Sali Berisha

Mero Baze: Tradita e linçimit të drejtësisë, që po reziston ende

18 Gusht 2023, 17:53| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 17:54

  • Share

Vala e fundit e arrestimit të zyrtarëve të lart të Shëndetësisë riktheu debatin tek Reforma në Drejtësi dhe ndjeshmëria që ngjall  arrestimi I zyrtarëve të lart.

Edi Rama I ka mërzitur palët, më shumë nga fakti që nuk duket i mërzitur nga arrestimet, dhe që mburret me Reformën në Drejtësi si vepër të tij dhe partisë së tij, se sa nga fakti që nuk mbron të arrestuarit. 

Kjo ka ngjallur zemërim tek opozitarët që mendojnë se derisa Edi Rama është I kënaqur nga SPAK, atëherë diçka nuk shkon mirë . Dhe I janë turrur të linçojnë prokurorinë që ka bërë një nga hetimet më serioze.

E gjithë kjo tregon se në Shqipëri nga një anë po ndryshon rrënjësisht mentaliteti për drejtësinë dhe politikën dhe ka një përmbajtje për të mos komentuar drejtësinë, nga ana tjetër ka një rezistencë për të vazhduar traditë e linçimit të  drejtësisë duke na kujtuar dekadën e shkuar.

12 vite më parë një kryeministër vrau në mes të bulevardit, u mburr që vrau katër qytetarë të paarmatosura të parrezikshëm dhe të pambrojtur përballë plumbave të tij dhe jo vetëm që nuk është pyetur pas 12 vitesh pse I vrau, por pengoi në mënyrë brutale drejtësinë të hetonte, nuk dorëzoi gardistët të hetoheshin, prishi provat e serverit të kryeministrisë, nuk lejoi prokurorët e gatshëm të merrnin prova në vendngjarje duke i fshirë plumbat me fshesë në sytë e tyre, dhe ngriti komision hetimor kundër Prokurores së Përgjithshme, Presidentit dhe opozitës e gazetarëve.

12 vite  parë, “burrë shteti” quhej ai që nuk I dorëzonte njerëzit e vet para drejtësisë. Dhe ky burrë ishte Sali Berisha. Ata prokurorë që ai I zboi nga oborri I kryeministrisë , janë ende prokurorë dhe shumë prej tyre dhe në SPAK, dhe ende ja kanë frikën.

Nga ana tjetër, kryeministri I vendit I cili është objekt i hetimeve të SPAK dhe fushatës së arrestimeve, ndjehet I lirë të hetohet në çdo skut të qeverisë dhe e konsideron këtë standard të ri për Shqipërinë. Nuk ka asnjë mallkim për SPAK, asnjë mallkim për gjykatën, asnjë pendesë për zyrtarët e tij që shkojnë para drejtësisë.

E kundërta vazhdon të ndodh sot.

Gjithë opozita e Berishës dhe Metës, dhe gjithë gazetarët që janë ca në bordero të kërkuarish, e ca në borderot e Shkëlzenit, I janë turrur prokurove të SPAK, pse nuk arrestojne x person,  pse arreston y person, lavdërojnë një gjykatës që ka kërkuar hetime më shumë, dhe linçojnë një prokuror që ka futur në burg 9 vet në një ditë.

E vërteta është që prokurori Kondili ka bërë një hetim të thellë duke u bazuar tek personat që janë marrë me procedurat dhe aty kanë lindur problematika që kanë të bënë me institucionet, një prej të cilave siç duket nga dosja është shifra e kostove aktuale të sterilizimit para se të bëhej koncesioni. Nëse ajo është vërtet e fryrë apo është gabim tabelash kjo duhet hetuar, pasi vetëm aty fillon pastaj përgjegjësia institucionale përse ka nisur ky koncesion.

Edhe dy kompanitë e tjera kanë dhënë shifra të përafërta për koncesionin në ofertat e tyre dhe kjo krijon debat mbi kostot paraprake që kanë ekzistuar për sterilizimin para koncesionit dhe ato pas. Ashtu si e ka paraqitur prokuroria, pra që janë 56 për qind më të fryra, Gjykatësi ka të drejt të kërkojë marrje nën hetim të personave të tjerë, pasi është një shkak për të dyshuar se koncesioni ka startuar mbi shifra false.

Pra i gjithë ky është debat profesionistësh dhe jo debat politik. 

Por edhe sot kur gjithë drejtësia po prodhon përditë lajme duke arrestuar zyrtarë të lart të qeverisë duke filluar nga zëvendëskryeministri, politika e vjetër shqiptare mendon se mund ti diktoj prokurorët, kë të arrestojnë e kë të lirojnë, sikur janë në mbledhje të kryesisë së Berishës kur përjashtojnë njerëz nga partia.

Mjafton kjo qasje e sotme, lavdërimet e Edi Ramës për operacionet e SPAK, dhe linçimi I bandës mediatiko politike të Sali Berishës për të diktuar hetimet për të kuptuar se në dorë të kujt mund të ishte drejtësia nëse nuk do të bëhej Reforma në Drejtësi. 

Tani do ishim në momentin që kur Taulant Ballës ti shkonte lista e arrestimeve ti thoshte prokurorit nuk dua ti arrestoj se “ti po bën grusht shteti me Saliun dhe Ilirin” dhe pastaj të shkonte në mesnatë të prishte provat. Dhe të mos guxonin ta merrnin as në pyetje. Si Saliun që kanë 12 vite që mendohen.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 19/08/2023 10:03

    "Prokurori Kondili, ka kryer hetime tè thella". Ymerèt, do mèsojnè dalngadalè, tè mos hiqen si kryeprokurorè apo kryetarè tè KLD qè paskan tè drejtèn e lindur pèr ti dhènè botès, mendimin e tyre personal, pèr çdo gjè. Fakt èshtè, qè gjyqtari i çèshtjes (dhe kjo nuk ndodh shpesh nè praktikèn gjyqèsore), i kèrkojè prokurorit nè fjalè THELLIMIN E HETIMEVE DHE MARRJEN TÈ PANDEHUR TÈ PERSONAVE TÈ TJERÈ PO ASHTU. Vetèm Ymeri i oborrit,,,sheh dhe dègjon kètu, njè serenatè pèr prokurorin.!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?