Sulmi I papritur I Hamasit kundër Izraelit, I cili ka një ngjashmëri të frikshme me Pearl Harbor-in ka ndarë botën dhe ka rikthyer makthin e një lufte të përgjakshme e cila nga një anë ka frymëzim fetar, dhe nga ana tjetër ka një vend që mbron kufijtë dhe territorin e tij nga një sulm terrorist.
Kjo luftë nëse nuk mbyllet shpejt dhe nëse nuk mbyllet me një fitore të plot të Izraelit, rrezikon të jetë lufta që do të ndryshojë tërësisht botën dhe qytetërimin tonë. Shqiptarët janë zyrtarisht në anën e Izraelit, bazuar jo vetëm në historinë mes dy vendeve, por mbi principet që një vend duhet të mbroj, dhe komunitetin ku bën pjesë si një vend që aspiron perëndimin. Është mirë që gjithë klasa politike në Kosovë dhe Shqipëri u shprehën qart pro Izraelit dhe kundër sulmit terrorist mi shtetin e Izraelit. Është koha që shqiptarët të jenë të qartë në cilën anë të historisë janë. Por as shqiptarët nuk do të shpëtojnë pa pasoja nga kjo luftë.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, ul shumë vëmendjen dhe fokusin nga problem I Kosovës I cili për fat këto dy javët e fundit ishte në qendër të debatit politik ndërkombëtar. Ndezja e një konflikti kaq madhor dhe kaq ndikues për botën, rrezikon të shfokusoj vëmendjen nga situate po aq delikate në Veri të Kosovës. Ndaj në këto momente, Kosova por dhe Shqipëria, duhet të ruajnë qartësinë, për aleancat e tyre me Perëndimin me qëllim që cdo zhvillim në Veri të Kosovës, të jetë pjesë e agjendës perëndimore kundër konfliktit.
Mbi të gjitha udhëheqja politike në Kosovë, nuk duhet të sillet sikur është në qendër të botës dhe sikur gjithë bota i ka borxh të dëgjoj vogëlsira që mbysin kauzën e madhe të saj. Me këtë rast është mirë të hiqet dorë nga taktikat e lodhshme dhe teorit konspirative antiamerikane të një segmenti të rëndësishëm të politikës së Kosovës dhe natyrisht të afishohet qart qëndrimi I Shqipërisë dhe Kosovës pro Izraelit në këtë konflikt.
Izreali është vendi më I rëndësishëm që ka njohur katër vitet e fundit Kosovën, dhe kjo fal ndikimit të SHBA, përkundër vendeve aleatet të Hamasit që nuk e kanë njohur dhe nuk do ta njohin Kosoven. Në një farë mënyre aleancat historike janë paracaktuar. Ne vetëm duhet ti respektojmë ato duke ja kursyer tanimë aleatëve tanë, papjekurinë në trajtimin e konfliktit Kosovë Serbi, duke rrezikuar të humbasim vëmendjen dhe mbështetjen e perëndimit. Raketat e Hamasit mbi Izrael, nuk përgjakin vetëm Izraelin, por janë po ashtu plagë të hapura mbi shqiptarët dhe historinë e tyre të rrezikuar nga “Hamasi” ballkanik. Por që kjo betejë të mos shurdhohet nga zhurma e raketave mbi Izrael, duhet qartësi dhe mençuri për tu sjellur si aleatë të një lufte që sa ka nisur.
Apapa e tmerrshme injoranca e kaq shume shqiptareve qe edhe kur ia shtron bukur e qartazi situaten sic ka bere Mero me kete artikull, vazhdojne te kembengulin me fodullek ne arsyetimet idjote te tyre.
PërgjigjuPo per kto raketat e izraelit mbi shtepitë e cilivilve palestinez ke ndonje koment,apo futi nji miksim analizash qe ti besh çorb mendimet e popullit. Skishte si te ndoodhte ndryshe nga analisti më i dështuar në kto troje.
PërgjigjuO Mero o servil. O burrë pleh
PërgjigjuVajta lava syte prape kurr lexova sipas Meros ngjashmerin e frikshme te sulmit ne pearl harbor dhe ketij ne israel. Kujtova se po lexoja gabim Nuk vazhdova me tutje te lexoja sepse rrezikoja te beja Harakiri. O Mero dereziu o Mero
PërgjigjuJe ti me izraelin dhe politika, e ke gabim . Shqiperia esht me palestinen, liri palestines.
PërgjigjuJa ke fut ai kau pelea o mero ne kete shkrim....kosova e ka pavarsine..kurse palestina eshtw e ndare ne dy. shtete...dhe ke 6 milion palestineze te larguar nga izraeli qe jetojne sot ne liban...qe duan te kthehen ne tokat el tyre...
Përgjigju