Sport

Merr fund 'epoka e errët', Dinamo ngjitet në Superligë pas 9 vitesh! Tifozët nuk përmbahen

9 Maj 2021, 17:09| Përditesimi: 9 Maj 2021, 17:54

  • Share

Dinamo ka siguruar ngjitjen në Superligë pas 9 vitesh në kategorinë e parë. Nëndetësja e drejtuar nga Sokol Uka siguroi matematikisht ngjitjen këtë të dielë kur mposhti me rezultatin 0-2 Vorën në kompleksin ‘Internacional’.

Golat në ndeshjen më deçizive të 9 viteve të fundit u realizuan nga Xhixhua në pjesën e parë dhe të dytë. Me këtë fitore dinamovitët hipotekojnë gjithçka për vendin e parë në grupin A, ndërsa humbja 0-1 në shtëpi e Korabit kundër Burrelit i ka nxjerrë matematikisht këta të fundit në vendin e dytë. Burreli do të bëjë ‘play-of’ me Tomorrin që është në Grupin B, vendi i dytë.

Përsa i përket rikthimit të Dinamos për t’u evidentuar ishte edhe festa e tifozëve në fund të takimit. Edhe pse nuk lejohen për shkak të kufizimeve të pandemisë ata e kishin gjetur një mënyrë për t’i përkrahur idhujt e tyre, që sot e rikthyer ekipin aty ku i takon.

Dinamo është 18 herë kampionia e Shqipërisë, ndërsa më mirë se ajo ka bërë vetëm Tirana. Sezonin e ardhshëm në Superligë do të kemi 3 skuadra nga kryeqyteti, hera e fundit që kishte ndodhur ishte 12 vite më parë. Ndërkohë përveç Dinamos sezonin e ardhshëm në Superligë do jetë edhe Egnatia nga Grupi B i katëgorisë së parë.  

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/05/2021 00:04

    Bravo Dinamo,e meriton te kthehesh dhe te jesh aty ku te ka pas hije te jesh gjithmone!

    Përgjigju
  • dani: 09/05/2021 20:51

    Dinamon e shkateruan, i moren stadjumun, i grabiten klubin e sabotuan ne cdo drejtim.... Bravo Dinamo klub me trofe, klub me merita qe te masakruan, klub qe ka nxjere futbolliste qe kane bere epoke. Ministria e brendeshme duhet ta sponsorizoi kete klub....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?