Lulzim Basha në SHBA

Mesazh për demokratët dhe jo vetëm!

14 Tetor 2022, 21:06| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 21:09

  • Share

Basha sot është zyrtarisht në Washington! Në fakt përtej tymnajës, nuk kishte dyshime nesë mund ta kalonte Oqeanin apo jo! Për Bashën vazhdojnë të flasin ata që e sulmuan padrejtësisht për shkak të qëndrimeve dhe vendimeve që ai mori! Në fakt kundërshtarët e Bashës filluan të shtohen më shumë kur ai hodhi me seriozitet tezën e trekëndëshit të Bermudës! Disa me të njëjtat halle si pjesë e këtij trekëndëshi filluan të ri grupohen në një llogore të përbashkët e kjo dëshmon qartazi faktin se kanë të njëjtët halle e po ashtu janë natyrshëm në një  grup, sepse i bashkonte e njëjta e kaluar e tranzicionit të lodhshëm e të gjatë! Disa të tjerë vazhduan ta tradhëtojmë në kërkim të pushtetit e privilegjeve! Ajo që ka ndodhur brenda në PD dhe po vazhdon të ndodh ka edhe gjëra të mira si faktin se me qëndrimet e tyre po ndihmojnë ta pastrojnë vetë PD nga "Ata" dhe "Ne", një ndarje e destinuar për tu mos u bashkuar më , sepse vaji dhe uji edhe nëse qëndrojnë në një enë të përbashkët nuk bashkohen, vaji qëndron sipër dhe uji poshtë!

Nuk është emergjencë vetëm PD, por është në emergjencë e gjithë Shqipëria, sepse për 30 vite i kemi provuar të gjitha kombinimet ekzistuese dhe rezultatin e dimë tashmë! Shqipëria dhe PD kanë nevojë për linja të reja! Basha për hir të PD dhe demokratëve bëri një hap pas me shpresën se një hap të tillë do e bënte edhe pala tjetër e cila në fakt pati gjithë kohën e mundësinë të tregonte se këtë herë do të ishte ndryshe, por me sulmet e 8 janarit, Ata dëshmuan jo vetëm se nuk kanë ndryshuar, por janë edhe më keq se si kanë qenë në të kaluarën! Premtuan ndryshime e reformim, por nuk bën asgjë tjetër veçse fajësuan për çdo gjë Bashën e mandje edhe për faktin pse dielli lind në mëngjes e perëndon në darkë! Në këto kushte largimi i Bashës jo vetëm që rezultoi pozitivë, por rikthimi i tij bëhet domosdoshmëri kombëtare e jo vetëm për demokratët por edhe për shumicën dermuese të shqiptarëve! Disa aludojnë se Basha është i vetëm përballë trekëndëshit të Bermudës, por në fakt ai ka mbështetjen e demokratëve të ndershëm, të shqiptarëve përtej partive klasike, por më së shumti të rinjve që largohen ose duan të largohen me shpresa të vrara!

Basha nuk është Zoti e nuk e ka pretenduar asnjëherë këtë gjë, por as nuk mund të konsiderohet djalli ashtu siç duan ta përshkruajnë kundërshtarët e tij që në thelb janë kundërshtarë të demokracisë dhe të ardhmes së merituar të Shqipërisë! Majftoj të analizojmë ngjarjet e këtyre për të kuptuar se kush janë Ata që sot i janë vënë përballë Bashës. Janë po ata që e lartësonin kur mendonin të merrnin pushtet e privilegje përmes lidershipit të tij! Dje Basha ishte i mirë e sot e përshkruajnë si djalli! Këtë duhet të besojnë: atë Bashë që e lartësonin dje apo atë që e sulmojnë sot për faktin se ka vendosur të mos bëhet pjesë e rretht të tyre vicioz?! Basha nuk është Zoti, por sot në politikën shqiptare nuk ka më të mirë se ai! Thonë se lider nuk behesh brenda  natës, por Basha nuk është këtu për një natë! Shqiptarët që përballen çdo ditë me varferi dhe me padrejtësi e kanë të qartë se kush është në krahun e tyre! Është koha që secili prej nesh të besoj e të guxoj për diçka të ndryshme nga dje e më të fuqishme se sot! Basha është aty e nuk është larguar  asnjëherë nga përgjegjësitë e një demokrati për një parti demokratike gjithëpërfshirëse me dallim nga e kaluara që vazhdon të jetë një prezencë penguese e të tashmes!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?