Yuri Kim

Mesazh për skenat e dhunës nga Berisha në selinë blu? Kim publikon shprehjen e Luther King: Të refuzojmë dhunën politike

17 Janar 2022, 14:43| Përditesimi: 17 Janar 2022, 14:46

  • Share

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh nga Martin Luther King, Jr. i cili luftoi në SHBA kundër racizmit dhe refuzoi dhunën politike.

Kim është shprehur se duhet të vijojë të na frymëzojë trashëgimia e tij. Duket se ky është një mesazh për skenat e dhunës së 8 janarit përpara selisë blu nga militantët berishistë që mund të kishe rezultuar edhe fatale.

Mesazhi i Kim:

Dr. Martin Luther King, Jr nderohet në SHBA dhe në mbarë botën jo vetëm për përpjekjet e tij për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?