Një muaj më parë, shumë vet në botë ishin të bindur se Putini do e merrte Ukrainën me lehtësinë që mori Krimen dhe askush nuk do ta ndalte. Madje filluan të ngrihen mite mbi fuqinë dhe pamundësinë për ndaljen e ushtrisë ruse në këtë vendim. Shumë vet e bazonin këtë me të drejt tek nevoja që Putin ka për lavdi në muzgun e pushtetit të tij, dhe për kontrollin që ka mbi çdo segment të pushtetit të vet, ku zërat racional janë zhdukur.
Sot të gjithë jemi dëshmitar se heroi I kësaj lufte nuk është Valdimir Putini, por një ish humorist 44 vjecar, që të vetmen gjë që ka marrë seriozisht në jetë është mbrojtja e atdheut të vet. Besnikëria më e madhe e shfaqur ndonjëherë politikisht, është po në anën e Ukrainës. Gjithë kabineti qeveritar, presidenti, ushtria dhe opozitarët janë në llogore. Askush se ka braktisur atdheun, ndërsa Putinit I janë ngritur mijëra qyetarë kundër në Moskë dhe Shën Petërsburg. Diktatori nuk ka vendosur dot njerëzit në rresht, ndërsa Zelsinski, që deri dje e kemi parë vetëm duke qeshur I ka të gjithë me vete.
Një muaj më parë kur lufta po I afrohej kufirit, Ukraina dhe miliona njerëz të tjerë në botë u zemëruan me Gjermaninë që ofroi si ndihmë për rrezikun e pushtimit rusë disa mijra helmeta të ushtrisë së saj. Tre ditë më parë, Gjermania zhgënjeu sërish, kur hezitoi ti bashkohej sanksioneve më të egra ekonomike finaciare ndaj Rusisë, përfshi ndalimin e sëift-it bankar të Rusisë në perëndim, çka rrënon transaksionet financiare dhe ekonominë ruse.
Mjaftuan 48 orë rezistencë nga Ukraina dhe vendosmëria e qytetarëve dhe lidershipit të vendit për të mbrojtur vendin e tyre, që gjërat të ndryshojnë.
Gjermania sot në mesditë ka lejuar furnizimin me armë të Ukrahinës, duke lejuar Holandën të çojë aty raketa për sulme kundërajërore dhe në fund ti bashkohet dhe nismës së ndalimti të sëift-it për Rusinë.
Ky është avantazhi I një vendi të madh demokratik, të përgjegjshëm I cili reflekton në kohë mbi atë që ndodh.
Një muaj më parë, NATO dhe perëndimi në tërësi, po e shikonin kërcënimin e Ukrainës si çështje ekonomike dhe ndërsa flisnin broçkulla në ekrane, ulnin sot poshtë tavolinës dhe numuronin me gishta fitimet apo humbjet nga Nord Stream 1, apo Nord Stream 2, nëse futeshin në telashe me Rusinë.
Sot duke parë rezistncën urkainase, dhe rrezikun shumë herë më të madhe që ka Evropa nga lufta e Putinit, po dërgojnë miliarda euro armatime dhe ndihma drejt Ukrainës.
Liderët rebelë të Evropës si Orbani në Hungari, Mateusz Moraëiecki në Hungari të cilët nuk kanë qenë në një gjatësi vale me Brukselin për shumë tema dhe shikohen si dele e zezë e Bashkimit Evropian, janë në vijën e parë të mbështetjes për Ukrainën dhe kanë dëshmuar përgjegjshmëri jo vetëm në ofrimin e ndihmës ndaj Ukrainës por dhe në qëndrimin politik ndaj Putinit, me të cilin kanë pasur shumë qëndrime të përbashkëta më parë ndaj Evropës.
Po ashtu lideri më I fuqishëm I rajonit, jashtë Bashkimit Evropian, presidenti I Turqisë Erdogan, I njohur për miqësinë personale me Putinin, ka pranuar të bisedojë deri për ndalimin e kalimit të anijeve ruse në ngushticën e Bosforit edhe pse nuk është para një vendimi final. Nga ana tjetër ai ka dënuar pushtimin dhe ka ofruar ndihmë për Ukrainën.
Një muaj më parë por dhe deri ditë më parë, adhuruesit e Putinit në Shqipëri dhe rajon, I bënin jehonë ‘humorit rus’ kundër SHBA, se ku e dinte SHBA që do sulmonte Putinin. U bë virale “batuta e zëdhënses së Minisitrisë së jashtme ruse, që kërkoi nga CIA “ti tregonte kur do shkonte me pushime”. Në fakt Shqipëria nuk është se ka shumë adhurues të Putinit. Ata që janë me të janë më shumë antiamerikanë të maskuar, se sa pro rusë. Për këtë arsye u ngjiste shumë gjuha tallëse e Rusisë ndaj SHBA. Po ti vësh re sot, edhe ata janë me Ukrainën por fajësojnë Biden se ka prishur rendin botëror.
Një muaj më parë kur vinte era e luftës vendet baltike ishin të trembura nga agresioni rus dhe dukej se ato donin të silleshin politikisht korekt me Mosken. Sot Lituania sapo njoftoi se ka bllokuar fluturimet me Rusinë nën moton “Asnjë fluturim të agresorëve në qiellin e lirë”. Dhe kjo është një histori e madhe .
Beteja e Ukrainës ka ndryshuar gjithçka me shpejtësinë e plumbit dhe kjo fal rezistencës së tyre.
Kjo mund të jetë një luftë e gjatë dhe rrënuese për ta, por ajo që duket qartë është se Rusia mund të pushtojë teritore, por jo Ukrainën. Ao nuk do të marrë dot atë kurrë nën kontroll, dhe do largohet andej e turpuruar.
Në sytë e botës sot, Ukraina është sot një vend I lavdishëm që po mbron shtëpinë e saj, ndërsa Rusia e Putinit, një vend agresor, që po shkakton fatkëqësi njerëzore.
Presisenti I Ukrainës mund dhe të vritet, apo të kapet rob, por ai I ka dhënë vendit institucionin e Presidentit të Ukrainës që nuk vdes nga lufta, pasi ka vendosur një standart dinjiteti. Vladrimit putini mund të jetoj gjatë duke u ruajtur në bunkier atomik, por ai ka vdekur dhe turpuruar postin e presidentit të Rusisë.
Mijëra urkainas mund të vdesin nga kjo luftë që u ka adhur tek dera e shtëpisë, por cdo ukrainas do jetë krenar për atë që ka bërë në këtë histori, përballë çdo rusi që do jetë gjithë jetën kokëulur. Guximi I tyr epër tu përballur me ushtarët rus në çdo rrugë dhe prag shtëpie ka ndërtuat identitetin e tyre krenar në sytë e botës.
Vladimir Putini ka humbur betejën me historinë qysh tani. Beteja me Ukrainën është çështje kohe. Ukraina dhe beteja e saj, ka ndryshuar tashmë botën dhe e ka vendosur atë përballë Rusisë. Kjo është fitorja më e madhe e Ukrainës.
PO MOR mero po ,,,te gjitha i di ti,,,,po na behesh si spartak ngjela qe thote qe putinin do e vrasin....
PërgjigjuUniteti i popullit te Ukraines bashke NATO edhe EU do fitoj mbi Hitlerin modern Putin. Poshte bythlepiresit Ruse qe ndodhen ne Shqiperi. Kudo qe i degjoni fyejini se edhe ata jane bashke pushtues te popullit Ukrainas.