Komiteti Ndërinstitucional me në krye Arben Krajën

Kronikë

Merret vendimi/ Laborator dixhital për hetimet e SPAK, fondet u morën nga paratë e konfiskuara të grupeve kriminale

23 Nëntor 2021, 16:16| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 17:29

  • Share

TIRANË- Në SPAK është krijuar laboratori i ekspertizës dixhitale që do të shërbejë për hetimet e këtij institucioni. Mësohet se fondet për krijimin e këtij laboratori janë marrë nga paratë e konfiskuara të grupeve kriminale.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërinstitucional brenda SPAK-ut ditën e sotme.

Pjesëmarrësit në këtë takim, theksuan se pasuritë e konfiskuara të grupeve kriminale duhet të shfrytëzohen për fuqizimin e punës së prokurorisë së posaçme përmes projekteve të tilla të ngjashme.

"Në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot në datë 23.11.2021 u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ndërinstitucional për masat kundër Krimit të Organizuar. Komiteti Ndërinstitucional është i ngritur në zbatim të parashikimeve të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (i ndryshuar).

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme prezantoi para Komitetit Ndërinstitucional punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme në drejtim të ngritjes së laboratorit të ekspertizës digjitale në ambientet e SPAK. Laboratori është ngritur duke shfrytëzuar fondet e konfiskuara të grupeve kriminale në kuadër të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009, fonde të cilat Komiteti Ndërinstitucional ia ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme, bazuar në një projekt të detajuar të paraqitur nga SPAK.

Pjesëmarrësit në takim vlerësuan rëndësinë e përdorimit me efektivitet dhe për qëllimin e duhur të fondeve që u konfiskohen grupeve kriminale. Ata konstatuan se duhet vazhduar në këtë drejtim, pra në vënien në dispozicion të fondeve të konfiskuara organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike të tyre, si dhe rritjen e efektivitetit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit", thuhet në njoftim. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?