Sali Berisha

Mero Baze: Unifikimi i frontit antiamerikan në opozitë

6 Prill 2023, 20:52| Përditesimi: 6 Prill 2023, 20:55

  • Share

Duke nisur fushatën elektorale me sulme kundër SHBA, të cilat po i japin identitetin politik fushatës së opozitës, Berisha duket se ka arritur një fitore. I ka detyruar të heshtin gjithë partnerët e tij në koalicion madje dhe partitë e tjera opozitare të afërta me të. 

Përveç angazhimet të “qenve sulmues” që ka brenda grupimit të tij të cilët u angazhuan kundër ambasadores së SHBA, asnjë partner brenda koalicionit por dhe jashtë tij nuk ka dal me ndonjë qëndrim kundër Berishës. Vetëm Evi Kokalari, ish frymëzuesja e platformës së tij konservatore me të cilën tentoi të gënjej demokratët pas krizës me Lulzim Bashën, është distancuar duke paralajmëruar gjëmën që po i bën PD. Të tjerët duket se kanë zgjedhur ta pranojnë në heshtje betejën e tij kundër SHBA. 

Parteri i tij kryesor Ilir Meta, natyrisht që ndjehet i kënaqur nga sulmi për shumë arsye. Kryesore është që vet ka qenë pararojë e sulmeve kundër SHBA në zgjedhjet e Prillit 2021 duke mbajtur peshën kryesore të sulmeve kundër SHBA, madje duke shprehur dhe “gatishmërinë ta vrisnin në Malin me Gropa.  

Kështu që sulmet e Berishës dhe rreshtimi i partisë së tij kundër SHBA e vë në pozita më lehtësuese. Përveçse është i kënaqur që Berisha po bën punën e tij, është po ashtu i kënaqur që brenda aleancës së tyre nuk ka kundërshti për këtë sulm. 

Interesante është se asnjë prej kandidatëve të Berishës po ashtu nuk ka shprehur as rezervën më të vogël për sulmet ndaj ambasadores. D.m.th. ata i konsiderojnë të vërteta “akuzat” e Berishës që ambasadorja amerikane ka prona dhe pasuri në Shqipëri dhuruar nga Edi Rama.  

Dhe kur them kandidatët nuk kam parasysh atë të Hasit, Kuçoves apo Fushë Arrëzit, por atë të Tiranës Shkodrës Durrësit dhe Elbasanit që janë qytete kryesore dhe që pretendojnë të jenë pjesë e drejtuesve të partisë së Berishës dhe në të ardhmen. D.m.th. në biografinë e Këlliçit, Carës, Boçit apo Spahisë, do mbetet që ishin kandidatë të një fushate antiamerikane në Shqipëri dhe ata ishin dakord me të. 

Të heshtur janë dhe partitë aleate të Berishës jashtë koalicionit si republikanët e Mediut apo partia e Agron Dukës, apo parti të tjera të vogla opozitare që janë deklaruar se do mbështesin kandidatët e Berishës. Dhe ata nuk ndjehen të shqetësuar që Berisha përmes kësaj fushate do të ndaj llogaritë mes atyre që duan të jenë aleatë me SHBA dhe atyre që duhet të jenë aleatë me të. 

Në këtë aspekt, ai ja ka arritur të mbaj të bashkuar gjithë çetën e tij opozitare kundër SHBA. Natyrisht kjo nuk e ndihmon për të fituar, por e ndihmon për tu dukur i pari i asaj çete. Dhe ky është objektivi i tij real. Të gjithë luftojnë të fitojnë ndonjë bashki, ai lufton të mos ketë opozitë tjetër veç atij. 

Komento

Komente

  • e drejta: 07/04/2023 10:50

    <POSHTE IMPERIALIZMI AMERIKAN> .... AHAHA , TURPI I BOTES JE MORE BANDIT

    Përgjigju
  • Edhe?: 07/04/2023 00:35

    Berisha ka dhe jete temin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?