Gazment Bardhi

Mero Baze: Stresi i panevojshëm i Gazment Bardhit

6 Korrik, 22:02| Përditesimi: 6 Korrik, 22:05

  • Share

Gazment Bardhi nuk është një berishist në kuptimin e njerëzve që janë fanatikë të tij. Por tani është më keq se shumica e tyre. Është një politikan që kërkon të bëhet i pranueshëm nga berishistët. Dhe për këtë i duhet të shfaqet herë si i fortë, herë herë harbut, agresiv, herë herë dhe pa lidhje logjike kur flet. 

Stresi i tij nuk vjen ngaqë nuk di si të bëhet berishist, por si të jetë i pranueshëm nga ata që e dinë që nuk është me Berishën. 

I gjithë ky stres vjen nga fakti që Berisha i ka dhënë sinjale publike përmes të bijës që nuk është i pranueshëm për ta.  

Dhe kjo ja ka shkaktuar gjithë dramën. 

Tani ai është pak a shumë në pozitat e atyre komunistëve që i godiste partia e tyre dhe ata përbetoheshin se e donin dhe më shumë se të tjerët shokun Enver dhe se partia duhet ta dijë se ata nuk ja kishin me hile. 

Kështu atij nga një anë i duhet të përballojë refuzimin e Argitës, dhe nga ana tjetër i duhet t’u tregoj berishistëve se ai është dhe më radikal se ata, nëse e do nevoja, vetëm që ata ta pranojnë. 

Kjo është nëj dramë e madhe që vjen nga keqkuptimi se në atë parti mund të mbijetosh po u hyre në zemër berishistëve. 

Ky është iluzion. 

Atyre u dukesh dhe burrë, dhe trim, dhe i mençur, madje dhe udhëheqës pasardhës, vetëm nëse kështu i dukesh Berishës. Ata shikojnë ndjejnë dhe jetojnë me sytë e mendjen, dhe zemrën Berishës. Nuk kanë ndonjë kriter tjetër.

E kishin Lulzim Bashën nga 2005 deri më 2021 idhull të tyre, shpresë të tyre, të ardhmen e tyre dhe e lëshuan për një muaj vetëm se Berisha u tha befas të kundërtën. Më shumë se Lulzim Basha, Gazment Bardhi as bën dot, as bëhet dot. Kot lodhet.  

Po e ka ndarë mendjen të bëjë luftë me Argitën, le ta bëjë me qetësi, por duhet të jetë i qartë se po lufton me familjen pronare të PD. Me këto stërmundimet që t’u hyjë në zemër demokratëve harxhon energji kot, se ato bëhen shkrumb e hi vetëm nga një fjali e Berishës.  

Mos të lodhet kot se sa bëhet hasëm kot me njerëz të tjerë dhe bëhet banal në opinionin publik, që nuk jeton as me shpresë të Berishës, as me mend e Berishës, as në mëshirë të tij. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?