Kronikë

Merr flakë një shtëpi dy katëshe në Tiranë (VIDEO)

1 Qershor 2021, 15:06| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 17:06

  • Share

Një shtëpi e pabanuar ka marrë flakë ditën e sotme në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Në këtë shtëpi jetonin vetëm endacakë. Zjarri është vënë nën kontroll ndërsa vijon puna për përcaktimin e shkaqeve.

“Më datë 01.06.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Myslym Shyri”, në kryqëzim me rrugën “Adem Kruja”, ka rënë zjarr në një banesë dy katëshe të pabanuar. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit”, thotë policia.

1622553021_zjar1.jpg

Ora 17:04
Shkrumbohet nga zjarri vila në Tiranë, flakët përpijnë gjithë banesën (FOTO)

Një banesë dy katëshe në Tiranë, në rrugën “Myslym Shyri”, e pabanuar është shkrumbuar nga flakët. Ndërkohë zjarrfikësit e Tiranës kanë bërë të mundur kontrollin dhe fikjen e vatrave të zjarrit në papafingon e vilës.

Siç shihet edhe nga pamjet, vila është shkrumbuar krejtësisht. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?