Sali Berisha nuk lë ditë pa dalë kundër qëndrimeve të SHBA në Shqipëri apo rajon. Sot e ka kap inati pse duhet mbështetur aleanca e Kosovës me SHBA dhe po përpiqet të bindë Albin Kurtin të mos dorëzohet para SHBA. Madje këtë po ja shpjegon thjesht, duke i treguar se Edi Rama e mbështet nga frika e SHBA, se ka një afer me McGonigalin, kurse ai nuk ka pse të ketë frikë nga SHBA. Dje e kishte inatin pse SHBA po distancohej nga protesta e muxhahedinëve në Manëz kundër policisë shqiptare. Dhe për t’i treguar SHBA se nuk trembet prej tyre, u vetëshpall “muxhahedin”.
Por interesante është se ky që e ka ndarë mendjen të bëhet trim me SHBA, se nuk ka çfarë humbet, nuk ka të njëjtën trimëri tek afera seksuale e Safetit. Jo vetëm që nuk hap dot gojën, por rri si pulë e lagur duke pozuar me Almën, vajzën që ka keqpërdorur personalisht në këtë aferë. Asnjë fjalë për skandalin, asnjë fjalë për Almën, pasi dëgjoi këshillën e saj publike të mos politizohet ngjarja. Arsyeja është se SHBA e ka thënë fjalën e fundit për Saliun. E ka shpallur “non grata” familjarisht duke e shpallur atë hajdut, gruan hajdute, djalin hajdut, vajzën hajdute, plus atë vet si minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit drejtësisë.
Më shumë se kaq nuk ka çfarë t’i bëjë. Kurse para Almës rri si pulë se ajo nuk e ka thënë ende fjalën e fundit për të dhe telefoni i saj është në SPAK, mesazhet e saj që lë takime me Berishën para dhe pas ngjarjes janë në SPAK. Porositë e tutorit të saj caktuar nga Berisha në Kukës janë në SPAK, dhe siç e ka zakon ajo vajza në të tilla raste, mund të jetë në SPAK dhe biseda e saj në zyrë me Saliun. Ndaj derisa të qetësohet për këtë çështje, derisa dikush nga SPAK t’i thotë se nuk do të hetojmë për shantazh, derisa dhe të qetësohet se ajo vajza nuk do të merret në ndjekje penale për shantazhim për qëllime politike, ai nuk flet.
Hë për hë është trim vetëm kundër SHBA, se me atë ka mbaruar punë. Me Almën ka akoma llogari të hapura. Shikoni fotografinë me të si rri si nxënës para saj për ta kuptuar se në çfarë halli është.
M.Baze të lexoi çdo shkrim.Je njësh me gazetarët e DITËS. -Ndërsa Non grata(nuk dua ti përmënd emrin)ka kapur 99 % të DREJTËSISË=92 dhe MEDJEVE=2005..2 Pushtetet më të rëndësishme,Nuk pyet më as për KRISHT E MUHAMRT veçse kërkon të shpëtoi pasurinë familjare te vjedhur Shqipëtarve në 33 vite në pushtet e opozitë. -Damka e gozhdës së ndryshku të NON GRATËS e ka helmuar Sb por jo ata që i shkojnë pasë se mos këputen topit e dadhi. -Vidiot GJICI,BABALE,etj janë dirigjuar prej tij.Nuk ka burr nëne tëlëviz në PD pa urdhërin e tij.As miza nuk lëviz pa gushtin tregues të dorës së majtë,cila duhej prerë që në 2 prill 1991 në Shkodër. -E keqa nr.2 është SPAK+GJKKO+BKH..që po arreston vetëm majtas të cironkave për shpërdorim detyre dhe BALENAT VRASËSE tallin mendoren me TO,Por edhe DASH që i monitoron. -Mu duk e pafalshme qëndrimi SPAK(A.Krajës që ndryshoi vetëm karriken)që i kërkoi prova DASH për non gratën siç po i kërkon Sb kur 101 provat jan Aty..! -Sb si fatkeqsi Kombëtare do jet Aty qoftë edhe me 1 militant të PD,Sipas tij. -Në 33 vite Sb i ka bërë e thënë të gjitha çmund të bëj një ANTISHQIPTAR. -Unë e urrej Sb jo se është nga Viçidoli dhe kundër Jugut të vëndit.Por falangat e tij më futën në burg 10 ORË në 1996 për të më vjedhur votat në QV.Dhe kur shikoj foton e EDI TAMËS & ERION BRAÇES,etj të gjakosur më vjen të ÇOHEN TË VDEKURIT E FISIT TIM NGA VARRI PËR TA PËSHTYR NË SURRAT për dëmet që i ka sjell këtij vëndi në 33 vite,duke vjedhur,Shitur,Shkatërruar mbi 500 ekonomi, mbi 350 mild.$ dhe 20.000 të vrarë: 4 në Shkodër 2 prill 1991,4 në bulevard 21 janar,200 në Tropojë,4000 në 97,3000 për pronat..mbi 20 funksionar të PD,si dhe Hajdarin,Remziun,Trebickën,Sokolin,Hanin,Konomin,Santos..e mijra të tjerë. -Deklarimi tij.."..Jam Sb unë or budallenj.." duhet studiuar thellë. -Kjo është arsyeja kryesore që RINIA,INTELEKTUALËT PO IKËN nga syt këmbët siç iku: ZEF BROZI,LUAN HOXHA,DR.YLVI VEHBIU që e kuronte për psikotrope në vitet 70,etj,etj.
Përgjigju