Mesazhe dashurie dhe nostalgjie nga Lalzi

3 Maj 2020, 08:02| Përditesimi: 3 Maj 2020, 08:03

  • Share

Sali Berisha po përpiqet t’i thyejë zemrën Ilir Metës dhe ta bëjë atë të ndjehet i gjithëpushteshëm, si një vit më parë në këto kohë.

Ndërsa Presidenti vazhdon udhëtimin e tij në Shqipërinë Juglindore, duke vizituar varreza të vrarësh, piramida kufitare dhe liqene malorë, shërbëtori digital i Doktorit, furnizon publikun me foto nostalgjike të një viti më parë, kur Meta e Berisha drekonin bashkë tek Gjiri i Lalzit, ku kanë dhe vilat e tyre.

Është një nostalgji për periudhën para revolucionit, kur të shtunave hidheshin molotov në Bulevard dhe të dielën festohej në Lalz në vila luksoze.

Ishte koha kur opozita ishte në kulmin e shpresës, kur Meta i shpjegonte Berishës në drekë se kishte në dorë çelësin e suksesit, që do ishte shtyrja e zgjedhjeve, dhe mbi të gjitha, ishte “besa” me Berishën, se Meta ishte kryetari real i opozitës.

Kjo është periudha më e qartë e opozitës dhe fotografia më e vërtetë e saj. Basha e Kryemadhi duket që nuk janë pjesë e kësaj fotografie, pasi ata janë të ngarkuar në detyrë, dhe jo udhëheqës të opozitës.

Kjo fotografi bëhet dhe më emocionale, në një kohë kur ndaj Ilir Metës janë sulur një taborr demokratësh, që e shajnë si tradhtar.

Një vit më pas, ai jo vetëm nuk është shpresa e opozitës, por është arsyeja që po gjen opozita pse nuk ka shpresë.

Ai po linçohet pse ka pushuar luftën me Qeverinë, pse bën thirrje të zbatohet karantina, pse nuk është dakord që ka shumë të vdekur, dhe mbi të gjitha, pse Edi Rama e shtyn shkarkimin e tij.

Taborri i të mërziturve, e do atë doemos si “kurban” të opozitës, ndërsa ai do të jetë i pari i saj.

Ripublikimi i fotos së Lalzit të një viti më parë, nga shërbëtori digital i Doktorit, është një përpjekje për distancim nga ky “taborr i Lulit”, duke i bërë ata qesharakë, ta lavdërojnë menjëherë.

Është një shenjë se Berisha po përpiqet t’i dërgojë mesazhe se nuk janë të vetët ata që po e shajnë, por të mërziturit e Bashës.

Ata natyrisht janë të pamësuar dhe të paditur nga politika e madhe. Ata nuk kuptojnë llogaritë finale, dhe nuk dinë planet që Berisha ka për atë që do t’i besojë opozitën.

Ata që shajnë Ilir Metën e llogarisin atë si patericë të Bashës, që nuk po funksion. Por kjo foto tregon se Basha e Kryemadhi janë paterica të tyre.

Berisha e ndjen se Ilir Metës i duhen çuar mesazhe nostalgjie, pikërisht të këtij plani, nostalgji për revolucionin e pambaruar, ku ndjehet ende mungesa e tij, fuqia e tij, dhe mbi të gjitha ndjehet boshëllku që ai lë me ikjen e vt.

Ja fshijeni për një moment Ilir Metën nga ajo foto dhe e kuptoni me kë ka mbetur Berisha.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Safet Qose: 04/05/2020 21:48

    Nese eshte kaluar rreziku apo jo jane profesionistet qe e parashikojne Ketu eshte tja futish kote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?