Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha

Mesazhet e mbylljes, në kohën e listave të hapura

3 Gusht 2020, 20:33| Përditesimi: 3 Gusht 2020, 20:34

  • Share

Jozefina Topalli mund të ishte vënë në siklet. I kishte të gjitha shanset të rrezikonte para demokratëve të Shkodrës, nëse Lulzim Basha do të pranonte propozimin e tyre, që ajo të përfshihej në kandidaturat e PD, për depuetete në Shkodër.

Kjo do të ishte një provë e vështirë për Topallin, që të ndante qëndrimet e saj personale kundër Bashës për mënyrën si drejton PD, me të ardhmen e saj politike.

Por Basha ja ka bërë më të lehtë. Në momentin që ai kishte shanse të jepte realisht mesazhin e hapjes së PD në kohën që Parlamenti ka hapur dhe listat e votimit për deputetë, ai ka dhënë mesazh të fortë mbylljeje dhe tkurrjeje para çdo kritiku të vet, një ditë para se të vendosë të zgjedhë “Komisionin e Festës” së hapjes së PD.

Mesazhi ndaj Topallit në Shkodër në të vërtetë e bën të panevojshme këtë estradën e re të propozimeve nga baza dhe vlerësimit të Komisionit, por nga ana tjetër është një sinjal në kohën e duhur për gjithë kritikët e Bashës në Partinë Demokratike.

Sinjali është në kohën e duhur. Askush të mos shpresojë kot se Basha do të përfshijë kritikë të tij në listat për deputetë dhe t’ua lërë qytetarëve t’i zgjedhin.

Populli tani ka lirinë të zgjedhë, por Basha ka lirinë të përzgjedhë.

Ai ka në dorë hartimin e listave, ndërsa popullit i është lënë në dorë renditja. Ndaj askush prej tyre nuk duhet të ketë iluzionin se mund të jetë i përzgjedhur i Bashës.

E mira e kësaj pune është se të gjithë ata individë të spikatur të PD që duan të jenë ende në politikë, pasi u është ndërprerë karriera prej Lulzim Bashës, janë në kohë të organizohen në një koalicion opozitar të djathtë, duke ndarë qartazi qarqet ku duhet të mbështesin njëri- tjetrin dhe skemën e bashkimit të tyre.

E di që shumë prej tyre kanë probleme dhe me njëri tjetrin, apo vlerësime të ndryshme për veten dhe të tjerët. Por nëse duan të jenë në politikë, ata kanë vetëm një shans. Shansi është të përdorin hapjen e listave dhe të bashkojnë energjitë në 12 qarqe, për t’u bërë faktor vendimtar në jetën politike të Shqipërisë si një pakicë e artë.

Nga Shkodra në Vlorë e nga Korça në Durrës, ata kanë shanse të bëjnë të kundërtën e Lulzim Bashës, të hapin garën dhe listat për këdo që do të votojë kundër Edi Ramës por që nuk dëshiron të votojë Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Koha për ta vendosur atë është tani.

Ata mund të krijojnë secili subjekte politike dhe të bashkohen në një koalicion, ose të përdorin sigla partish të vogla për t’u bashkuar në një koalicion si subjekt i vetëm elektoral. Kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme është që zgjedhjet e reja duhet të përdoren prej tyre, si një ndëshkim për shkollën politike të PD, për kulturën e përjashtimit të saj dhe mbi të gjitha për t’i dhënë një mesazh të qartë, politikës së mos-hapjes së PD nga Lulzim Basha.

E vërteta e dhimbshme për të, është se ka gati gjashtë muaj që flet për për hapje dhe askush nuk ka trokitur në derën e PD, por dhe dikë që e propozuan demokratët, ja mbyllën derën.

Një bashkim pa komplekse me njëri- tjetrin, bazuar vetëm në interesin politik, do ta bënte më të lehtë betejën, para një partie që më shumë është e shqetësuar të ruajë Lulzim Bashën në karrige, se sa të mundë Edi Ramën.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Era: 05/08/2020 13:35

    Kombinacioni më i përshtashëm...ZHELEFINA...!.. E URRYERA

    Përgjigju
  • ZHELEFINA: 04/08/2020 10:11

    ZHELEFINA SPIUNJA E SIGURIMIT TĒ SHTETIT SE KA PROBLEM FARE TË LËPI ATY KU KA BËSHTY VETËM JEPINI POST QË TË VJEDHI ME KATËR DURËT SE KA KOH PA VJEDH PRANDAJ DHE LEF PA PUSHIM HAM HAM HAM. O ZOT ÇFAR PARTIE MONSTËR ËSHTË PARTIA KAK PD. ZOT7 E SHFAROST KTË PARTI ANTI SHQIPTARE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?