Pas një ditë të keqe në Kuvendin e Argitës ditën e shtunë, ku binte në sy salla bosh, bojkoti i deputetëve të Gazmend Bardhit dhe mbi të gjitha shfaqja e Argitës si pasardhëse që pret shpresat për këdo që ka aspirata për PD, e hëna duhet të prodhonte lajme të reja. Dhe mbi të gjitha duhet të rikuperonte plagët që bojkoti i deputetëve I hapi Berishës në Kuvend.
Dhe bashkëpunimi nisi qysh tek dera e Kuvendit, ku Garda nuk lejonte Flamurin të fuste brenda bombat tymuese, kurse Gazmend Bardhi kujdesej që gardistët mos t’i fusnin duart Flamurit.
Ky ishte një hap i ndrojtur por i rëndësishëm për të shëruar plagën e bojkotit në Kuvendin e Argitës.
Brenda sallës, ky bashkëpunim u bë dhe më i fortë. Flamuri ndizte bombat tymuese dhe i mbante në dorë, kurse Gazmend Bardhi tregonte se ku mund ta hidhte, dhe përsëri nuk lejonte njeri t’i afrohej që ta prekte.
Pastaj erdhi ajo skena finale kur Flamuri ndezi dhe letrat që t’u vinte flakët karrigeve dhe Gazi e ndihmoi duke treguar vendin ku merr më lehtë. Por tymi ndërkohë mbuloi sallën dhe bashkëpunimi nuk ra shumë në sy.
E gjithë kjo hipokrizi e bojkotuesve të Berishës, është një përpjekje për t’u dukur të bashkuar në luftë kundër qeverisë por të ndarë në të ardhmen e tyre për partinë. Dhe që të mbulojnë ndarjen mes tyre, që të mos dëgjojmë akuzat e Berishës që Gazmend Bardhi udhëton fshehurazi me këta të qeverisë në Bruksel (që janë po ashtu marrëzira), që të mos kujtojmë çfarë kanë thënë për njëri- tjetrin, bëjnë njëri më i zellshëm se tjetri, për të futur bomba tymuese, për t’i vënë zjarrin sallës dhe për të bërë si të fortë, përballë një shumice që ndjehet shumë rehat që i ka futur në këtë rrugë dhe argëtohet me ta.
Natyrisht që Berisha është fyer deri në palcë nga bojkoti i tyre në Kuvend dhe nuk ua fal kurrë, por këto ditë nuk ka dëshirë t'ia kujtojmë këtë. Do t’ua kujtoj vetë disa kohë më vonë. Ndaj dhe i duhet që të prodhojë lajm me bombat tymuese në Kuvend për të hequr shijen e Kuvendit Argitës.
Gazmend Bardhi dhe të tjerët po ashtu duan të tregohen parimorë, se me Berishën dhe Kuvendin e Argitës nuk kanë punë, por me opozitarin Berisha në Kuvend mund të bashkëpunojnë. Dhe ata nuk kanë qejf të bëjnë shumë lajm që kanë bojkotuar Berishën në Kuvend.
Dhe kështu, të dy palët hipokrite ndaj njëra- tjetrës, duan t’u shesin shqiptarëve parime, se i bashkojnë bombat tymuese në Kuvend.
Kot e kanë.
Berishës nuk i duhet as betejë parlamentare, as betejë elektorale, se e di që nuk i fiton dot më.
I duhet vetëm një betejë beteja për të qenë kryetar i opozitës dhe të ketë monopolin e saj, që ta përdorë për hallet e veta. Duke ja bojkotuar Kuvendin e Argitës, deputetët e opozitës kanë bërë një akt të lartë armiqësor ndaj tij, dhe kjo nuk zhbëhet më.
Ata e kanë delegjitimuar atë si kryetar opozite, kanë delegjitimuar dhe gjysmat e kërkesave për të cilat hedhin bomba tymuese në Kuvend, pasi e kanë bërë edhe më të thellë përçarjen e opozitës dhe nuk kanë si t’i kërkojnë llogari Edi Ramës kë zgjedh prej tyre si kryetar grupi kur ata nuk zgjedhin dot as njëri- tjetrin.
Flamuri nuk tentoi t’i vërë flakën karrigeve për të rrëzuar Edi Ramën, por për të harruar dhimbjen që u ka shkaktuar “thika pas shpine” e këtyre deputetëve ditën e shtunë. Ai në të vërtetë nuk tentoi të djegë karriget në shenjë proteste ndaj Edi Ramës, që nuk vendos kë të zgjedhë prej tyre si kryetar, por për të fshehur faktin që Gazmend Bardhi nuk e njohu Kuvendin e Argitës si legjitim.
Dhe tani derisa shqiptarët të qetësohen se kush Kuvend është legjitim, ai i Bashës, ai i Argitës, apo i Bardhit, në Parlament do shikoni tym të zi, për shkak të Gaz Bardhit. Kështu mendojnë se nuk i shikojmë si janë katandisur.
Hej orë Populli imë bagtia ime,a po bindeni npraktik se kta në kuvendë i ka qu e mira peshë,jan shum trima mes veti,skan kurfar rrespekti,të xhithë punojn për ti largu katastrofan nga shtëpia,kta po i thrrasin,a po mundë kuptoni çka po ndodhë në INDI,a po e njohin djepin e Njerëzimit,me ransi djepi po i njefë nëse nuk kfjellni në kokë o ju lakmitar,kto skena vin edhe tek ne
Përgjigju