Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Opinion

Mero Baze: Të gjithë ata që udhëhiqen nga motoja “pas meje qameti”

10 Tetor 2021, 20:22| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 20:25

  • Share

Piter Lukas, gazetari i njohur amerikan me origjinë shqiptare përshkruan një bisedë me Sali Berishën, në vitet 90, kur e ka pyetur për një pasardhës të mundshëm në PD dhe Berisha I ka kujtuar shprehjen  “pas meje qameti…” në frëngjisht. Aksioni I tanishëm politik i Sali Berishës, është fiks finalizimi I kësaj mendësie.

Sali Berisha po përpiqet të fus PD në një betejë pa krye, vetëm për të treguar që ose kjo parti do të bëj çfarë do ai, ose të shkatërrohet.

Dhe e gjitha kjo për një arsye të vetme, sepse Lulzim Basha nuk I rezistoi presionit të SHBA kundër Berishës por e hodhi në rrugë.

Foltorja e tij po përpiqet të mobilizoj njerëzit e mërzitur me Lulzim Bashën, që deri para pak kohësh të nxirrnin sytë t’ua prekje Bashën të cilët në fakt kanë të njëjtin mentalitet si Berisha dhe sot njësoj si Berisha udhëhiqen nga motoja “Pas meje qameti”.

Lulzim Basha nuk u bë I keq më 2021, as më 2017 as më 2013. Ashtu ka qenë. Kush nuk ka dashur ta shikoj thjesht ka dash ti shërbej pasi ka kuptuar se ka qenë I përzgjedhuri I Berishës. Të tjerët që e kanë kritikuar nuk kanë pasur gjë me Lulzim Bashën si person, por si një kukull e Sali Berishës. Tani që kjo arsye ka pushuar ata nuk kanë problem me Lulzim Bashën por me përpjekjet e Berishës për të gjetur një kukull tjetër.

Po kaq qesharake është teza e tyre se gjithë ish armiqtë e Bashës deri para pak kohe, tani janë mbështetës të tij dhe kjo është një arsye më shumë sipas tyre që Basha ka tradhtuar.

Basha nuk është një njeri I rëndësishëm në historinë e PD që të ketë armiq. PD ka kritikë të saj të ashpër ata që janë kryesisht njerëz që kanë qenë në PD dhe ata nuk kanë gjë me Bashën, por me Berishën. Prozhektorët e tyre nuk janë mbi Bashën, por mbi Berishën. Tani që dhe Berisha është njësoj armik si me Bashën dhe me ata, nuk do të thotë që këta janë aleat të Bashës. Pasi kështu i bie që gjithë gazetaret e Zeni-tv, që kanë qene gjithë jeten Anti-PD dhe Anti-Berishe, sot që janë bere me Berishën, i ka çuar Sorosi. Se ata për dreq kanë qene dhe zyrtare te Sorosit në Tirane. Bejtja për shembull, ka drejtuar per vite te tera qendrën e shtypit të Fondacionit Soros në Tirane, tani drejton qendren e shtypit të fondacionit “Anti Soros” në Tirane, që eshte fondacioni i pareve të pista të familjes Berisha. Kjo nuk tregon pozicionin e tij. Ky eshte një budallallëk ku të çon logjika e berishisteve. Ata janë aty për hallin e tyre, njësoj si këta që ka lënë Luli pa punë.

Problemi që ka PD është se nuk identifikon dot armiqtë e vërtet të saj, por kërkon të shpik armiq, për të justifikuar betejat personale të Berishës.

Armiku më I madh I së ardhmes së Partisë Demokratike është vetëm një emër dhe ai është Sali Berisha. Çdo kush që punon për të , me objektivin, ose të nënshtroj PD, ose ta shktarroj atë, është një armik I rëndësishëm I PD.

Personalisht mund ta ndihmoja Sali Berishën që ti hidhja dorën e fundit të baltës mbi varr PD, siç po bën ai dhe mbështetësit e tij, por mua ende më dhimbset PD, pasi nuk kam ndonjë interes tjetër për të përveç historise sime. Armiqtë real të PD janë pikërisht këta që I janë vënë në resht Sali Berishës në kryqëzatën e tij për ta nënshtruar PD, që ose të rri “gatitu” para tij, ose të shkrihet.

Në këtë listë tani nuk është më Lulzim Basha. Ai mund ta shuaj PD, edhe duke mos bërë asgjë, siç nuk po bën, por së paku nuk po turpërohet të plotësoj tekat e një plaku të lig që mendon se “pas tij le të bëhet qameti…”/ Tema

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?