Fansat e këngëtares duke festuar vendimin

VIP & Spektakël

Merr fund makthi i këngëtares nga kontrolli i babait, pas 13 vitesh Britney Spears fiton 'lirinë'

13 Nëntor 2021, 07:47| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 07:54

  • Share

Një gjykatë në Los Anxheles ka vendosur t’i heqë kujdestarinë e shumë përfolur babait të këngëtares se pop-it, Britney Spears, duke i dhënë fund një beteje të gjatë dhe të hidhur ligjore.

Britney Spears e ka përshkruar përfundimin marrëveshjes ligjore që kontrollonte shumë aspekte të jetës së saj për 13 vjet si "ditën më të mirë ndonjëherë".

“Mendoj se do të qaj”, u tha ajo 35 milionë ndjekësve të saj në Instagram.

Një gjykatës në Los Anxhelos të premten i dha fund kontrollit të këngëtares nga babai i i saj që nga viti 2008 me efekt të menjëhershëm.

Shumë fansa të saj ishin mbledhur jashtë gjykatës së LA për të mbështetur Spears, e cili e kishte përshkruar kujdestarinë si abuzive.

Babai i saj Jamie më herët tha se ishte "e nevojshme", por ra dakord se ishte koha që ajo "të rimarrë kontrollin e jetës së saj".

"Jeta e saj ishte një rrëmuje! Ajo ishte e shqetësuar fizikisht, emocionalisht, nga shëndeti mendor dhe financiar," thanë avokatët që përfaqësonin Jamie Spears në dosjet e mëparshme gjyqësore.

Babai i saj kishte fuqi mbi financat e saj dhe vendimet e karrierës, plus çështje të mëdha personale, të tilla si vizitat e saj me djemtë e saj adoleshentë dhe nëse ajo mund të rimartohej.

 

Good God I love my fans so much it’s crazy ????❤️ !!! I think I’m gonna cry the rest of the day !!!! Best day ever … praise the Lord … can I get an Amen ????????☀️???????? ???? #FreedBritney

????: @AbbyShalawylo pic.twitter.com/yk1vO3H02L

— Britney Spears (@britneyspears) November 12, 2021

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?