Kryeministri Edi Rama

Mero Baze: Socialistët ndajnë partinë nga njollat e pushtetit

26 Korrik 2023, 20:20| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 20:22

  • Share

Dy drejtuesit politik më të suksesshëm të dy zgjedhjeve të fundit, Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi, kanë marrë drejtimin e Partisë Socialiste njëri si Kryetar I Grupit Parlamentar dhe tjetri si Sekretar I Përgjithshëm. Çuçi dhe Klosi me Qarkun e Gjirokastrës dhe Beratit kanë qenë vendimtarë për rezultatin e socialistëve më 2021, duke kapur shifra rekord 3 me 1 në Gjirokastër dhe me 5 me 2 Berat, të cilat ishin gati në kufijtë e matematikës. Të dy drejtuesit politik kanë përsëritur rezultatin në zgjedhjet e fundit lokale në Vlorë dhe Berat duke u konsoliduar si drejtues politik të suksesshëm.

Emërimi I Bled Çuçit si Kryetar I Grupit Parlamentar është po ashtu I përshtatshëm dhe për profilin e tij. Duke qenë një figurë e moderuar e socialistëve, njohës I thelë I procedurave ligjore dhe me përvojë në qeverisje, natyrisht ai ka gjithë mundësinë të jetë një kryetar grupi I mirë, pa pasur përballë ndonjë sfidë profesionale apo politike.

Por duket se riorganizimi rrënjësor I Partisë Socialiste lidhet me Sekretaratin. Asambleja shkarkoi gjithë Sekretarët e Partisë Socialiste, dhe ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm të bëj propozimet për Sekretarin e ri në një periudhë të shkurtër, çka kemi të bëjmë me një spastrim të fort të kupolës drejtuese të PS.

Ky në të vërtet mbetet I vetmi lajm nga Asambleja e sotme. Duke I besuar Klosit postin më të lart ekzekutiv të Partisë Socialiste dhe ndërtimin e Sekretarit të ri, Rama praktikisht I ka hapur rrugë ndryshimi të fort në drejtimin e PS, me një nga socialistët më të vjetër në karrierë, I vetmi që bashkon ende periudhën e qeverisjes së Fatos Nanos me atë të Edi Ramës.

Ndryshimet e sotme janë rrënjësore dhe në krye të socialistëve po vihet një ekip politikanësh, që do të jenë roje të pushtetit ekzekutiv të tyre. Në një farë mënyre Rama po përpiqet të bëj një ekip të ri politik, për ta mbajtur PS, larg goditjeve që mund ti vijën për shkak të qeverisjes. E thënë më qartë, po përpiqet të mbaj partinë të pastër nga njollat e pushtetit.

Edhe pse socialistët janë të famshëm për të përfolur për klane dhe grupe brenda partisë së tyre ato në fakt nuk ekzistojnë në formën qe përflitet. Ekzistojnë më shumë lufta e bërrylave të figurave kryesore kundër njëri tjetrit, por askush prej tyre nuk ka rrënjë në parti dhe fuqi për të përdorur struktura partiake për luftë klanesh. 

Në këtë aspekt, fakti që bashkë me Gjiknurin shkarkohen dhe gjithë Sekretariati, nuk është ndonjë spastrim klanesh, pasi nuk ka ekzistuar ndonjë I tillë, por duket se për secilin ka nga një arsye . 

Dhe kryearsyeja është se shumë pak vet mbajnë mend tani se kush kanë qenë sekretarët e PS, anëtarë të Sekretariatit të saj përveç Gjiknurit. Ai ndoshta iku se po bëhej më I njohur se ç’duhet kurse të tjerët pasi akoma askush nuk e di, që kanë sekretarë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?