Opinion

Mero Baze: Të kërcënosh një të mbytur në oqean, se do ta lagësh me ujë

2 Prill 2021, 20:38| Përditesimi: 2 Prill 2021, 20:44

  • Share

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërcënuar partitë opozitare, se nëse nuk votojnë Vjosa Osmanin për presidente, ai do ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Ky është një kërcënim që nuk tremb askënd, përveçse tregon se cili është prioriteti i Albin Kurtit, Kosova apo marrja e çdo pushteti.Askush prej opozitës së mbetur, nuk ka përgjegjësi për Vjosa Osmanin,  apo gjithë karriget e pushtetit që kërkon Albin Kurti.

Ai është votuar me 50 për qind të votave të Kosovës, dhe jo me dy të tretat, sa kërkon posti i presidentit.Sjellja e tij është e njëjtë me atë të një viti më parë, që kur kishte 25 për qind të voave, sillej sikur kishte 99 për qind.

Dhe tani mendon se mund të kërcënojë opozitën e humbur, se do ta fusë përsëri në zgjedhje, me shpresë që të shkojë tek dy të tretat.Kjo tregon se ai nuk ka prioritet Kosovën, por pushtetin e plotë në Kosovë.

Shumë mirë. Kjo është një dëshirë legjitime. E ka çdo udhëheqës paranojak në botë. E ka pasur dhe Enver Hoxha.Nëse Albin Kurti ka prioritet pushtetin, le ta fusë vendin prapë në zgjedhje dhe le ta marrë.

Nëse ka Kosovën, siç ka gënjyer me kohë, duhet të sillet si burrë shteti dhe të bëjë kompromis për postin e presidentit, duke i dhënë Kosovës një president të pranuar nga gjithë palët.Nëse ka prioritet të marrë çdo pushtet, le ta fusë vendin përsëri në zgjdhje, me shpresë se dikur do ta votojnë 99 për qind.

Por tani nuk ka si fshihet më pas Agim Veliut, Grenellit, apo Hashim Thaçit e Isa Mustafës.Tani po e çon Kosovën në mes të pandemisë në zgjedhje, për të plotësuar egon e tij të sëmurë për pushtet.

Rrugë e mbarë i qoftë atij dhe Kosovës, nëse shkon pas epsheve të pushtetit.Askush nuk ndjehet i kërcënuar prej kësaj dëshire perverse, përveç Kosovës.Opozita e ka humbur pushtetin dhe nuk ka shumë rëndësi nëse ka 49 për qind apo 39 për qind.

E vetmja gjë që ka rëndësi tani, është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit dhe dëshirat e tij reale, që nuk kanë lidhje me Kosovën, por me karrigen e tij në pushtet.Të kërcënosh një opozitë e cila ka humbur gjithçka, është sikur të kërcënosh një të mbytur në oqean, se do ta lagësh me ujë.S’ka “qeder” i mbyturi nga të lagurit, përveç Kosovës që nuk është mbytur ende.

Komento

Komente

  • sapa: 02/04/2021 21:11

    Sikur ta kishte te pakten nje politikan i Shqiperise se bukur kulturen politike te Albin Kurtit qe megjithese eshte ne karriken e kryeministrit eshte i gatshem ta lere ate dhe te beje perseri zgjedhje. Dhe kete e ka treguar dy here deri tani dhe neqoftese e ben prape tre here. Pra cfare thote ky zoteria Baze eshte genjeshter!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?