Merr borxh 30-mijë euro, zhduket i riu nga Vlora! Nëna: Kamerat e sigurisë zbuluan gjurmët e tim biri

26 Shkurt 2021, 17:11| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 20:01

  • Share

Kjo ishte historia që u prezantua këtë të premte në programin ‘Pa Gjurmë” në Report TV. Nëna e të humburit, Marjeta Mehmetaj, në një lidhje skype nga Torino e Italisë rrëfeu mes lotësh kontaktet e fundit, që kishte pasur me të birin dhe çfarë ka zbuluar në këto 5 vite humbje.

Me datë 17 mars nipi më telefonoi se Miri ( kështu i thërrsnim shkurt) ishte larguar nga shtëpia, ku ishte vendosur me pushime në Vlorë. U nisa me urgjencë në Shqipëri dhe në dhomën ku flinte kishte lënë celularin dhe gjithë dokumentat e tij. Nga bizneset private, poshtë pallatit ku jetonte im bir, unë sigurova pamjet filmike. Dashamiri kishte dalë nga shtëpia në orën 10:30 të datës 17 mars dhe nuk u kthye më. Rrobat që kishte veshur më la përshtypjen se po largohej për të mos u kthyer më”

Kërkimet vazhduan nga ana e familjarëve edhe brenda qytetit, ku nëpërmjet shokëve të futbollistit, ata kishin mësuar se i riu kishte marrë shumë para borxh dhe të gjitha këto shuma i kishte shpenzuar në lojërat e fatit.

Nuk e besova kur mësova të vërtetën. Madje, nipi im me banim në Vlorë me tregoi se administratori i një kazinoje e kishte telefonuar dhe i kishte treguar se djali im kishte mbetur 5-mije euro borxh. Ky ka qenë edhe shkaku, që Miri ia mbathi nga Vlora”

Pas denoncimit në polici u verifikua nga sistemi TIMS se, djali nga Vlora nuk kishte dalë nga Shqipëria dhe fati i tij mbetet enigmë, që prej mëngjesit të atij marsi, kur doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më.

Lutem mos t’i ketë ndodhur diçka e keqe. Biri im ktheu tek ne, pasi mami do të bej gjithcka dhe e kam falur. Ku nuk kam kërkuar edhe babai i vet që jeton në Vlorë, po bën kërkime, por asnjë gjurmë, asnjë shenjë jete nuk kemi zbuluar”

Dashamir Mehmetaj sot është 30 vjec dhe është i gjatë rreth 1:75 cm. I riu nga Vlora ka një tatuazh në kraharor dhe në pjesën e barkut, si dhe gjithë krahun e majtë e ka të mbuluar me tatuazhe.

Kush ka informacion është i lutur të lidhet me redaksinë e emisionit ‘Pa Gjurmë” në numrat:

Në cel: 069 99 55 698

Në tel: 0444 17 778

si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në adresën tonë në facebook: "https://www.facebook.com/pagjurme/"GjurmëHYPERLINK "https://www.facebook.com/pagjurme/" Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16: 00 nga hena deri në te premte.

 

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?