonte se ai ishte një nga ndikuesit e atij skandali. 

Email qe provon perfshirjen e Shkelzen Berishes ne lobimin per uljen e cmimit energjise nga KESh per CEZ

Provat janë të qarta, pasi delegacioni erdhi në Tiranë, takimi u bë dhe çmimi u ul.  Tre ditë më pas CEZ njoftoi DIA se ndërpreu kontratën dhe Kastriot  Ismailaj e çoi çështjen në arbitrazh në Vjenë.  Kastriot Ismaiuliaj u arrestua më 12 maj 2015 për disa krime fianciare përfshi dhe këtë çështje. 

Ku implikohet ilir Meta? 

Ilir Meta akuzohet se ka marrë ryshfet nga Debt International Advisory, DIA, e Kastriot Ismailaj. Ish-kreu i bordit të drejtorëve të CEZ, Jozef Hejsek, e ka thënë këtë në në dëshmin e tij në gjyqin e arbitrazhit, duke theksuar se Ilir Meta la negociuar nga pozitat e tij si Ministër i Jashtëm që CEZ të punonte me Kastriot Ismailaj në mbledhjen e borxhit. 

Avokatët në arbitrazh pretendojnë se dëmi që ka shkaktuar kjo kontratë dhe lobimet politike për të shkojnë në 30 milionë dollarë për OSHE.  Avokati i OSHE në këtë gjyq arbitrazhi Clifford Chance, thotë në raportin e vet se për ryshfet u zgjodh një pagesë që të ishte më pak se 500 mijë euro me qëllim që të shmangte aprovimin në bord. Raporti thotë po ashtu se justifikimi se pagesa ishte për identifikim borxhi ishte e rremë.

https://media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/1677090434xclifford-chance-ilir-meta-434.pdf

Jozef Hejsek, ka thënë në dëshmi se Kastriot  Ismailaj u trajtua si “kandidati” i qeverisë shqiptare për mbledhjen e borxheve të vjetra, pasi u prezantua si aleati i ngushtë i ministrit të punëve të jashtme, Meta dhe i ish-kryeministrit Berisha nga ambasadori shqiptar i asaj kohe në Pragë, Qazim Tepshi. 

Reagimi e Ilir Metës dhe Berishës në dy kohë për skandalin CEZ DIA

Skandali u bë publik në vitin 2015, fal punës së gazetarëve të BIRN. Fillimisht në muajin Qershor e më pas në vjeshtën e vitit 2015, rrjeti i gazetarëve investigativ publikoi disa kërkime që hidhnin dritë mbi implikimin e Ilir Metës në këtë histori si favorizues i bashkëpunëtorit të tij në biznes Kastriot Ismailaj. Kur skandali shpërtheu, Partia Demokratike në opozitë kërkoi ngritje të komisioni hetimor dhe hapjen e çështjes nga drejtësia. Ishte shumë interesant reagimi i PD, pasi PD në të vërtet ishte vet e implikuar në këtë histori, si histori e pushtetit të saj.

Duke koemtuar publikisht këtë çështje në atë kohë unë e trajtova atë si një përpjekje të PD për të përçarë koalicionin qeveritar i cili tani kishte Ilir Metën pjesë të tij. Nuk gjeja dot një shpjegim tjetër më logjik se kaq. Por ndërkohë Ilir Meta ishte më i shqetësuar se kaq. Ai dyshonte thellësisht tek qeveria dhe personalisht Edi Rama. Në një nga ditët e mes-shtatorit 2015, ndërsa Edi Rama ishte në New York në punimet  e Asamblesë së OKB, Ilir Meta kërkoi të më takonte i alarmuar për çfarë po ndodhte.

Më tha se i kishte lexuar shkrimet e mia për këtë çështje, dhe ishte dakord se kjo ishte një betejë  për të përçarë politikisht opozitën por më pas filloi të më “informonte” se ai kishte në version tjetër që lidhej me komplotin Basha Rama kundër tij. Shpjegimi ishte i lodhshëm, paranojak dhe krejt i palogjikshëm, por që bazohej tek frika që ai kishte nga thellësia në të cilën ishte përfshire Berisha në këtë histori. Duke qenë se bashkë me të kishte lobuar dhe djali i Sali Berishës, ai po përpiqej ta ndante Berishën nga Basha duke e akuzuar këtë të fundit se “kishte bërë një takim sekret me Ramën në Vjenë për këtë çështje.”

Edhe pse dukej marrëzi e gjitha po përpiqesha të kuptoja në fakt nga se ishte aq i terrorizuar, ose së paku pse po përpiqej të paraqitej i tillë.  Shpjegimet e tij për takimin “sekret” Basha Rama ishin qartësisht broçkulla. Nga ana tjetër dyshimet e tij se Damian Gjiknuri një ministër i sponsorizuar nga Sorosi kishte paguar për shkrimet e BIRN ishte jo logjik, pasi BIRN është një rrjet gazetarie i sponsorizuar publikisht nga donacione të BE, SHBA, por dhe Sorosit. Gjendjen e  tij të rënduar psikologjike, u mundova t'ia përshkruaj kryeministrit Rama i cili në fakt po qëndronte larg këtij debati.

Një ditë më pas ai u kthye nga OKB në New York dhe nga Rinasi shkoi drejt e në zyrën e Ilir Metës. Pas kësaj dukej se “pacienti u qetësua”. Ilir Meta filloi të ndjehej më i sigurt në debatin publik. Ai u përball me Berishën në Kuvend, duke i kujtuar se ka shkuar një herë në burg për djalin e tij Shkëlzenin dhe nuk shkon prap. Ky ishte një sinjal se nëse vazhdon më tej, do varrosemi të dy bashkë. Dhe Berisha duket se e la pak nga pak luftën. Nuk ishte m i zellshëm  të vazhdonte betejën kur pa se Rama me Metën i gjetën telat së bashku. Por sapo situata po qetësohej, një sms e publikuar nga Artan Hoxha një mbrëmje Dhjetori 2015, e ri ngriti tensionin. Sms dërguar nga telefoni i Ilir Metës për Kastriot Ismailin fliste për një shumë 200 mijë euro që ai duhet t'ia jepte tek një klub ku kishin lënë takimin.

SMS për Kastriot Ismailin nga Ilir Meta

Alarmi i Ilir Metë su ngrit sërish. Dyshimet ishin përsëri për Edi Ramën, i cili sipas tij përmes një deputeti biznesmen i lidhur me Dritan Priftin po i bënin presion gruas së Kastriot Ismailaj dhe ajo po fabrikonte fakte. Filluan kërcënimet se do ikte nga qeveria nëse Rama nuk i dilte zot. Madje atë ditë në drek në një mbledhje kryesie, të LSI, u fol dhe për tërheqje nga qeveria, por në dark gjithçka u qetësua.  Por dyshimet nuk u mbyllën kurrë. Dyshime çuan në një konflikt të egër të tij me Tom Doshin deri në akuza të ndërsjella për vrasje, që çuan me ikjen e Doshit nga grupi i PS dhe më pas dhe ikjen e Ilir Metës në vitin 2017.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • plare.nt: 23/02/2023 01:52

    POPULLI I DI VJEDHJET E ILIR metes tek oshee...ne duam qe ilur meta te gjykohet per kete afere dhe per afera te tjera....po na humbet durimi..i kerkojme spakut te veproje sa me shpejt...sa me shume dite qe ky qen dhe qeni tjeter i tropojes rri jashte aq me shume e ndot dhe ndyen ambientin politik....dhe shoqeror....

    Përgjigju
    • Gazi: 23/02/2023 08:21

      100% dakord!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?